• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria Rama mbylli vitin 2022 me 108 mln euro detyrime të prapambetura

14:20 : 18/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

Detyrimet e prapambetura të qeverisë qendrore dhe asaj lokale ndaj kontraktorëve privatë për punë dhe shërbime arritën një vlerë prej 12,5 miliardë lekësh në fund të dhjetorit të vitit 2022.

Vlera e detyrimeve u ul në muajin dhjetor me rreth 690 milionë euro, në krahasim me muajin nëntor, pasi si rezultat të mosrealizimeve në shumë zëra buxhetore qeveria shleu një pjesë të detyrimeve të akumuluara duke mbartur për buxhetin e vitit 2022 rreth 108 milionë euro detyrime.

Vlera e detyrimeve të raportuara në dhjetor 2022 shënoi rënie vjetore 6%. Detyrimet në infrastrukturë u përgjysmuan. Vlera e tyre arriti në 4.5 miliardë lekë nga rreth 9 miliardë lekë që ishin në nëntor. Në fund të vitit 2022 detyrimet ndaj projekteve të infrastrukturës ishin 50 për qind më të ulëta edhe se në dhjetorin 2021.

Ulje pësuan edhe detyrimet e tjera, në të cilat dominon borxhi i pushtetit lokal. Detyrimet në këtë zë arritën në 7.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2022 duke shënuar ulje vjetore me 8%.

Detyrimet e pushtetit lokal dhe ato që burojnë nga vendimet gjyqësore. Psh në bashkitë e konsideruara të vogla apo relativisht të tilla si në numër popullsie por edhe ku aktiviteti ekonomik është me i ulet, e kanë të vështirë të arkëtojnë detyrimet e prapambetura të krijuara nga bizneset dhe familjarët vit pas viti.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre dyshime se llogaritë e detyrimeve të prapambetura janë më të mëdha se raportimet e qeverisë në tabelat fiskale. Psh në këto detyrime ende nuk është kontabilizuar një detyrim i madh që rrodhi nga gjykata e Strasburgut ndaj çështjes “Becchetti” me një shumë rreth 100 milionë euro.

Dy vite më parë, një raport i auditit të brendshëm të qeverisë hodhi alarmin për shumën e madhe të detyrimeve të prapambetura në llogarite e qeverisë. Ekspertë nga Ministria e Financave thanë se këto detyrime krijohen nga prokurimet për punë dhe shërbime jashtë programit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.

Ekspertët e financave shpjegojnë se entet publike e kanë kthyer në rutinë thyerjen e udhëzimeve për përdorimin e parave publike, pasi një përqindje e madhe e tenderëve bëhen duke mos pasur fonde të programuara në dispozicion ose me vlera mbi limitin.

Ligji për Menaxhimin Buxhetor në RSH është shumë i rreptë për marrjen e angazhimeve (firmosje kontratash) nga institucionet publike pa pasur fondet në dispozicion.

Në nenin 51, Menaxhimi i Angazhimeve, shprehet qartë se “Angazhimet e ndërmarra nga njësitë shpenzuese jashtë fondeve të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor dhe në vendimin e këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për buxhetin ose në kundërshtim me këtë akt ose akte të tjera ligjore, nuk përfshihen si pjesë e detyrimeve financiare të qeverisjes së përgjithshme.

Kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme merr përsipër angazhime jashtë fondeve të parashikuara në buxhet ose në kundërshtim me këtë akt apo akte të tjera ligjore është përgjegjës për shlyerjen e detyrimit.

Burimi: Ministria e Financave

/Monitor.al/

Etiketa: detyrime te prapambeturaEdi Ramaklshministria e financaveqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
Para

Sekretare në ministri dhe avokate kundër Qeverisë, si ia fshehu Kokona ILDKPI-së

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com