• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti na ka shitur

11:08 : 09/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Banorët e Bërxullës kanë dale edhe këtë të Dielë, në protestë për të kundështuar ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar mbi tokat dhe shtëpitë e tyre që siç shprehen, kërkohen të merren me forcë kundrejt një shpronësimi “qesharak”.

Banorët kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët e policisë. U bënë më shumës e gjashtë muaj që banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtimi jo për projektin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, por vlerën e kompensimit, i cili siç shprehen, nuk korrespondon me çmimin e tregut.

Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore, ndonëse thonë se e kanë kërkuar në të gjitha format e mundshme.

Tensionet

Në mesin e protestuesve ishin të rinj e të moshuar. Këta të fundit kanë bllokuar rrugën e makinave duke refuzuar të lëvizin edhe me ndërhyrjen e policisë. Ata refuzuan uniformat blu dhe kërkuan ardhjen e instancave të tjera shtetërore për zgjidhjen e problematikës së tyre.

Lexo edhe:

Punonjësit e transportit protestojnë në Tiranë, kërkojnë kushte më të mira dhe konkurrencë të ndershme

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

Një prej banorëve për mediat tha se qeveria duhet të marrë masa emergjente në lidhje me kërkesat e tyre dhe se protesta e tyre nuk do shuhet nëse drejtuesja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici nuk i jep certifikatën e pronësimit.

Sakaq tha se vendi drejtohet nga oligarkët dhe se kërkon t’i mashtrojë qytetarët vetëm në fushatë zgjedhore, ndërsa sicc tha dhe ai nuk i njeh kërkesat e banorëve të Bërxullës lidhur me pronësimin dhe projekti rezikon t’i shembë banesat e tyre.

“Jemi pa rrugë, pa ujë e drita të gjitha i kemi bërë vetë. Duan të na shohin të shtrirë për tokë, kryeministri si e ka të vështirë dhe Bici të vendosë punonjësit në punë dhe të na japë certefikimin. Kërkojnë të kalojnë mbi trupin tonë, ata duhet të na japin një zgjidhje. Ca ka bërë shteti në 7 muaj, nuk kishte mundësi që të shihte banesat që preken, ku do shkojnë këta banorë. Ata vetëm shohin, bëjnë fresk. Vijnë fushatë dhe rrit pagat, me mashtrimet jemi lodhur, nuk i duam ato lek. Lekët tona janë, ku i gjejnë ata. Ka shkuar çmimi i qepës me shumicë 150 lekë, është rritur çdo gjë, me ca jeton ky popull. Me 10 oligarkë drejtohet gjithë Shqipëria, ku do shkojmë ne dhe këtu ne paguajmë taksa pavarësisht se nuk kemi marrë certifikatën e pronës.

Edhe taksa e ajrit na ka mbetur, i bëj thirrje në mënyrë urgjente të vijnë nuk do shuhet kjo protestë pa marrë zgjedhje. Na ka shkuar në palcë, flemë të friksuar. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni, këto kërkojmë ne në 7 muaj. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kjo protestë nuk do shuhet, zonja Bici të marrë masa urgjente dhe të na japë gjithë dokumentacionin. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Naivitet dhe mospërfillje, por do të marrë të njëjtën përgjigje, nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.
“Në fshatin tonë është bërë një masakër dhe nuk dihet se çfarë do ndodhë, për një muaj mbarojnë zgjedhjet dhe askush nuk do t’ja dijë. Do të ri deri në fund, shteti po të dojë të vijë te ne të ballafaqohet, mos të bëjë sehir. Nuk ia falim”, tha një tjetër banore.

Banorët e Bërxullës prej 6 muajsh kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor ‘Thumanë-Kashar’ i cili prek banesat e tyre. Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht. Edhe këtë të dielë, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje, ndërkohë kujtojmë që më herët kanë paralajmëruar se nuk ju jepet një përgjigje, do ta zgjidhin me vetëgjyqësi.

Etiketa: Bërxullëproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Punonjësit e transportit protestojnë në Tiranë, kërkojnë kushte më të mira dhe konkurrencë të ndershme

20:30 : 20/06/2025
AKTUALITET

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

13:08 : 20/06/2025
AKTUALITET

Banorët e fshatit Varibop në Cakran në protestë: Nuk kemi ujë! Qeveritarët tallen me ne

12:10 : 16/06/2025
SPORT

Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium

17:16 : 13/06/2025
AKTUALITET

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

12:35 : 13/06/2025
AKTUALITET

Protestë në Porto Romano, shoferët nga Kosova kundërshtojnë pritjet e gjata në kontrollet doganore

15:39 : 11/06/2025
Para

Tragjedi në Brazil/ Burri vret 4 fëmijë në kopsht, dëshmitë: Dëgjova të bërtitura!

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com