• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nga Kuvendi: Donin ta vrisnin Benard Ndrecën, heshtja e Ramës është kriminale

12:52 : 13/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur sërish ndaj sulmit me tritol ndaj kreut të Partisë Demokratike të Vaut të Dejës, Benard Ndreca.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, Berisha bëri sërish përgjegjës kryeministrin Edi Rama i cili ka zgjedhur të heshtë ndaj kësaj ngjarje të rëndë të cilën e etiketoi si “akt terrorist” të Partisë Socialiste ndaj opozitës.

Berisha theksoi se ky sulm kishte për qëllim eliminimin fizik të Benard Ndrecës.

“Sot, seanca duhej t’i kushtohej aktit të shëmtuar terrorist shtetëror, me të cilin partia terroriste e krimit, u shfaq me gjithë shëmtinë e saj në Paçram të Vaut të Dejës, ku vendosi tritol për t’i marrë jetën një politikani të ri, një qytetari shembullor, bir të një familje shembullore.

Nuk ka diskutim se prapa çdo atentati politik, qëndron politik. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi këtë Edi Rama me heshtjen e tij kriminale 48-orëshe. U godit për t’i marrë jetën një politikan i ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, të atdhedashurisë, të besimit te liria.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

U godit si kundërshtar politik, në mënyrën më kriminale, më të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi, nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, përkundrazi u strukën në labirintet e krimit të tyre të shëmtuar. Dhe ky është Edi Rama.

Nuk ka kryeministër në botë nëse do ishte dorëjashtë, që nuk do dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porositur, përveç atij që është rikthyer te genet e etërve të tij. Unë i shpreh solidaritetin tim më të madh Benard Ndrecës, familjes, demokratëve të Vaut të Dejës. Dënoj heshtjen kriminale të Edi Ramës që faktoi se qëndron me këtë heshtje pas këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror”, tha fillimisht Berisha.

 

Berisha në prononcim për mediave jashtë Kuvendit pohoi se sulmi me tritol ndaj demokratit Bernard Ndreca ia “faturoi” kryeministrit Edi Rama.

“Ishte një nga organizimet më të shëmtuara, për marrjen e jetës së një njeriu se është kundërshtar i Ramës. Rama është në panik të tmerrshëm. Rama konstaton kudo se po i shket toka nën këmbë. U kthye te praktikat më agresive të Partisë së Punës së Shqipërisë, që ka qenë parti terroriste. U kthye në genin e tij familjar, që përbëhet nga xhelatë. E ka kthyer policinë si shërbimi i Fatos Klosit, që bënte akte terroriste.”, tha Berisha.

 

  • Ngjarja, shpërthimi me tritol ndaj makinës së Benard Ndrecës:

Fushata elektorale e 14 majit nisi frikshëm me një shpërthim tritoli ndaj makinës së kreut të PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndrecës.

“Sulm me motive politike” e ka konsideruar kreu i PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndreca, shpërthimin me tritol të makinës së tij tip “Audi”  para oborrit të banesës së tij në fshatin Paçram.

Nga detajet e para të hetimit bëhet me dije se rreth 50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kryedemokratit të Vaut të Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas ekspertimit të mjetit që shpërtheu në momentin kur Ndreca nisi për t’u larguar me makinë.

Për shpërthimin e dy diteve më parë në mjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, policia deri me tani ka shoqëruar 6 persona. Ata janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por nuk ka ende të ndaluar. Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të zbuluar gjurmë të mundshme që 2 autorët mund të kenë lënë pas në momentin që montuan lëndën plasëse.

Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës. Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë. Ndreca nuk u plagos pasi eksplozivi kishte rënë në tokë para të shpërthente. Nëse do kishte ndodhur e kundërta, pasojat mbi kreun e PD-së lokale do të kishin qenë mjaft të rënda.

Kujtojmë se Ndreca u shpreh se nga kamerat e sigurisë janë pikasur dy persona, që në një kohë për rreth 7 minuta kanë vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të mjetit. Ndërkohë lidhur me incidentin kanë reaguar zyrtarë të lart të shtetit, duke e dënuar aktin si terrorist dhe të shëmtuar.

Etiketa: Benard NdrecaPartia SocialisteSali Berishasulm terroristvau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
Para

Sulmi me tritol në Vaun e Dejës/ Noka: Akt terrorizmi politik. Pas kësaj fshihet PS

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com