• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Podcasti/ Si e talli Rama kryebashkiaken Emirjana Sako

15:57 : 23/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Nëse mund të nxirrej një konkluzion i parë nga podcasti i Edi Ramës me kryebashkiaken e Durresit, Emirjana Sako është se kryeministri i organizon këto intervista, për ti treguar shqiptarëve se ka epërsi në zgjuarsi, elokuencë dhe mendim nga të gjithë vartësit e tij. Ai “bashkëbisedoi” me një grua që i përgjigjej me pak fjalë digresioneve të tij të gjata për kostot që paguajnë personalisht dhe familjarisht politikanët që zbresin në një arenë të ashpër si ajo shqiptare, që shpesh qeshte si e zënë në faj kur duhet të spjegonte se kishte qenë indiferente ndaj politikës, që në fytyrë shprehte siklet kur duhej të përgjigjej për parabola që nuk i kuptonte. Emirjana Sako ngjante bazike, e thjeshtë, me nerv të vrarë, përballë intervistuesit që zotëronte studion dhe që i pret të ftuarit për të konfirmuar apo mohuar (rrallë mund të ndodhë kjo e dyta) shqetësimet e tij dhe jo për të rrëmuar në të tyret.

Lapsi.al e ka riparë disa herë videon 40 minutshe ku shpesh ndodh që Emirjana Sako nuk kupton as pyetjen, nuk është në gjëndje të japë as përgjigjen dhe i bie barra Ramës ti bëjë të dyja.

Interesant në këtë linjë është fragmenti ku në 3 minuta (nga 11 47  në 16 30 ) kryeministri interesohet të dijë se si e mendon kryebashkiakja politikën. Pyetja kapërcehet dhe ata që e shohin kuptojnë se çmendon i pari, por nuk marrin vesh asgjë nga e dyta.

Më tej Rama bën një parashtresë të gjatë për kostot që paguajnë të afërmit, prindrit dhe familja për angazhimin e njërit prej tyre në politikë dhe e pyet se cila është mënyra e saj për tu arratisur dhe mbrojtur nga ky realitet (32 30 34 40 ). Bashkëbiseduesja përgjigjet se nuk sheh kurrë televizor, thotë se i pëlqen leximi, por nuk është në gjendje të përmendë asnjë libër apo autor të preferuar. Nga një llogari e përafërt e intervistuesi zë dyfishin e kohës me pyetje spjeguese, shpesh më shumë se dy minutshe ndërsa personazhi i ftuar merr më pak se gjysma e kësaj kohe.

Lexo edhe:

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

Pra në gati tre çerek ore podcast, ai që ka nerva ta ndjekë mëson emrat e djemve binjakë të të intervistuarës, shuan kuriozitetin se në shtëpinë e saj teshat nuk i lan burri, sigurohet se ajo nuk ka dashur kurrë të dorëhiqet dhe dëgjon të përsëritur refrenin e bërë bajat nga Erion Veliaj, se i pëlqen të jetë njeri i punës dhe jo i debateve shterpë.

Gjithçka tjetër është e mërzitshme dhe monotone. Asnjë këndvështrim interesant për çështjet që reket të ngrejë autori i podcastit, për përjetimet e kohës së ndryshimit të sistemeve, dilemat mes emigrimit dhe kthimit në atdhe, tentimin e politikanit për të vazhduar betejat apo për ta hequr qafe këtë zgjedhë, për mundësinë e arratisjes së tij nga presioni i përditshëm.

Pra si konkluzion Edi Rama i bëri pyetjet e gabuara një personi të papërshtatshëm. Ishte njësoj sikur të ftonte një guzhinjere dhe ta pyeste për ngrohjen globale, apo një murator dhe të bashkëbisedonte për Hegelin apo Niçen.

Kjo gjë mund të ketë ndodhur edhe në mënyrë të paqëllimshme, nga pamundësia e një njeriu që megjithëse ka dhjetra kunguj nën sqetull, do të konkurojë njëkohësisht edhe Blendi Fevziun, Eni Vasilin, Kol Ballën apo Ermal Mamaqin. Por nëse është bërë enkas si alibi për t’u justifikuar: “më qani hallin se nga kush rrethohem”, kjo do të jetë një formë tjetër e delirit të madhështisë që tashmë kanë shpallur gratë e tjera rreth tij, duke e konsideruar “Skëndërbe”, ‘Brand të Shqipërisë”, apo “Njeriu që mahniti Parisin”.

/Lapsi.al/

Etiketa: Edi RamaEmirjana Sakopodcast

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

17:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përgjimet e tunelit/ A është Rama “kur*a” e Ballukut?

16:18 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

15:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

‘Paga minimale 500 euro’/ Ana tjetër e medaljes së premtimit bosh të Ramës

14:38 : 05/11/2025
Para

Ankorohet në portin e Vlorës kroçera me 134 turistë

TË GJITHA

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025

Takimi me turqit për tunelin e Llogarasë, Balluku-Berberit: Do ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’ e ASL

17:47 : 05/11/2025

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

17:11 : 05/11/2025

‘Në darkë o zemër’ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart, shkalla H’

17:03 : 05/11/2025

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com