• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejt Nikulaj u qëlluan 6 plumba, autorët u larguan me “Range Rover”

15:32 : 19/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mesditën e sotme në ambientet e lokalit “Coral”, ne pedonalen e Shëngjinit, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

Ai është vrarë në ambientet e biznesit në pronësi të tij, teksa ishte ulur duke konsumuar një kafe.

Të paktën dy persona besohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje, por vetëm njëri prej tyre, i cili shihet në një foto nga momenti kur kryen vrasjen, ka hyrë brenda lokalit, i veshur me një jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë.

Dyshohet se autori u kamuflua me uniformë policie dhe jelek të verdhë për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Autori është drejtuar nga Ardian Nikulaj dhe në moment të parë për shkak të veshjes së tij është menduar mos ishte punonjës, por ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të 50-vjeçarit, duke e pasur të qartë shënjestrën e tij.

Lexo edhe:

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

Drejt viktimës është qëlluar me pistoletë me silenciator të paktën 6 herë, me dy nga plumbat që e kanë prekur në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në foto: Momenti kur autori qëllon mbi biznesmenin Nikulaj

Brenda lokalit në momentin kur ndodhi vrasja ka qenë biznesmeni 50-vjeçar që mbante postin e kryetarit të PSD-së për qarkun e Lezhës, një kamarier i lokalit dhe një roje sigurie që ka qenë tek dera e jashtme.

Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë për të hetuar dhe njëra prej tyre është ajo e gjakmarrjes, pasi në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulajt është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Panaj. Gjithçka kishte të bënte me një përplasje të vjetër mes dy fiseve në qarkun e Lezhës, ku pas ekzekutimit të vëllait të biznesmenit, nga fisi Panaj janë vrarë dy persona dhe autorët nuk u gjetën kurrë.

Sakaq, dyshohet se atentatorët e Nikulajt pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motorçikletë, më pas kanë lëvizur drejt Tiranës me një automjet tip “Range Rover” me ngjyrë të zezë dhe me targa angleze.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Lezhës, ndërkohë që është rrethuar edhe zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.

Ndërkohë, mësohet se 50-vjeçari që mbeti i vrarë prej disa kohësh udhëtonte me makinë të blinduar.

Nikulaj rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

50-vjeçari, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t në Lezhë dhe ka qenë në zgjedhjet e vitit 2021 kandidat për deputet i PSD-së së Tom Doshit, njihej si person me influencë të madhe politike në këtë qark.

Etiketa: Ardian Nikulajpolicia e lezhesvrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

15:34 : 02/02/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin Ruben Saraiva

14:45 : 06/12/2024
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës, avokati: Kërkuam ndryshimin e masës

12:17 : 09/10/2024
AKTUALITET

“I pritëm vrasësit në hotel”/ Gruaja e Nikulajt për Daily Mail: Ardiani iu pagoi drekën

20:59 : 27/08/2024
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Shqipëria letërgaranci Londrës: Na ekstradoni Haxhinë

15:48 : 11/07/2024
Para

PD: Rama dhe Rakipi i dhanë shkollën ‘Hillary Clinton’ për rindërtim Deripaskës, klientit të McGonigal

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com