• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Retrospektivë/ Boçi poston PAMJET nga tradita e artizanatit në Elbasan

17:22 : 14/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit në garë për zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi, është rikthyer në ‘retrospektivën’ e viteve të hershme kur qyteti i Elbasanit ishte ‘djepi’ i artizanatit.

Në një postim në rrjete sociale, Boçi ka rikthyer në kujtesë rëndësinë tregtare që ky qytet ka pasur, teksa shprehet se “Elbasan Pazar” u certifikua si frazë në një qytet, i cili në shek. 17 kishte 900 dyqane dhe 30 shoqata artizanësh (esnafë).

Ai shtoi se synimi për t’i rikthyer Elbasanit këtë markë të mrekullueshme territoriale, të origjinës së kontrolluar dhe të mbrojtur – është pjesë e vizionit për të fuqizuar punën e mijëra vetëve që angazhohen në prodhimin e një numri produktesh, të cilat duhen ripozicionuar në treg.

Postimi i plotë:

ELBASANI ËSHTË PASURIA JONË E MADHE

Lexo edhe:

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

“Elbasan Pazar” është një frazë, e cila përtej tingullit oriental, përfaqëson në historinë e mesjetës së vonë një prej gjurmëve më perëndimore në ekonominë e Mesdheut. Në tregjet vibruese të Levantit – prej Shamit në Kajro e deri në Stamboll, prej Thrakie gjer tutje në Epir apo dhe më tej në ultësirat e gjelbra të Mbretërisë së Napolit, Elbasan Pazar nënkuptonte një treg ku çmimi ishte përcaktuar dhe nuk mund të lëvizej.

Kur tregtarët thërrisnin “Elbasan Pazar” – ata në fakt shpallnin më shumë sesa një kufi të pandryshueshëm çmimi. Ata bënin me dije seriozitetin më të lartë si operatorë tregu dhe qëndrimin më të pacënueshëm në raport me dinjitetin e atij që ka punuar, ka derdhur djersë dhe tani nuk pranon asgjë më pak sesa kërkon fraza “Elbasan Pazar”.

Kjo qasje metodologjike e kthjellët në tregti ishte një parashtrim i mrekullueshëm i markës territoriale përmbledhur në një frazë që lartësonte origjinën dhe përçonte pozicionimin më të lartë të mundshëm të markës së produktit.

Kjo fizionomi psikologjike e sjelljes në treg më vonë u bë përmasë përkufizuese e mënyrës së shkëmbimeve tregetare që Europa perëndimore adoptoi. Përballë një mendësie lindore që njihte “allishverish”-in si princip dhe “pazarin” tundues tërhiq-e-lësho si mekanizëm bindës, “Elbasan Pazar” u bë modeli i tregtisë dinjitoze. Këta njerëz e dinin pa asnjë mëdyshje vlerën e mallit të tyre, vlerën e punës së tyre dhe cilësinë e saj.

Sot është e natyrshme të dëgjosh për marka kombëtare si produktet e industrisë gjermane apo japoneze. Këto prurje të vona në tablonë tregtare të botës kanë pasur një pararendës shumë të denjë: Elbasanin!

Elbasan Pazar u certifikua si frazë në një qytet, i cili në shek. 17 kishte 900 dyqane dhe 30 shoqata artizanësh (esnafë).

Synimi im për t’i rikthyer Elbasanit këtë markë të mrekullueshme territoriale, të origjinës së kontrolluar dhe të mbrojtur – është pjesë e vizionit për të fuqizuar punën e mijëra vetëve që angazhohen sot në prodhimin e një numri produktesh, të cilat duhen ripozicionuar në treg shumë më lart, shumë më bindshëm dhe me një emër që meriton çdo respekt.
Njëherësh, unë e di se ky qytet është në gjendje të kthejë edhe njëherë plot shkëlqim traditën e artizanatit dhe kulturën e produktit të cilësisë më të lartë, të aftë për të shkelur krenarisht në çdo panair botëror siç ka bërë qysh në vitin 1311.

Turizmi tregtar është në shtëpinë e vet në Elbasan. Ne do ta ndërtojmë Bezistanin sërish – tashmë më të bukur dhe të ripërtërirë, duke ringjallur plotazi po ashtu krejt hartën e kujtimeve të qytetit për t’i dhënë atij identitetin që meritojnë monumentet e pavdekshëm të dinjitetit njerëzor.

Në këtë përpjekje – muret janë gjëja më e lehtë për të ndërtuar. Njeriu vjen i pari!

Etiketa: elbasanluciano bociretrospektive

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
Para

Çështja e Detit/ Çfarë paralajmëron ministri i Jashtëm grek? "Duhet kujdes"

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com