• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj Ndrecës/ “Audi-t” iu vendos 50 gramë tritol, shoqërohen 6 persona (DETAJE)

09:53 : 12/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Fushata elektorale e 14 majit ditën e djeshme nisi frikshëm me një shpërthim tritoli ndaj makinës së kreut të PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndrecës.

“Sulm me motive politike” e ka konsideruar kreu i PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndreca, shpërthimin me tritol të makinës së tij tip “Audi” në orën 07:10 të paradites para oborrit të banesës së tij në fshatin Paçram.

Nga detajet e para të hetimit bëhet me dije se rreth 50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kryedemokratit të Vaut të Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas ekspertimit të mjetit që shpërtheu në momentin kur Ndreca nisi për t’u larguar me makinë.

Për shpërthimin e një dite më parë në mjetin e kreut të PD në Vaun e Dejës, policia deri me tani ka shoqëruar 6 persona. Ata janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por nuk ka ende të ndaluar. Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të zbuluar gjurmë të mundshme që 2 autorët mund të kenë lënë pas në momentin që montuan lëndën plasëse.

Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës. Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë. Ndreca nuk u plagos pasi eksplozivi kishte rënë në tokë para të shpërthente. Nëse do kishte ndodhur e kundërta, pasojat mbi kreun e PD-së lokale do të kishin qenë mjaft të rënda.

Lexo edhe:

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

Tritol mjetit në Shkodër, plagoset punonjësi i tatimeve (Emri)

Kujtojmë se Ndreca u shpreh se nga kamerat e sigurisë janë pikasur dy persona, që në një kohë për rreth 7 minuta kanë vendosur lëndën plasëse në pjesën e përparme të mjetit. Ndërkohë lidhur me incidentin kanë reaguar zyrtarë të lart të shtetit, duke e dënuar aktin si terrorist dhe të shëmtuar.

  • Pamjet VIDEO

Ashtu siç Ndreca tregoi para mediave, janë dy persona të maskuar që përreth 7 minuta në orën 1:15 të natës, montojnë lëndën palsëse në pjesën e përparme të “Audi-t”, që shpërtheu sapo ai e ndezi dhe u nis për në punë.

Në një video të dytë shihet momenti kur makina e Ndrecës shpërthen. Për t’i ardhur në ndihmë atij, vrapon nëna e kreut të PD-së së Vaut të Dejës, e cila dëgjohet të thotë: “Nard…Nard mor….Ah e mjera unë”.

Etiketa: Benard NdrecaBenard Ndrecësdetajet e paraFushata elektoralehetimikreu i pdtritolvau i dejes

Lajme të lidhura

Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Atentat punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Tritoli shpërtheu sa ndezi mjetin

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tritol mjetit në Shkodër, plagoset punonjësi i tatimeve (Emri)

11:57 : 28/10/2025
AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025
BOTA

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025
Para

Rama “e shiti” te drejtësia/ Ahmetaj nën hetim nga SPAK, shfaqet në çeljen e fushatës së PS

TË GJITHA

64 të vrarë në aksionin më të madh kundër krimit të organizuar në Brazil

21:35 : 28/10/2025

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

21:31 : 28/10/2025

Pronari i lokalit dhunon ukrainasen, “harrohen” ekspertiza mjeko-ligjore e pamjet e kamerave

21:14 : 28/10/2025

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com