• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit për një pronë/ Lirohen të shoqëruarit, rinisin kërkimet në Vrinë

09:20 : 24/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Prej mëngjesit të së hënës kanë rinisur kërkimet nga ana e policisë dhe familjarëve të Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit (alias Fatmir Krasniqi) në fshatin Vrinë dhe Kepin e Stillos, me shpresën për të gjetur trupat dy 46-vjeçarëve.

Dyshimet janë të forta se ata janë vrarë dhe groposur në këtë zonë të bashkisë Konispol.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Leonard Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat.

Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer një marrëveshje për shitjen e një prone. Këta persona nuk banojnë në qytetin bregdetar.

Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej çka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit.

Lexo edhe:

Ledjan Alushaj, i arratisuri në Dubai që dyshohet se vrau “Sançon” dhe zhduku “Koçolen” dhe Sulovarin

VIDEO/ Trupi në Xarrë u gjet brenda një tuneli, momenti i transportimit (DYSHIMET)

Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur.

Policia mendon se kemi të bëjmë me një strukturë të mirëorganizuar kriminale e cila është kujdesur të mos lerë gjurmë e prova. Kjo strukturë përbëhet nga persona, pjesëtarë të së cilës mund të jenë përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë, të cilat jo domosdoshmërish kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe që fijet i lidh herë trafiku ndërkombëtar i drogës, herë konfliktet e pronësisë e herë motivet e dobëta e deri ato banale.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë lënë të lirë të gjithë personat e shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me zhdukjen e dy 46- vjeçarëve.

Të shoqëruarit e moshës 24-64 vjeç, me banim në Sarandë, Vrinë e Konispol, shumica e të cilëve me precedentë të theksuar kriminalë për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “kultivim bimësh narkotike”, “trafik mjetesh motorike” etj. janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë Vlorë dhe në Komisariatin e Sarandës.

Edhe pse janë lënë të lirë, policia u ka mbajtur atyre telefonat celularë për ekspertim kompjuterik dhe disa automjete për ekspertim daktiloskopik dhe biologjik.

Hetuesit nuk kanë arritur t’i marrin në pyetje të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarjes të veshur me mister, pasi rezulton se disa prej tyre nuk janë gjetur në banesa. Megjithatë nën vëzhgim e madje edhe nën përgjim janë vënë shumë personazhe kyç në botën e krimit në Sarandë, për të cilët policia ka prej disa vitesh informacion mbi veprimtarinë kriminale të tyre.

Pavarësisht se Thodhori e Sulovari kanë mbi supe disa precedentë penalë, ngjarja që mendohet se u ka kushtuar jetën, lidhet direkt me Thodhorin për çështje pagese për pronën dhe indirekt me Sulovarin si viktimë kolaterale e kësaj historie, por pa asnjë lidhje me precedentët e kaluar të dy viktimave apo me veprimtarinë e përditshme të tyre.

Etiketa: Fatmir SulovariLeonard thodhorizhduket nga banesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ledjan Alushaj, i arratisuri në Dubai që dyshohet se vrau “Sançon” dhe zhduku “Koçolen” dhe Sulovarin

21:30 : 24/01/2024
AKTUALITET

VIDEO/ Trupi në Xarrë u gjet brenda një tuneli, momenti i transportimit (DYSHIMET)

13:48 : 15/11/2023
AKTUALITET

Gjetja e kokës së prerë në Xarrë/ Policia rrethon memorialin e çamëve, kërkime për trupin (VIDEO)

12:13 : 15/11/2023
AKTUALITET

“Kokat e prera” në zonën e Konispolit/ Historia e frikshme që përsëritet, 3 krimet misterioze

11:40 : 15/11/2023
AKTUALITET

Koka e gjetur në Sarandë dyshohet se i përket “Koçoles” ose shokut të tij, hetimet

08:50 : 15/11/2023
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
AKTUALITET

Arrestohet pengmarrësi i dy të zhdukurve në Sarandë, dyshohet se do kryente atentat

13:36 : 30/08/2023
Para

Në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet në Vlorë/ EMRI

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com