• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlerësimi i nëpunësve civilë, Raporti: S’ka objektivitet, administrata i vë vetes “shumë mirë”

13:01 : 17/04/2023
në AKTUALITET

Personat e ngarkuar në administratën publike me vlerësimin e nëpunësve civilë sa i takon punës së tyre nuk e bëjnë këtë në mënyrë objektive.

Të paktën në këtë konstatim ka dalë Komsioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil që në raportin e vitit 2022 nënvizon se në 98 për qind të rasteve nëpunësit vlerësohen me “mirë” dhe “shumë mirë”.

“Institucionet e administratës shtetërore (7 ministri) janë përfshirë në procesin e mbikëqyrjes tematike për zbatimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil, në lidhje me institutin e vlerësimit të nëpunësit civil.

Në këto institucione është konstatuar se procesi i vlerësimit cedon në drejtim të objektivitetit dhe njëkohësisht, krijon mundësinë e humbjes së interesit dhe motivimit të nëpunësve për të kryer punën me një nivel gjithnjë e më të lartë cilësie, në kushtet kur vlerësimin “shumë mirë” dhe “mirë” e marrin rreth 98% e nëpunësve civilë, pra pothuajse të gjithë nëpunësit civilë në institucione” thuhet në raport.

Lexo edhe:

Jetojnë jashtë, por janë të punësuar në administratë në Shqipëri, paralajmërimi i avokatit

I njëjti ndalet në faktin që personat që bëjnë vlerësimin nuk mbajnë shënime më të detajuara që duhet të ndjekin një procedurë standarde në procesverbal dhe të ruhen sëbashku me aktin e vlerësimit. Raporti nënvizon se është e nevojshme që zyrtarët që kryejnë këtë proces të trajnohen.

“Gjithashtu, gjatë procesit të mbikëqyrjes në këto subjekte, është konstatuar se nga ana e aktorëve të ngarkuar për realizimin e procesit të vlerësimit, mungojnë shënimet përkatëse të cilat duhet të materializohen në procesverbale dhe të ruhen së bashku me aktin e vlerësimit, pasi përbëjnë praktikën që materializon procedurën e ndjekur.

Në këtë situatë, Komisioneri vlerëson se zgjidhja e problemit në këtë rast është futja e procesit të vlerësimit në rrugë procedurale dhe trajnimi i zyrtarëve vlerësues me qëllim që të rritet objektiviteti në veprimet e tyre dhe të vlerësohet secili nëpunës në bazë të meritës dhe profesionalizimit të treguar gjatë realizimit të detyrave” vlerëson Komsioneri.

Sipas shifrave zyrtare vitin e kaluar nga ana e këtij institucioni janë verifikuar 1251 pozicione të shërbimit civil, ku 63 prej tyre ose 5% i përkasin institucioneve të pavarura; 925 pozicione ose 74% i përkasin administratës shtetërore dhe 263pozicione që zënë 21% të pozicioneve të verifikuara, i përkasin institucioneve të qeverisjes vendore.

Sa i takon indicieve për inspektim raporti vlerëson se në shumicën e rasteve informacionet kanë qenë individuale.

“Vihet re se vendin kryesor e zënë informacionet individuale, që kanë lidhje me marrëdhënien personale të punës të nëpunësve të ndryshëm civilë, të cilat kanë shërbyer si indicie për Komisionerin, për të verifikuar paraprakisht dhe nisur kryesisht, procesin e inspektimit.

Këto raste përfaqësojnë mbi 94% të çështjeve të trajtuara dhe kanë të bëjnë kryesisht, me shqetësime të shtetasve të ndryshëm apo të nëpunësve ekzistues, që pretendojnë se u janë bërë padrejtësi apo janë lejuar shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar ato të drejta që garantohen nga legjislacioni i shërbimit civil, duke kërkuar ndërhyrjen e Komisionerit për vlerësimin dhe zgjidhjen e rastit” thuhet në raport./ Monitor

Etiketa: administataKomsioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civilnepunes civile

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jetojnë jashtë, por janë të punësuar në administratë në Shqipëri, paralajmërimi i avokatit

14:30 : 16/03/2023
Para

Meta i liston shefes së vëzhguesve të ODHIR shkeljet e qeverisë ndaj Kodit Zgjedhor

TË GJITHA

Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

15:31 : 13/05/2025

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com