• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

14 Maji/ Berisha nga Saranda: Kandidatët tanë dinjitozë, përfaqësojnë vullnetin tuaj

19:39 : 22/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Sarandën dhe Konispolin, kryedemokrati Sali Berisha u ndal gjatë të figura e pastër e emrave të dalë nga “Primaret” , të cilët u kërkojnë votën qytetarëve më 14 Maj.

Berisha tha se kandidatët e opozitës përfaqësojnë dinjitetin dhe se primaret ishin një standard nga më të përparuarit. Ndaj sipas tij, Fatmir Shero dhe Ardit Cikuli janë dy njerëz punëtorë dhe të përkushtuar, të cilët duan që të menaxhojnë më së miri qytetet ku janë lindur, rritur dhe punojnë.

“Shumë herë kam ardhur në Sarandë, kam paraqitur kandidatë për deputetë, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, por kësaj here është më e veçanta e jetës time. Sepse sot ne paraqesim kandidatë për kryetar të bashkisë së Sarandës dhe Konispolit, dy qytetarë shembullorë, dy njerëz, familjarë të shkëlqyer, dy punëtorë të virtytshëm. Dy njerëz, që e duan shumë Sarandën dhe Konispolin. Në dallim nga të gjithë të tjera, janë kandidatët tuaj, janë kandidatë të vullnetit tuaj, të votës tuaj, por në fakt edhe të dinjitetit tuaj. Sepse asgjë, nëse e marrim lirinë dhe e studiojmë, sa herë të vështrojmë mbi të, të përpiqemi ta zbërthejmë, gjithnjë në zemër të saj, do të gjejmë dinjitetin e njeriut”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se kandidatë e “Bashkë Fitojmë” janë të vetëdijshëm se kanë çdo detyrim pafundësisht ndaj qytetarëve të tyre.

“Nuk janë kandidatët të kryetarit të partisë, nuk janë kandidatë të kryesisë së partisë. Ju garantoj se sado që në këtë Shqipëri me 1000 probleme, por ky standard është sot nga më të përparuarit që ekziston mbi tokë dhe ne duhet të jemi krenarë me këtë standard. Me primaret ne kemi shënuar një arritje të madhe. Ju dëgjuat programet e tyre, programe të një përgjegjësie të lartë. Programe të një përkushtimi dhe dashurit të vërtetë për komunitetin, për Sarandën për Konispolin, programe për të cilat kandidatët për qytetar të parë vendorë, synojnë të shënojnë kthesën e madhe, në këto dy zona ndër më të bukura e kësaj toke”, nënvizoi ai.

Lexo edhe:

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

Më tej, lideri i opozitës u ndal te plaga më e rëndë që i shkakton sot dhimbje vendit, ajo e emigracionit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 10 vite qeverisje ka larguar 1/3 e popullatës në vendet e BE-së.

Sipas Berishës fakti që shifrat tregojnë se shumica dërrmuese e personave që emigrojnë janë të rinj, tregon se Shqipëria e ka humbur një gjeneratë tjetër në emigrim.

“Pavarësisht resurseve të jashtëzakonshme që ka Saranda, që ka Konispoli, vitalitetit të burrave, grave, të rinjve të kësaj zone, përsëri sot Saranda është një tokë që braktiset.  E kështu erdhëm ne në 8 vite të kësaj qeverie të humbasim 1/3 e popullatës, të humbasim më shumë se Shumica dërrmuese, 80% e këtyre që kanë ikur janë të rinj, nën 30 vjeç. A mund ta imagjinojmë pak për një moment se çfarë ka ndodhur me neve; kemi humbur më shumë se një gjeneratë dhe në rast se ecim kështu, si symbyllas, në rast se ecim kështu me indiferencë apo të mashtruar ju garantoj se pas 8 vitesh, ata 1 milionë shqiptarë më së paku do të marrin mbrapa edhe 1 milionë tjetër, çfarë do të mbesë këtu?”, theksoi ai.

Berisha kërkoi votën e qytetarëve në 14 Maj, duke nënvizuar se nuk duhet të lejojmë që Edi Rama të mbajë në këtë tokë vetëm trafikantët, qeveritarët dhe oligarkët.

“Pra është një moment kritik që kërkon një përgjegjësi të madhe nga ne. Kërkon, me 14 maj, të votojmë ndryshimin, vota jonë për ndryshimin, është votë për shpresë, është votë për të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Etiketa: bashkia konispolBashkia SarandeSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

20:51 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

13:15 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

17:45 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Kishte bërë një fjalim të gjatë”/ Berisha: Ramën e detyruan të tërhiqej nga protesta e UÇK-së

13:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Paratë e drogës futen në Shqipëri me avion të posaçëm dhe nëndetëse

13:02 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi rezolutë për gjenocidin serb, Berisha-PS: Nuk e votoni se jeni argatë të Vuçiç-it

11:21 : 16/10/2025
Para

Denoncimi i Berishës: Kandidati i Ramës do të sjellë në Sarandë, mafien e Durrësit

TË GJITHA

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

18:44 : 18/10/2025

Tre shenjat që do të kenë më shumë fat këtë fundjavë!

18:30 : 18/10/2025

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18:20 : 18/10/2025

Torturë për fëmijët e Sukthit, ecin 4 km në këmbë për në shkollë sepse Sako nuk asfalton rrugën

18:10 : 18/10/2025

Ndërron jetë analisti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

17:58 : 18/10/2025

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com