• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I riu vdiq në qeli, PD: Policia fshehu ngjarjen, Prokuroria të nisë hetimet

17:11 : 08/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike kërkon transparencë nga Policia e Shtetit për 38-vjeçarin Renalto Tahiri, i cili humbi jetën në ambientet e burgut 302 në Tiranë, pasi ishte ndaluar nga uniformat blu për vjedhjen e një biçiklete.

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike në PD, Avenir Peka akuzoi Policinë se e fshehu ngjarjen, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

“Familjarët e të ndjerit, jo vetëm nuk janë lejuar ta takojnë në ambientet e paraburgimit, por pretendojnë se nuk janë njoftuar për vdekjen e tij për më shumë se 48 orë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit dhe mediat janë njoftuar për vdekjen e 38 vjeçarit vetëm nga familjarët e tij“, tha ai nga selia blu.

“I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për rrethanat e ngjarjes dhe Prokurorisë të nisë sa më parë hetimin e plotë. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Reanalto dhe gjendet pranë tyre në këtë dhimbje”, theksoi më tej Peka.

Deklarata
Një i ri tjetër vdes në duart e policisë. 38 vjeçari Renalto Tahiri, i ndaluar për vjedhjen e një biçiklete nga shërbimet e policisë së Komisariatit nr 3, ka ndërruar jetë në rrethana të cilat ende të paqarta në ambientet e Burgut 302 në Tiranë.

Lexo edhe:

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Familjarët e të ndjerit, jo vetëm nuk janë lejuar ta takojnë në ambientet e paraburgimit, por pretendojnë se nuk janë njoftuar për vdekjen e tij për më shumë se 48 orë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit dhe mediat janë njoftuar për vdekjen e 38 vjeçarit vetëm nga familjarët e tij.

Fati i Renalto Tahirit i bashkohet atij të disa të rinjve të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta në ambientet e policisë, ose kanë vdekur si viktima të dhunës ne duart e Policisë. Vetëm pak muaj më parë, Laer Kurti ndërroi jetë i dhunuar në furgonin e policisë nga efektive të të njëjtit komisariat.

E njëjta sjellje u ekspozua edhe në rastin e tij: përpjekje për ta fshehur të vërtetën dhe për të mjegulluar faktet. Me të vetmin qëllim, largimin e përgjegjësisë dhe trajtimin e jetëve shqiptare si të ishin trupa pushtuese.

Ende të pambyllura janë plagët e humbjes së jetëve të dëshmorëve të tjerë të abuzivitetit dhe arrogancës policore, të rinj që u vranë dhe u çnderuan pas vdekjes, duke u ngarkuar barrë dhe epitete që nuk i meritonin dhe as i kishin.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për rrethanat e ngjarjes dhe Prokurorisë të nisë sa më parë hetimin e plotë.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Reanalto dhe gjendet pranë tyre në këtë dhimbje.

Ne shprehim mbështetje për efektivat e ndershëm dhe profesionistë te Policisë së Shtetit, dhe i bën thirrje drejtuesve të saj të shkëputen nga kontrolli politik i partisë në pushtet, të luftojnë kulturën e dhunës dhe pandërshkueshmerisë në radhët e bluve.

Një thirrje edhe Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të riktheje testin e drogës për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit.

Etiketa: PDRenalto Tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
Para

Shqipëria mposht Maqedoninë e Veriut, vajzat kuqezi triumfojnë me rezultatin 3-0

TË GJITHA

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

18:37 : 18/08/2025

E rëndë në Itali, dy foshnje humbin jetën pasi u infektuan nga detergjenti i spitalit

18:30 : 18/08/2025

Air Albania në krizë financiare, anulon nisjen e fluturimeve me Slloveninë

18:04 : 18/08/2025

Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën

18:00 : 18/08/2025

Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?

17:43 : 18/08/2025

Dasma u kthye në funeral, detaje rrënqethëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi

17:33 : 18/08/2025

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

17:13 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com