• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Varfëri e papunësi/ SONDAZHI: Mbi 64% e shqiptarëve mendojnë se jetohet keq

22:08 : 20/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE, Zgjedhje Vendore 2023

Qarku i Shkodrës, që përbën një nga rajonet me burime të shumta natyrore dhe kulturore, ka performancën më negative nga 12 qarqet në treguesit e papunësisë, klimës së biznesit dhe emigracionit në 10 vitet e fundit.

Statistikat e INSTAT tregojnë se në një kohë kur pabarazia ndërmjet qarqeve është thelluar, në hapësirën kohore nga viti 2009-2018, Shkodra kishte rritjen më të ulët ekonomike pas Kukësit, duke u zgjeruar vetëm me 8%, ndërsa në qarqet e tjera ky zgjerim u realizua me ritme dy-tre dhe katërshifrore.

Shkodra padyshim që duhet të ishte një nga rajonet më të pasura të vendit, por kryeqendra e Veriut e ka humbur me ritme të frikshme fuqinë e saj ekonomie dhe rolin si një nga hambarët e bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

Qarku ka shënuar në tre vitet e fundit rritjen më të madhe vjetore të papunësisë, ndërsa i vetmi faktor që njeh rritje është emigrimi, kryesisht i të rinjve, pasi nga viti 2011 deri në korrik të vitit 2019, nga Shkodra emigruan rreth 36 mijë persona, ose 16.7% e popullsisë.

Këto shifra vërtetë shqetësuese pritet që të ndikojnë ndjeshëm në betejën e fortë elektorale për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 Majit, ku Edi Rama ia doli të marrë “Po-në” e Benet Becit për të dalë përballë kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 6 marsit, Bardh Spahia.

Lexo edhe:

Rama tha se nuk ka nevojë për askënd/ Tom Doshi: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

PSD: Benet Beci do t’i japë administrimin e plazhit të Velipojës kompanisë së lidhur me gruan e tij

Edhe pse e njohur si një bastion i djathtë Shkodra vlerësohet për votën e logjikshme që qytetarët hedhin në kuti dhe ka ditur të ndëshkojë sa herë pozita në të cilën ndodhet ia ka kërkuar.

Me shumë gjasë një votë masive kundër keqqeverisjes dhe mungesës së imnvestimeve nga qeveria që e ka aneksuar për shkak të bindjeve partikae që shkodranët kanë treguar, pritet edhe në këto zgjedhje dhe këtë e tregon më së miri një sondazh i realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

Sonazhi i parë parazgjedhor për Bashkinë, i prezantuar në “Top Story”, tregon se 64.2% e qytetarëve shkodranë mendojnë se kushtet e jetesës në Shqipëri janë përkqeësuar nën qeverisjen e Edi Ramës.

Nga mbi 811 të intervistuar, vetëm 35.8% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, nga të cilët 8.7% vlerësojnë se jetohet shumë mirë, ndërsa 27.1% jetohet mirë.

Në sondazh prevalon ndjeshëm numri i shkodranëve të pakënaqur me qeverisjen, me 38.5% të tyre që shprehen se në vend jetohet keq, ndërsa 25.7% përgjigjen se jetohet shumë keq.

E si për t’i vënë vulën zgjedhjes logjike të shkodranëve, shërben votimi për problematikat kryesore që ata hasin në jetën e tyre të përditshme dhe që mendojnë se faktorizojnë gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën është zhytur Shqipëria me “Rilindjen” në krye.

Shkodra vlerëson si problematikën kryesore të vendit krizën ekonomike, me rreth 49.3% të të anketuarve që kanë vendosur Inflacionin në krye të listës së problemeve, duke treguar se rritja e çmimeve, kryesisht e produkteve të shportës ka ndikuar drejtpërdrejtë në xhepat e tyre.

Faktori i dytë problematik mbetet Papunësia dhe mungesa e vendeve të reja të punës me 40.7% të të intervistuarve që mendojnë njësoj.

Më pas jen Varfëria me 34.1% e të votave të të anketuarve, Emigracioni me 32.7%, Pagat e ulëta me 18.7%, Qeverisja e Keqe me 18.7%, Korrupsioni 16.4, apo Kriza politike me 12.4% dhe Pensionet e ulëta me 12.3%.

Ndryshe nga çfarë pritej, duke marrë shkas nga numri i lartë i vrasjeve në qytet, vetëm 12.1% e shkodranëve mendojnë se në Shqipëri jetohet keq për shkak të situatës me krimin dhe sigurinë publike.

I pyetur për sjelljen e anketuesve, marrë parasysh faktin se Shkodra njihet në përgjithësi si qytet i pasur me një kulturë politike, drejtori i kërkimeve në “Angi Richerce”, Fabio Biçari përgjigjet se vihet re dëshira e zgjedhësve për përfshirje në vendimmarrjen politike, jo vetëm në Shkodër por edhe në bashkitë e tjera ku janë bërë anketime.

“Të gjithë njerëzit iu janë përgjigjur këtyre pyetjeve. Ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër është ndryshe pozicionimi që i jepet papunësisë kundrejt emigracionit. Në fakt ajo çka kemi vënë re jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë në fakt, ka një dëshirë të madhe nga ana e njerëzve të intervistuar për të marrë pjesë në jetën politike”– tha ai.

Ndërkohë, teksa janë pyetur mbi situatën ekonomike në Shqipëri dhe pritshmëritë për vitet e ardhshme, pjesa më e madhe e qytetarëve të Shkodrës janë përgjigjur se ekonomia do të mbetet e njëjtë në vend, me asnjë shpresë ndryshimi që zgjedhjet e ardhshme mund të bëjnë kthesë në këtë fushë.

68.4% e qytetarëve kanë qenë të mendimit që situata nuk do të ndryshojë aspak, duke treguar një nivel të lartë pesizmi, që shkon si goditje për mënyrën dhe politikat me të cilën Edi Rama po drejton Shqipërinë.

Vetëm 11.7% e shkdoranëve mendojnë se situata do të përmirësohet, ndërsa 19.9 janë të mendimit që do të përkeqësohet.

Juristi Arjan Curri u shpreh në lidhje me këtë situatë se shkodranët janë të logjikshëm pasi kanë treguar se nuk votojnë qeverinë në pushtet në mënyrë që të ketë përmirësim.

“Shkodra është më logjike sepse edhe pse situate sipas të pyeturve ngelet negative ata nuk vazhdojnë të votojnë mazhorancën. Për 50 vite e kanë bërë shqiptarët, ishalla nuk i kthehemi mentalitetit të çuditshëm që të shkojnë në rresht dhe pse askush nuk ishte i kënaqur”, u shpreh ai.

Etiketa: bardh spahiabashkia shkoderBenet Becisondazhzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama tha se nuk ka nevojë për askënd/ Tom Doshi: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

21:02 : 07/05/2025
AKTUALITET

PSD: Benet Beci do t’i japë administrimin e plazhit të Velipojës kompanisë së lidhur me gruan e tij

17:14 : 06/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës

09:53 : 04/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Socialistët të më votojnë mua, se Benet Beci do shkojë në burg pas zgjedhjeve

11:49 : 03/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi vijon akuzat ndaj Benet Becit: Po lejon ndërtime pa leje në Velipojë në këmbim të votave

14:04 : 02/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi kërkon arrestimin e Benet Becit: SPAK të pastrojë Bashkinë

13:38 : 01/05/2025
Para

Këlliçi flet me shifra, tregon sa do të jetë kostoja e transportit falas në Tiranë

TË GJITHA

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025

Përplasja për votat nga Greqia, PD: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS

12:31 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com