• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emërimi i gruas të trafikantit turk, dokumentat hetimorë nxjerrin zbuluar Xhaçkën

23:59 : 17/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, paraqiti një mbrojtje shumë të dobët përballe akuzave të Partisë Demokratike për emërimin si Sekretare e Dytë në Konsullatën në Stamboll të bashkëshortes së një shtetasi turk, të përfshirë në trafik narkotikësh.

Ministria e Jashtme deklaroi pak ditë më parë se Juna Harka, e mirëarsimuar dhe me prejardhje nga një familje diplomatësh, kishte dorëzuar një çertifikatë, në të cilën rezultonte beqare.

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo, deklaroi se Ministria e Jashtme ka thirrur zonjën Harka në 5 Prill 2023 për të dorëzuar pasaporten diplomatike, menjëherë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi publikisht se kishte sekuestruar pronat e bashkëshortit të saj, Ramazan Keskin, në zbatim të ligjit “Antimafia”.

Ministria e Jashtme deklaroi se zonja Harka, e cila kishte siguruar më herët emërimin në Stamboll, kishte paraqitur dorëheqjen për arsye personale. Xhaçka, në sqarimin e saj, nuk tregoi se kur ishte dorëzuar dorëheqja e Harkës, duke lënë të kuptohet se akti është ndërmarre pas deklaratës së SPAK. Nëse është kështu, atëherë të gjithë veprimet janë të vonuara në kohë dhe reagimi ka ardhur vetëm pas denoncimit publik të Partisë Demokratike.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për sekuestrimin e pronave të Ramazam Keskin. Vendimi mban datën 3 shkurt 2023, pra një muaj para se SPAK të bënte publik këtë zhvillim.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të Ramazan Keskin

Dokumentat e siguruar nga “Boldnews.al” dëshmojnë se, në rastin më të mirë, mekanizmat filtrues të Ministrisë së Jashtme kanë dështuar.

Por, duke rikthyer në vëmendje se Xhaçka më herët ka pasur këshilltar Amant Josifin, i akuzuar si i përfshirë në një rrjet mashtrimi gjigand ndërkombëtar, pikëpyetjet nuk qëndrojnë vetëm mbi filtrat, por edhe mbi vetë ministren e kabinetit qeveritar të Edi Ramës.

Dështuan “filtrat”?

Në rastin e diplomates Harka, një verifikim i thjeshtë pranë institucioneve ligjzbatuese do të mjaftonte për të ndaluar emërimin e saj. Drejtoria e Pergjithshme e Policise, prej se paku tre vitesh, ka pasur informacion të plotë për shtetasin turk, Ramazan Keskin dhe bashkëjetuesen e tij shqiptare, Juan Harka. Në Dhjetor të vitit 2020, Departamenti i Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit referon prane Prokurorise së Posacme materialet ne ngarkim te Ramazan Keskin, si person i dyshuar për “trafik narkotikësh”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “pastrim parash”.

Si indicje për këtë hetim ka shërbyer një informacion i autoriteteve gjermane, të cilat njoftojnë se Ramazan Keskin ishte pjesë e një organizate kriminale, e cila ka transportuar shuma parash në vlerë 6-shifrore nëpërmjet rrugëve ajrore nga Gjermania, Belgjika e Hollanda, në drejtim të Stambollit, në Turqi.

Autoritetet gjermane, gjatë vitit 2018-2019, kishin arritur të zbulonin disa korrierë, të cilët tentuan të kalonin nga vendi i tyre drejt Turqisë shuma për një total prej mbi 2 milionë euro.

Në foto: Autoritetet gjermane e konsiderojnë Ramazan Keskin si pjesë organizatës kriminale

Sipas hetuesve gjermanë, këto shuma dyshohet se do të përdoreshin për blerje kokainë e heroinë, e cila më pas do të hidhej në qarkullim në tregun europian.

Në vijim të hetimeve të tyre, autoritetet gjermane kishin konstatuar udhëtime të shpeshta të Keskin në Shqipëri dhe kishin siguruar informacion për disa biznese të tij në vendin tonë. Në këto kushte, ata kërkuan ndihmën e autoriteteve shqiptare për hetimin e pasurive të trafikantit të dyshuar, Ramazan Keskin. Me marrjen e këtij informacioni, Policia e referoi rastin në Prokurorinë e Posaçme, e cila vijoi hetimet mbi bazën e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuara….nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur si “Ligji Antimafia”.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se Ramazan Keskin ka rreth 95 hyrje-dalje në territorin e Shqipërisë. Në pjesën më të madhe të këtyre udhëtimeve, ai është “shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Juna Harka, me të cilën ka edhe një vajzë të mitur B.K”, shkruhet në dosjen e SPAK-ut.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Posaçme

Siç vihet re, për Policinë dhe Prokurorinë, Juna Harka konsiderohet si “bashkëshorte Ramazan Keskin”, detaj të cilin Ministria e Jashtme deklaroi se nuk e dinte, megjithëse duhet të kishte kryer disa verifikime minimale.

Çfarë zbuloi SPAK

Në përfundim të një hetimi 2-vjeçar, SPAK-u identifikoi pronat e Ramazan Keskin në Shqipëri dhe vendosi sekuestrimin e tyre, nën dyshimet se janë të prejardhurave nga aktiviteti kriminal.

Sipas SPAK-ut, hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim me Autoritet Gjermane të Drejtësisë. Detajet janë dhënë në një njoftim për median, të shpërndarë në 5 Prill 2023.

Nga aktet e administruara rezulton se me datë 02.12.2020, ndaj shtetasit turk Ramazan Keskin është nxjerrë një urdhër arresti evropian, pasi ky shtetas rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Nga aktet e administruara rezulton se Ramazan Keskin është kreu i një organizate kriminale, e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit ‘’Heroinë’’ dhe ‘’Kokainë’’ në Roterdam, Hollandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lendës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën.

Gjithashtu Ramazan Keskin si kreu i kësaj organizate kriminale nëpërmjet korrierëve të ndryshëm ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 (dhjetë) milion euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Ramazan Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare. Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se Keskin ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Keskin, rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ramazan Keskin.

Në foto: Gjykata e Posaçme sekuestroi pasurinë e Ramazan Keskin

Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.8 datë 03.02.2023, është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Ramazan Keskin, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

  1. Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.
  2. Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.WAUZZZ4M5HD052188.
  3. Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.WUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.
  4. 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.
  5. 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.
  6. 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.

Vendimi nr.8 datë 03.02.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Etiketa: hetimejuna harkaolta xhackaspaktrafikant turk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

PE voton sot liberalizimin e vizave për Kosovën, nesër nënshkrimi

TË GJITHA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com