• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

REL: Një ekip “misterioz” menaxhues do të paraqesë statutin e Asociacionit

10:22 : 08/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të ndodhë në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimi u dha nga kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pas takimit të tyre në Bruksel, më 4 prill.

Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se kush e përbën Ekipin Menaxhues, pra kush e ka shkruar statutin për formimin e Asociacionit.

Me gjithë përpjekjet e bëra, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i marrë nga Qeveria e Kosovës emrat konkretë të personave që përbëjnë këtë ekip.

Lexo edhe:

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Bislimi tha më 5 prill për median e Kosovës, Kallxo, se Ekipi Menaxhues përbëhet nga katër persona të komunitetit serb.

“Danijella Vujiçiq është në krye. Dy persona nga ekipi janë të njëjtë, ndërsa dy anëtarë kanë ndryshuar vazhdimisht”, tha ai.

REL-i pyeti Qeverinë e Kosovës nëse anëtarët kanë ndryshuar, por nuk mori përgjigje.

Danijella Vujiçiq është deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe, e cila ka pushtetin aje. Ajo vjen nga Mitrovica e Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Mandati i Ekipit Menaxhues përfundon në momentin kur ai prezanton draftin [e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe]”, tha Bislimi.

Në vitin 2018, Ekipi Menaxhues hartoi një statut dhe e dorëzoi atë në Bruksel. Por, ai statut nuk u diskutua kurrë, me dijeninë e publikut.

REL-i iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me pyetjet se kush e përbën aktualisht Ekipin Menaxhues, a do të prezantohet draft-statuti i vitit 2018 apo është përgatitur një i ri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Se ka paqartësi rreth prezantimit të draft-statutit, e konfirmoi edhe Bislimi, më 4 prill, në Bruksel.

Çfarë dihet për Ekipin Menaxhues?

Pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në vitin 2013 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dy vjet më vonë ranë dakord për parimet e formimit të tij, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës emëroi Ekipin Menaxhues në vitin 2016.

Në atë kohë, në krye të kësaj ministrie ishte Lubomir Mariq nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit. Sot, ai është deputet i Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe.

Mariq, i cili ishte koordinator i Ekipit Menaxhues, caktoi katër persona për të shkruar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe: Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq, Vinko Radosavleviq dhe Svetisllav Durlleviq.

Kallamar dhe Radojkoviq janë nga Mitrovica e Veriut, ndërsa Radosavleviq dhe Durlleviq janë nga komunat në jug të Lumit Ibër.

Aktualisht, nuk dihet nëse Ekipi Menaxhues ka hartuar një statut të ri.

Në fund të janarit, organizata joqeveritare gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, përgatiti dhe prezantoi draft-statutin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç u tha në atë kohë, statuti u hartua me iniciativë të vetë organizatës dhe pas shumë vitesh mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje.

Ky dokument ka shtatë kapituj dhe 18 nene që përcaktojnë strukturën organizative të Asociacionit, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregulloret ligjore, buxhetin e të tjera.

Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe sekondare e të tjera.

Për këtë veprim të organizatës gjermane reagoi ashpër drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se “askush nga Ekipi Menaxhues nuk i ka kërkuar shërbimet e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung”.

“Ajo punë i është besuar ekskluzivisht Ekipit Menaxhues. Në përputhje me mandatin e besuar, Ekipi Menaxhues e përfundoi hartimin e draft-statutit gati 5 vjet më parë, më saktësisht në gusht të vitit 2018, dhe e njoftoi zyrtarisht BE-në për këtë”, tha Petkoviq.

Çfarë parashohin marrëveshjet e Brukselit?

Në Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013, thuhet vetëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në bazë të statutit, por, më pas, plani i zbatimit përcaktoi se palët duhet të formojnë një ekip menaxhues, që do të shkruajë statutin.

“Ekipi Menaxhues do të përbëhet nga përfaqësues të katër komunave nga veriu, dhe do të themelohet pas konfirmimit nga organi kompetent i Kosovës. Komisioni zbatues do të mbikëqyrë punën e Ekipit Menaxhues”, thuhet mes tjerash në planin e zbatimit.

Më pas, në kuadër të dialogut, u ra dakord për “fushëveprimin dhe mandatin e Ekipit Menaxhues” për themelimin e Asociacionit, i cili duhet të përbëhet nga përfaqësues të secilës prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në të njëjtin dokument saktësohet se Ekipi Menaxhues është përgjegjës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili do të përcaktojë strukturën organizative, qëllimet, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij.

Në Kosovë me vite është kontestuar çështja e kompetencave të Asociacionit, pra nëse do të ketë kompetenca ekzekutive ose jo.

Në Marrëveshjen e vitit 2015, e cila përcaktoi parimet për formimin e Asociacionit, nuk përmendet konkretisht Ekipi Menaxhues, por thuhet se statuti do të miratohet nga një mekanizëm që do të përbëhet nga anëtarët e zgjedhur të kuvendeve të komunave anëtare.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të përbëhet nga dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë: Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Novobërda në jug të Ibrit dhe Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku në veri.

Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale, mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, mbikëqyrja e plotë e koordinimit të planifikimit urban dhe rural e të tjera./ REL

Etiketa: asocacionikosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
Para

"ZOTI të vejë dorë…"/ I riu shqiptar vdes në burgjet e Greqisë, mister shkaqet

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com