• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Përgjaken Pashkët në Greqi/ 7 të plagosur nga fishekzjarret, tre fëmijë në gjendje të rëndë

10:30 : 16/04/2023
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Festa e Pashkëve ortodokse në Greqi është përgjakur, teksa pas meshës së ringjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së flakës së shenjtë, spektakli i fishekzjarreve që është traditë e përvitshme ka lënë pas një numër të konsiderueshëm të plagosurish në disa qytete dhe ishuj.

Sipas mediave helene, tre fëmijë nga Rodosi, Agistri dhe Symi janë plagosur rëndë me amputim gishtash dhe djegie nga fishekzjarret që u shpërthyen pas thirrjes “Krishti u ringjall” natën e së shtunës.

Sipas informacioneve të protothema.gr një 14-vjeçar nga Agistri ka pësuar djegie të shumta dhe këputje të gishtave të dorës së majtë nga një fishekzjarr. Djali u dërgua në spitalin e fëmijëve “Agia Sofia” ku iu nënshtrua një operacioni dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital.

Në të njëjtin spital është transportuar me helikopter një djalë 13-vjeçar nga Symi, i cili ka pësuar amputim të pjesshëm të gishtave të dorës së djathtë dhe traumë në fytyrë nga një fishekzjarr dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni.

Në Rodos, një vajzë 7-vjeçare u dërgua me djegie në spitalin e ishullit. Ajo u lëndua pasi persona të panjohur lëshuan fishekzjarre duke shkaktuar një zjarr masiv në fshatin Malona.

Lexo edhe:

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

Sipas informacioneve të rodiaki.gr, 7-vjeçarja ka qenë në oborrin e kishës kur persona të panjohur kanë nisur të hedhin fishekzjarre. Siç shihet në një video të regjistruar nga një dëshmitar okular, zjarri nga xixëllonjat ka kaluar mbi disa persona që ndodheshin pranë kishës në zonë.

“Sot një fëmijë 7 vjeç nuk do të marrë qiriun për të shkuar në ringjallje…Sot ky fëmijë nuk do të çajë vezën e kuqe që mezi priste t’a bënte…Sot ky fëmijë vuan në spital me djegie. … Sot dhe për disa vite në vazhdim, prindërit e këtij fëmije do të shqetësohen se mund të mbeten shenja në fytyrën e saj të vogël…Pse nuk e menduat veprimin tuaj dje?”, ka shkruar presidenti i komunitetit Manolas, Nektarios Moustakellis në një postim në rrjetet sociale për ngjarjen.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar zjarr në pjesën e përparme të kishës, ndërsa janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve .

Ndërkohë, katër të plagosur janë shënuar edhe në Leonidio të Arkadisë.

Sipas ERT, ngjarja ka ndodhur në famullinë e Agios Vasilios Leonidio, ku katër persona kanë mbetur të plagosur në tentativën e tyre për të ndezur fishekzjarret.

Katër të rinjtë janë dërguar me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Leonidio për ndihmën e parë, ndërsa dy prej tyre janë transportuar më pas në Tripoli pasi kanë marrë djegie në duar dhe në gjoks.

Etiketa: Festa e PashkeveGreqiiincident

Lajme të lidhura

RAJONI

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres/ Detaje

10:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

Shqiptari u gjet i djegur në një makinë në Greqi, policia po heton disa pista/ Detaje

11:37 : 11/11/2025
AKTUALITET

Identifikohet shqiptari që u gjet i djegur në makinë në Greqi, çfarë dyshohet

20:41 : 10/11/2025
RAJONI

Stuhia e fortë godet Greqinë, 1 mijë shkrepëtima në më pak se 2 orë

18:24 : 10/11/2025
Para

"Të hetohet"/ Skandali qeveritar me Elira Kokonën, PD: Shpërdoroi detyrën në 15 raste

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com