• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga fotoja si “myfti” te ajetet Kur’anore, kryebashkiaku i Kavajës përdor fenë për fushatë

12:19 : 10/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali është politikani që po zhvillon fushatën më të pazakontë zgjedhore që Shqipëria ka parë ndër vite.

Edhe pse jo zyrtarisht fushata ka nisur prej mëse dy muajsh dhe Krali ka shfrytëzuar në mënyrë skandaloze muajin e shenjtë të Ramazanit, duke bërë politikë edhe brenda objekteve të kultit.

Një foto skandaloze e ti, në rolin e ‘imamit’ teksa ka mbajtur fjalim brenda xhamisë së re të hapur në Synej më 23 mars, bëri rrjetin të shpërthente në kritika.

“Selam Alejkum të gjithëve, iu falënderoj për ftesën, nuk do zgjatem dhe shumë, ju uroj për muajin e madhërishëm për muajin e sakrificave, Allahu ua mundësoftë dhe ua pranoftë”, uroi Krali gjatë fjalës së tij, teksa shihet me mikrofon në dorë duke iu drejtuar besimtarëve, në rreshtin e të cilëve rri ulur edhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj.

Kjo mënyrë e të bërit fushatë nga kryebashkiaku i Kavajës është totalisht në shkelje të çdo rregulli etik, pasi politikanët e kanë të ndaluar që institucionet fetare t’i kthejnë në salla mbledhjesh për takime elektorale.

Lexo edhe:

Nipi i Redjan Kralit tentoi të vrasë pronarin e servisit, policia: 7 persona u rrahën me leva dhe zinxhir

Dyshimet për paracaktim/ Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?

Por, duket se Kralin s’ka fe edhe as moral që e ndal, pasi që prej 23 marsit, llogaria e tij në Facebook ku pasqyrohen aktivitetet me përmbajtje elektorale, është e mbushur me foto, ku ai shtron iftare dhe përmend ajete nga Kur’ani.

Për derexhenë në të cilën ka përfunduar kryebashkiaku, që përdor fenë për të grumbulluar vota ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kavajës, duke nënvizuar se fushata e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja do të përqendrohet vetëm në aspektin menaxherial të Bashkisë.

REAGIMI:

Në mënyrë skandaloze kryetari 5% i bashkisë Kavajë, ditë pas dite përmend ajete nga Kur’ani famëlartë dhe thënie të pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a thua kandidon për Myfti dhe jo për kryetar bashkie.

Ne respekt të vëllezërve tanë të besimit islam por edhe në respekt të të gjithë banorëve të Kavajës, pavarësisht besimit të tyre, fushata jonë do të jetë e fokusuar vetëm në aspektin menaxherial të bashkisë, duke e lënë fenë jashtë politikës por duke shprehur programe dhe pika konkrete si t’a lehtësojmë dhe t’a ndihmojmë komunitetin fetar në problematikat që hasin.

Nuk duhet asesi të përzihen punët e fesë me politikën, sidomos kur duket si drita e diellit që kjo bëhet vetëm për përfitime meskine elektorale! Njerëzit nuk janë budallenj.

Ne 4 vjet që ka qeverisur Kavajën, sa herë e keni dëgjuar të përmendë ajetet kuranore ose hadithe nga feja islame? ZERO!

Pse pikërisht sot? Sepse po përpiqet të mashtrojë besimtarët muslimanë me citimet të marra shabllon “Copy-Paste” nga interneti. Kur t’a keni përballë në takime, mjafton t’a pyesni dhe do të kuptoni që ai s’di as ABC dhe as shtyllat e fesë islame! Pasi asgjë prej gjëje nuk e lidh me të.

Gjithsesi ne, sot do ti përgjigjemi me një ajet kuranor mbi të shtirurin, muslimanin fallco dhe atë që kërkon të përfitojë në kurriz të fesë:

“Dhe mos bieni pre e atyre që fusin ndasi në fe dhe e kthejnë fenë tuaj një lojë dhe argëtim mes jush. Respektoni dhe kijani frikën e All-llahut. All-llahu është dëgjues dhe i gjithë ditur” (Al-An’am, 6: 159)

Nëse një person përdor fenë si mjet për të përfituar pushtet ose përfitime personale, ai nuk po praktikon as po e respekton fenë tuaj dhe as nuk po ndjek parimet dhe vlerat e Islamit.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që politikanët të mos përdorin fenë si një mjet për të përfituar pushtet. Ata duhet të jenë të ndershëm dhe të punojnë për mirëqenien e qytetarëve dhe jo të shpërdorojnë paranë publike e të pasurohen me tendera korruptive në kurriz të qytetarëve.

Në këtë kuptim, përdorimi i Islamit për qëllime politike personale është i kundërligjshëm me mësimet e Islamit.

Kaq kishim për kryebashkiakun në ikje në lidhje me këtë temë!

Etiketa: bashkia kavajeRedjan Kralizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nipi i Redjan Kralit tentoi të vrasë pronarin e servisit, policia: 7 persona u rrahën me leva dhe zinxhir

11:28 : 10/04/2025
AKTUALITET

Dyshimet për paracaktim/ Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?

09:11 : 05/03/2025
AKTUALITET

Në takim me Ramën, kryebashkiaku i Kavajës: Ishim për interesin e qytetarëve

16:59 : 09/03/2024
AKTUALITET

Pagesa për inceneratorin/ Qosja: Bashkia Kavajë do të rishikojë kontratën

19:25 : 18/09/2023
AKTUALITET

Zgjidhet kryetari i këshillit bashkiak në Kavajë, opozita bashkon votat

13:18 : 14/06/2023
AKTUALITET

U përllogarit gabim rezultati, kërkohet rinumërim votash në Kamëz, Tiranë e Dibër

15:18 : 20/05/2023
Para

Renditja e kandidatëve më 14 Maj/ Shtyhet mbledhja e KQZ, shkak dekriminalizimi

TË GJITHA

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com