• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e euros prek rekorde të reja, zbret në kufirin e 112 lekëve, ka prurje të mëdha valutore

14:15 : 20/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të euros me lekun po thyen rekorde në rënie, ditë pas dite.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 112.04 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.9% që nga fillimi i vitit dhe me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas agjentëve të tregut të këmbimit valutor, tregu vazhdon të shfaqë prurje të mëdha dhe kërkesë të pakët për monedhën europiane.

Lexo edhe:

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kjo tendencë është përvijuar qysh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në javët e fundit po theksohet edhe më shumë.

Ndërkohë që kemi hyrë në tremujorin e dytë të vitit, turizmi hyrës vlerësohet të jetë në rritje, duke sjellë rritje të hyrjeve të valutës.

Një efekt të vogël afatshkurtër mund të kenë pasur edhe festat fetare të muajit prill, që shoqërohen me kthimin e emigrantëve në Shqipëri, por edhe me flukse të shtuara të turistëve të huaj.

Në në horizont më afatgjatë, ecuria e kursit të këmbimit duket se po ndikohet nga lëvizje të ndjeshme të balancave makroekonomike në favor të forcimit të lekut.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për vitin e kaluar zbriti në 1.08 miliardë euro, në rënie me 7.5% krahasuar me vitin 2021.

Rënia e deficitit të llogarisë korrente ka ardhur kryesisht falë shtimit të të ardhurave nga turizmi, nga eksporti i shërbimeve dhe nga rritja e dërgesave të emigrantëve.

Në terma realë, Banka e Shqipërisë nëvizon se se deficiti i llogarisë korente të Shqipërisë është reduktuar nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2014 në nivelin 5.9% të PBB-së për vitin 2022.

Një ndikim të rëndësishëm në flukset valutore hyrëse ka pasur edhe ecuria e llogarisë financiare, veçanërisht në zërin e investimeve të huaja direkte. Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri historik për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e ofertës së euros në tregun valutor shqiptar vlerësohet të ketë qenë edhe struktura e financimit të deficitit buxhetor.

Pjesa më e madhe e deficitit të krijuar për vitin 2022 u financua nga përdorimi i tepricave të likuiditetit në valutë të trashëguara nga një vit më pare, nga emetimi i eurobondit të nëntorit 2022.

Duke qenë se shpenzimet buxhetore kryhen përgjithësisht në lekë, kjo nënkupton se qeveria ka shitur sasi të konsiderueshme të euros në tregun e brendshëm.

Një ndikim teorik në favor të focimit të lekut kundrejt euros mund të kenë dhënë edhe politikat monetare dhe fiskale të ndjekura nga autoritetetet shqiptare. Banka e Shqipërisë në harkun e një viti e ka rritur normën bazë të interesit në 3%, nga 0.5% që ishte një vit më parë.

Rritja e normave të interesit për lekun e bën këtë monedhë më atraktive për investitorët, por njëkohësisht frenon ofertën e monedhës vendase. Rritja vjetore e agregatit monetar M2 në muajt e parë të këtij viti ndodhet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2018.

Ndërkohë, oferta e lekut mund të jetë ndikuar edhe nga politika konsoliduese fiskale. Deficiti buxhetor për vitin 2022 u vlerësua në rreth 3.6% të PBB-së, nga 4.5% që kishte qenë një vit më parë.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron është një faktor me ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Leku i fortë i bën më të lira importet e mallrave dhe të shërbimeve nga jashtë. Forcimi i monedhës vendase ka qenë një faktor që i ka zbutur pjesërisht presionet e jashtme inflacioniste dhe ka ndikuar, mes faktorëve të tjerë, që Shqipëria të ketë nivele inflacioni më të ulët krahasuar me ekonomitë e tjera të rajonit dhe Europës.

Efekti i mbiçmimit të lekut ndaj euros ka qenë pozitiv edhe për të huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, duke filluar nga qeveria shqiptare, deri te huamarrësit private.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të lekut në vitin 2022 ka sjellë reduktimin me rreth 37 miliardë lekë të vlerës së borxhit publik në vitin 2022. Sipas Ministrisë së Financave, në fund të 2022 stoku i borxhit në valutë të huaj ra në rreth 646 miliardë lekë, 5.1% më ka krahasuar me një vit më parë.

Zhvlerësimi i euros ka zbutur barrën e rritjes së normave të interesit për huamarrësit që kanë kredi me norma të ndryshueshme interesi në euro.

Por, forcimi i lekut po jep një ndikim gjithnjë e më negativ për sektorët eksportues të ekonomisë, që i kanë të ardhurat përgjithësisht në lekë, ndërsa shpenzimet në monedhën vendase. Në veçanti, sektorët e fasonerisë do të përballen me një trysni në rritje mbi marzhet e trye të fitimit, për shkak të efektit parallel të zhvlerëismit të euros, rritjes së pagës minimale ligjore, por edhe një presioni organik të lartë për rritje pagash nga tregu i punës.

Një monedhë vendase e mbiçmuar është një faktor që dëmton konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Këtu përfshihen edhe një numër në rritje profesionistësh të punësuar në distancë jashtë vendit dhe që përgjithësisht paguhen në valutë të huaj.

Forcimi i lekut ndikon negativisht edhe vlerën e kursimeve në monedhë të huaj, që tashmë përbëjnë dukshëm shumicën në strukturën e depozitave bankare.

Duke pasur parasysh shkallën e lartë të euroizimit të sektorit bankar, nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut do të ndikojë në ngadalësimin e mëtejshëm të rritjes së aktiveve, për efekt të kursit të këmbimit./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

18:22 : 26/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

09:04 : 26/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:18 : 25/07/2026
AKTUALITET

Euro s’vjen me dekret

10:31 : 24/07/2026
AKTUALITET

BSH bleu rreth 140 mln euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

20:21 : 20/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 20 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:35 : 20/07/2026
Para

'Me këmishë gjysmë të hapur', publikohet FOTO e Ramazan Rrajës gjatë arrestimit

TË GJITHA

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş