• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përçahet PD e Vulës/ Bardhi kundër Alibeajt, në fushatë me Zef Hilën për Vaun e Dejës

17:00 : 22/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Zgjedhjet lokale të 14 Majit sa vijnë e bëhen një misionin më i vështirë për PD e Vulës që udhëhiqet nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Braktisja nga pjesa më e madhe e deputetëve që përbënin të ashtuquajturin grup parlamentar të “Alibeajt” pas krizës në PD, vetëm thellohet teksa forcat politike i afron verdiktit të shqiptarëve që do të shpaloset me votën  për kryebashkiakët.

Teksa në prezantimin e Roland Bejkos në Tiranë, në një sallë me jo më shujmë se 500 persona, e mbështetën vetëm 5 deputetë përfshirë Gazmend Bardhin, tashmë duket se edhe Sekretari i Përgjithshëm i “Alibeajt” e ka braktisur anijen.

Bardhi ka treguar në vijueshmëri se shumica e vendimeve të marra nga PD e Vulës janë personale të Alibeajt dhe nuk korrespondojnë me qëndrimet e grupit apo personale të tijat, siç ishte edhe vendimi për të dalë me kandidatë në disa bashki të caktuara për zgjedhjet lokale.

Këtë qëndrim të tij asnjëanës, deputeti demokrat e ka konfirmuar sot, teksa është shfaqur në Vaun e Dejës në takime me demokratët, përkrah kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

Lexo edhe:

Bardhi: Bashkia Fier i rrëmbeu pronën 24 familjeve për të ndërtuar pallate

“Shpërdoroi 80 milionë euro me Tigrat 1 dhe 2”, Bardhi: I kam kërkuar SPAK hetim penal për Ballukun

Bardhi ka kundërshtuar hapur vendimin personal të Alibeajt për të garuar me kandidaten Kolmentina Drini nën siglën e PD, duke nënvizuar se favorizon kështu PSD e Tom Doshit, i cili zynon të mbajë bashkinë me kandidatin e prezantuar nga PS, Kristian Shkreli.

Në një takim me strukturat në Vaun e Dejës, ku i pranishëm ishte edhe Zef Hila, Bardhi siguroi të pranishmit se qëllimi i tij është që nga 14 maji bashkia të mos jetë më nën drejtimin e qeverisë. Deputeti theksoi më tej se me Zef Hilën kishte diskutuar edhe në vitin 2021 për kandidimin e tij në bashkinë e Vaut të Dejës.

“Ajo që dua të siguroj nga kryetari deri tek anëtari fundit në këtë sallë është se unë jam në krahun tuaj. Ajo që ju doni, është që në 14 maj, Tom Doshi në 14 maj të dorëzojë çelësat e bashkisë së Vaut të Dejës që e ka marrë pa të drejtë në vitin 2019. Jam i vetëdijshëm që kandidatura është më potencial që kur ka dalë. Madje me Zefin kemi diskutuar që në 2021-shin”, u shpreh Bardhi.

Deputeti i PD konfirmon kështu faktin se në mbledhjen ku u vendos për mënyrën sesi PD e Vulës do të hyjë në zgjedhje ai dhe deputetë me influencë në elektorat si Dashnor Sula e jorida Tabaku kërkuan që të shpallen kandidatura vetëm për këshilltarë bashkiakë dhe jo për kryebashkiakë.

Këtë qëndrim Bardhi e ka theksuar edhe në këtë takim, ku u ka kërkuar të pranishmëve që të votojnë për listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, duke e mos e përmendur kandidaten zyrtare të PD në këtë bashki, Klomentina Drini.

“PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish-kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm”, shkruan Bardhi.

Etiketa: bashkia e Vaut të Dejësgazmend bardhiPD e vulësZef Hilazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Bashkia Fier i rrëmbeu pronën 24 familjeve për të ndërtuar pallate

12:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Shpërdoroi 80 milionë euro me Tigrat 1 dhe 2”, Bardhi: I kam kërkuar SPAK hetim penal për Ballukun

11:56 : 28/02/2025
AKTUALITET

“Rektori i UBT kërkoi strehim te ju pas aferës”, Bardhi – Ramës: Edhe Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS

12:01 : 27/02/2025
AKTUALITET

Shpërthimi në Zubin Potok/ Bardhi: Tregues se Kosova është vazhdimisht në agresion

11:51 : 30/11/2024
AKTUALITET

Bardhi: Ambasadori i BE-së u fut në kurth, skenar për të krijuar një përplasje me opozitën

21:21 : 31/10/2024
AKTUALITET

Minatorët në protestë jashtë Kuvendit, Bardhi: Do dorëzojmë projektligjin për Statusin

10:35 : 31/10/2024
Para

Egnatia tregon shpirt gare, rrogozhinasit marrin pikë ndaj Laçit me 10 lojtarë

TË GJITHA

FOTO/ Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të ‘Giro d’Italia’ në Vlorë

14:40 : 11/05/2025

Kreu i KZAZ konfirmon mashtrimin: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

14:36 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

14:33 : 11/05/2025

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të dënuar kanë votuar

14:16 : 11/05/2025

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

14:15 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë votuar deri më orën 13:00

14:03 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com