• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gazetari i burgosur i REL-it, Ihar Losik kthehet në izolim në Bjellorusi

19:01 : 07/04/2023
në BOTA, KRONIKE

Gazetari i shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik është kthyer në izolim, pas raportimeve se ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Ai ndodhet në burg që nga vera e vitit 2020 dhe javët e fundit nuk ka pasur asnjë informacion konkret për të.

Një burim, i cili ka njohuri për rrethanat e ndalimit të tij në qytetin e Navapolatsk, në verilindje të Bjellorusisë, informoi shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë, më 5 prill, se gazetari është kthyer në izolim. Nga zyrtarët e burgut nuk ishte e mundur të merrej përgjigje për të verifikuar arsyet pse Losik u vendos në izolim.

Muajin e kaluar, kur Losik ishte për herë të fundit në izolim, thuhet se hyri në grevë urie për të protestuar ndaj urdhrit dhe tentoi të bëj vetëvrasje më 15 mars duke prerë kyçet dhe qafën. Më pas ai u transferua në një institucion mjekësor ku mori 68 qepje.

Në dhjetor të vitit 2021, Losik u dënua me 15 vjet burg për disa akuza, duke përfshirë “organizimin e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes shoqërore” dhe disa akuza të tjera që mbetën të paqarta.

Gazetari thotë se është i pafajshëm dhe të gjitha akuzat ndaj tij i quan të motivuara politikisht. Së bashku me Losik, me burg u dënuan Syarhey Tsikhanouski, bashkëshorti i udhëheqëses së opozitës në mërgim Svyatlana Tsikhanouskaya, por edhe të tjerë.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

Arrestimet pasuan në mes të një goditjeje brutale nga autoritetet bjelloruse ndaj opozitës, pas protestave masive disamuajshe kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat e mbajtën në pushtet liderin autoritar Alexander Lukashenka.

Zyrtarët e burgut nuk kanë komentuar lidhur me statusin e Losikut, ndërkaq familja dhe avokatët e tij, që nga muaji shkurt, nuk kanë mundur të marrin informacione për të apo ta kontaktojnë.

Avokati i tij, Artsyom Syamyanau, u arrestua më 20 mars dhe u dënua me 15 ditë burg për gjoja mosbindje ndaj urdhrave të policisë. Më pas, më 4 prill, ai u arrestua përsëri dhe u dënua me 15 ditë burg shtesë.

Avokati i ri i Losikut, emri i të cilit fshihet për shkak të shqetësimeve të sigurisë, vizitoi burgun në Navapolatsk, më 3 prill, por nuk u lejua të takohej me gazetarin. Arsyeja, sipas drejtorit të burgut, është se Losik nuk ka dërguar kërkesë me shkrim për t’u takuar me përfaqësuesin e tij ligjor.

Avokati bëri një kërkesë në emër të klientit të tij, por ajo u refuzua. Ngjashëm është refuzuar edhe përpjekja e mëparshme e përfaqësuesit ligjor të Losikut, për t’u takuar me të, më 10 mars.

Ky është avokati i katërt i gazetarit të arrestuar, ndërkaq tre të mëparshmit janë ekspozuar ndaj presioneve të autoriteteve, përfshirë edhe paraburgimet. Nën presion është edhe familja e Losikut.

Në tetor 2022, gruaja e tij Darya u arrestua dhe u akuzua se kishte dhënë një intervistë për kanalin televiziv polak Belsat, të cilin Minsku e ka cilësuar zyrtarisht si një grup ekstremist. Më 21 mars, Gjykata Supreme refuzoi ankesën e saj kundër dënimit.

Ajo u transferua në burgun e grave në Homel. Në shkurt të vitit 2023, Ihar Losikut iu mohua vizita nga prindërit e tij, të cilët aktualisht kanë kujdestarinë për vajzën e tij katërvjeçare. Letrën e fundit nga Losik, prindërit e tij e morën në shkurt.

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Ihar dhe Darya Losik, ndërsa presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të çiftit dhe dënoi burgosjen e tyre./ REL

Etiketa: bjellorusigazetarREl

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

19:07 : 21/06/2025
AKTUALITET

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

17:49 : 27/05/2025
AKTUALITET

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:43 : 12/05/2025
BOTA

Atentati ndaj Lukashenkos, Bjellorusia liron shtetasin amerikan Yuri Zenkovic

22:32 : 01/05/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet

15:38 : 29/04/2025
AKTUALITET

Qeveria pezullon marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Bejllorusinë

13:41 : 24/04/2025
Para

Rritja e pagës minimale, ekspertët: E pakonsultuar me biznesin

TË GJITHA

Ultimatumi i Ramës: Të shkarkohen deri të hënën të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në Shqipëri

11:00 : 11/07/2025

Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë

10:46 : 11/07/2025

4 vatra zjarri aktive në vend

10:45 : 11/07/2025

Rama: Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllur, financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat

10:43 : 11/07/2025

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

10:30 : 11/07/2025

Pas shkresës në KLP, Rama vijon akuzat ndaj prokurores Gjeli

10:29 : 11/07/2025

Porositi vrasjen e gruas/ Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

10:20 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com