• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncoi kryebashkiakun e PS për blerje votash, policia procedon kandidatin e opozitës

19:42 : 19/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Hasin, Myftar Dauti, i cili ka denoncuar publikisht kundërshtarin e tij për blerje votash, është proceduar nga policia.

Këtë të Mërkurë, drejtoria e Kukësit njoftoi zyrtarisht nisjen e procedimit penal ndaj Dautit për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Kallëzimi nga vajza e kryebashkiakut

Sipas bluve, kallëzim ndaj tij ka bërë përgjegjësja pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has se është kanosur një ditë më parë nga kandidati i opozitës. Gjithashtu, shton se një tjetër kallëzim është bërë nga një elektricist i OSHEE-së, i cili pretendon se në Helshan, gjatë procesit të punës për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike në këtë fshat, është kundërshtuar nga Dauti dhe dy persona që e shoqëronin. Në këto kushte, policia thotë se i ka proceduar të tre.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M.D.”, thuhet në njoftimin e bluve.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D.”, vijon më tej njoftimi.

Dauti: Institucionet shtetërore po përdoren për fushatë

Boldnews.al kontaktoi me kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili mohoi se të ketë fyer personin në fjalë apo të ketë kanosur përgjegjësen e OSSH-së.

Ai tha se drejtuesja e OSSH-së është vajza e kryebashkiakut socialist, Halit Muja, ndërsa akuzoi se posti i saj po shfrytëzohet nga i ati për blerje votash, duke kryer punime në periudhë fushate elektorale.

Dauti shtoi se mjetin e ndaloi ashtu siç veproi me rastin e mëparshëm pas dyshimeve për përdorimin e institucioneve publike nga pushteti lokal për blerje votash.

“Dy ditë më parë unë i ndalova makinën me ushqime, që djali i kryebashkiakut kishte marrë në magazinë dhe do ti shpërndante për fushatë. Ndërkohë sot, kishin tjetër plan. Po shfrytëzojnë për fushatë çdo gjë. Unë e ndalova dhe së bashku me shoqëruesit e mi e pyetëm shoferin se për ku ishte drejtuar. Ky i fundit nuk donte të jepte shpjegime, por u nis direkt në polici. Unë nuk e kam problem se ata kallëzojnë. Nuk do lejojmë që për vota, kryebashkiaku që mban dy emra të shfrytëzojë institucionet dhe shpërndajë ushqime apo të kryej punime që ia pengon ligji”, tha ai.

Në media u publikua një moment konflikti mes Dautit dhe vajzës së kryebashkiakut socialist, ku kandidati i opozitës denoncon kryerjen e punimeve, sipas tij, për qëllime elektorale.

Pakot me ndihma

Mbrëmjen e së Hënës, kandidati i opozitës zbuloi në një emision televiziv se kishin ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS, Halit Muja. Mjeti, sipas Dautit, kishte ndihma që do të shpërndaheshin për banorët si një formë e blerjes së votës për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Vetë kryebashkiaku i Hasit pranoi se ndihmat do të shpërndaheshin me rastin e Natës së Kadrit.

Në një njoftim për ngjarjen, policia tha se në mjet u ushtrua kontroll dhe u konstatuan 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore” që ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Policia po ashtu konfirmoi e një hetimi dhe marrjen në pyetje të magazinerit të bashkisë dhe dy djemve të kryebashkiakut. Ky i fundit pranoi për mediat se një nga djemtë e tij po i transportonte ndihmat ushqimore pas një kërkese për ndihmë nga magazinieri i bashkisë së Hasit.

Pavarësisht denoncimit për blerje votash, policia në këtë rast nuk ngriti asnjë akuzë penale për çështjen.

Etiketa: blerje votashHalit MujaMiftar Dautipolicia e kukesitzgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi

16:37 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
Para

Kampionati Europian i mundjes, Abakarov i jep medalje argjendi Shqipërisë (Video)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com