• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken paralajmëron për një sulm kinez: Pasojat do të jenë globale

16:28 : 09/04/2023
në BOTA

Të shtunënm Kina filloi manovrat ushtarake pranë Tajvanit në kohën e rritjes së tensioneve pranë ishullit. Manovrat treditore janë një “paralajmërim” ndaj “forcave separatiste” në Tajvan bëri të ditur ushtria kineze të shtunën. Ato pasojnë menjëherë pas vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ven në SHBA. Tsai e akuzoi Pekinin për “ekspansionizëm autoritar”. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri fjalë për një rrezikim “serioz” të sigurisë rajonale.

Nëse Kina sulmon ushtarakisht Tajvanin, kjo do të kishte pasoja globale, ka paralajmëruar edhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Blinkeni ka thënë për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe, se kjo mund të çojë në një krizë ekonomike globale. Tajvani ka një rol kyç në tregtinë globale. “Çdo ditë kalojnë me anije rreth 50% e tregtisë botërore në rrugën detare të Tajvanit. Të paktën 70% e gjysmëpërçuesve prodhohen në Tajvan”, ka thënë Blinken.

Kina nuk e pranon më status-quonë, paqen prej vitesh dhe stabilitetin që ka sjellë ai në rajon. Qeveria në Pekin ka rritur presionin ndaj Tajvanit dhe “nxjerr në pah fuqinë ushtarake”, theksoi Blinken.

Ndihmë e mëtejshme amerikane

Kryediplomati amerikan ka premtuar ndihmë të mëtejshme me armë nga SHBA për republikën e vogël demokratike të ishullit. Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga qeveria e Pekinit një zgjidhje të konfliktit me marrëveshje. “Duke iu referuar marrëdhënies me Kinën ne kemi qëndrimin që të gjitha dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore.” Blinken theksoi, se SHBA i mbetet politikës “Një Kinë”.

Në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai-Ing-ven në SHBA, Kina vendosi sanksione kundër organizatorëve të aktiviteteve me presidenten tajvaneze, Tsai. Sipas Ministrisë së Jashtme në Pekin, edhe Biblioteka Presidenciale, Ronald Reagan ndëshkohet me sanksione, sepse aty u zhvillua një takim i Tsait me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Sanksione u vendosën edhe kundër Institutit Hudson, që e vlerësoi me medalje presidenten e Tajvanit.

Lexo edhe:

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Qeveria komuniste kineze e shikon Republikën e Tajvanit si pjesë të Republikës Popullore të Kinës të krijuar në vitin 1949, megjithëse Tajvani asnjëherë nuk ka qenë pjesë e saj. Tajvani me 23 milionë banorë e shikon veten si vend të pavarur.

/DW/

Etiketa: blinkenkinaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
BOTA

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
AKTUALITET

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

12:47 : 14/11/2025
Para

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën në gjysmëfinalen e parë të play-off

TË GJITHA

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com