• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Elira Kokona u merrte para paditësve të shtetit, i ndante me Ramën, Kumbaron e Agaçin

12:45 : 24/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2021, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të ministres Mirela Kumbaro, si dhe ish-sekretares së Përgjithshme të saj, Elira Kokonës, e cila është përfshirë në një skandal që lidhet me një konflikt interesi dhe fshehjen e të ardhurave.

Ish-kryeministri tha se sekretarja e Kumbaros prej vitesh mbronte si avokate paditësit e shtetit dhe më pas këto të ardhura i ndante me ministren, Ramën dhe Agaçin.

“Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie. Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores. Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.

Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin. Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës. Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike. Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik. Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun. Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal. Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij.”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale

Dielli dhe Diella

 

  • Berisha: Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Rama janë kudo

Gjithashtu Berisha ka deklaruar se kandidatët e emëruar nga Edi Rama për kryetar bashkië janë të rrethuar nga skandale të shumta. Kryedemokrati u shpreh se aferat e tyre i nxijnë qytetet ku janë emëruar. Po ashtu Berisha ka theksuar se turi i tij në bashkitë e jugut ishte turi më i suksesshëm që ka pasur ndonjëherë.

“Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies. Kudo të shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes së pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive. Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur. Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike,” tha Berisha.

 

 

Etiketa: Edi RamaElira kokonaEngjel Agacimirela kumbaroSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale

21:03 : 12/09/2025
AKTUALITET

Dielli dhe Diella

20:31 : 12/09/2025
AKTUALITET

Tom Doshi hoqi dorë nga mandati, Berisha: Rama e përdor si limon të shtrydhur

19:16 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, reagon Berisha

18:58 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Peleshi, qenie amorfe”/ Berisha: Duhej të ishte në burg dhe jo në parlament

18:49 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

16:47 : 12/09/2025
Para

Berisha: Skandalet dhe aferat e kandidatëve të emëruar nga Rama nxinin qytetet në Jug

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com