• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ushqimet e kalbura për personat me aftësi të kufizuar, Prokuroria e Vlorës nis hetim

20:16 : 12/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet, pas Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi situatën skandaloze, në të cilën mbaheshin ushqimet në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar në qytetin bregdetar.

Burime të besueshme nga institucioni hetimor në Vlorë bëjnë me dije për “Boldnews.al” se prokurori Arjan Xhaferraj ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave, të cilat lidhen me blerjen e magazinimin e ushqimeve, si edhe me procedurat e rikonstruksionit dhe mirëmbajtjes së godinës e të magazinave ushqimore të Qendrës.

Në kuadër të hetimit të regjistruar për “Shpërdorim detyre”, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës kanë kryer këtë të Mërkurë kqyerjen mbi gjendjen e punimeve të kryera mbi godinën, si edhe është kërkuar informacion nga Bashkia e Vlorës nëse është marrë në dorëzim ndërtesa pas rikonstruksionit.

Po ashtu, nesër është parashikuar që të kërkohet informacion mbi zyrën rajonale të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, nëse kanë kryer inspektim në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe cilat janë rezultatet e kontrolleve.

Lexo edhe:

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

Prokuroria e Vlorës ka përgatitur gjithashtu edhe një listë me emrat e zyrtarëve përgjegjës, të cilët do të pyeten në ditët në vijim për të dhënë versionin e tyre mbi situatën e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Pak ditë më parë, KLSH publikoi gjetjet e rënda, në përfundim të auditimit të kryer në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Sipas audituesve shtetërorë, “konstatohet se përveç sasisë së madhe të furnizuar nga kontraktori, artikujt e mësipërm janë magazinuar në kushte tejet të këqija higjeno – sanitare duke shkelur çdo standard ushqimor, artikujt janë magazinuar në zyrën e magazinieres, disa rifuxho në çimento dhe disa në ambjente akulli në frigorifer, pulat ishin të pa paketuara dhe disa të prishura me erë të rëndë dhe ngjyrë të transformuar, mishi në sasi 5 kg pa prerë 2 qese, patatet, qepët, frutat, rifuxho në kushte lagështie pa peshuar, pa u etiketuar mallrat,etj”.

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH

Po ashtu, inspektorët e KLSH konstatuan se “gjendja fizike e disa artikujve nuk mund të evidentohej pasi ishin në kushte të papërshtatshme peshimi, etiketimi, higjeno sanitare. Në procesverbalet e mbajtura për artikujt ushqimorë citohej se janë në përputhje me specifikimet teknike, por nuk analizohej asnjë specifikim teknik i kërkuar me detaje të hollësishme në dokumentet e tenderit”.

Etiketa: klshQendra e Personave me Aftësi të Kufizuar Vloreushqime te kalbura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

14:55 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen për 500 euro menaxhimin e kompleksit luksoz në Vlorë

09:49 : 17/09/2025
AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

12:39 : 12/08/2025
AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
Para

Emocionet e Champions-it, Benaser: Jemi klub i madh, luajmë për historinë

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com