• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Veç me fjalë s’arrihet lufta”/ Flet dëshmitari i dytë në Hagë, është anëtar i LDK

14:38 : 17/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot po vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.

Dëshmitarja e parë e ZPS-së Ë4474 ka dhënë dëshminë e saj në seancë të mbyllur për publikun, sikurse edhe javën e kaluar.

Pas pyetjeve të parashtruar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ajo ka përfunduar dëshminë e saj.

Më pas ka filluar të dëgjohet dëshmitari tjetër i ZPS-së dhe gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë.

Lexo edhe:

Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

Nesër protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit falas për 24 orë

Dëshmitari i dytë i Prokurorisë së Specializuar në Hagë ka dëshmuar lidhur me daljen publike të UÇK-së më 1998, ku pretendon se ishte prezent dhe se u zhvillua në fshatin Llaushë më 1998.

Dëshmitari i mbrojtur ka deklaruar se në ceremoninë e varrimit të mësuesit të Llaushës Halit Geci, në të cilën ceremoni doli për herë të parë në publik UÇK-ja, ishin pjesëmarrës edhe dy zyrtarë të degës së LDK-së në Malishevë.

“Dalja e UÇK-së u bë publike pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij është bërë publike Ushtria Çlirimtare të Kosovës. E pas vrasjes së familjes Jashari i madh e i vogël u kyçën në ushtri. Me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci kemi qenë prezentë në varrim edhe vetë. Është fol që ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së Skënderajt, Idriz Reci. Kanë folë ata, pas tyne janë dalë përfaqësuesit e UÇK-së e kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehë ngushëllime”, ka dëshmuar ai.

I pyetur në lidhje me tre folësit në daljen publike të UÇK-së, ai ka thënë se më vonë ka mësuar për emrat e tre anëtarëve të cilët kishin mbajtur fjalime.

“Pastaj e kemi mësuar kush janë ata. Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj”, ka thënë ai.

“Mujë Krasniqi ka lexuar diçka, ka bërë thirrje që të veprohet me UÇK-në e të ecim përpara. Muja ka qenë pa maskë, tjerët me maska. Më vonë e kemi kuptuar që ai pa maskë ka qenë Mujë Krasniqi”, tha më tej dëshmitari.

I pyetur nga prokurori se kush nga folësit ishte më i rreptë, ai ka thënë: “Veç me fjalë nuk arrihet lufta, pak a shumë kështu ishte fjalimi. Po [ishte Rexhep Selimi]. Më tregoi dikush që ishte ai”.

Dëshmitari nënvizoi se “fjala ishte për Lidhjen Demokratike e Kosovës”.

“Kjo sepse thanë që nuk mundemi vetëm me fjalë paqësore, por edhe luftë. U dijke kush është në Prishtinë, e kush punon në mënyrë paqësore. Në atë kuptim”, tha më tej.

Etiketa: gjykata e hagesHashim Thaçiish-kreret e UCKkadri veselirexhep selimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Nesër protesta për UÇK në Tiranë, Balluku: Rruga e Kombit falas për 24 orë

18:50 : 16/10/2025
RAJONI

Gjyqi në Hagë, Covey: Thaçi me komandantët e zonave kishte marrëdhënie të ndërlikuar

13:39 : 30/09/2025
RAJONI

Dëshmia e britanikut John Duncan: UÇK-ja nuk kishte hierarki

12:07 : 22/09/2025
RAJONI

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

18:47 : 18/09/2025
RAJONI

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

12:06 : 16/09/2025
Para

Vrau në gjendje të dehur shokun e tij, dënohet me 10 vite burg ushtari

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com