• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Insiston Kurti: Në deklaratën për të pagjeturit përmendet termi “të zhdukur me dhunë”

12:44 : 06/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan më 4 prill, përmendet termi “të zhdukur me dhunë”.

“Formulimi i saktë në anglisht është ‘forcibly disappeared’, pra do të thotë ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes. Pra edhe atëherë kur do të deklarohet, do të thuhet ‘persona të pagjetur’, ‘të zhdukur’, ‘që mungojnë’, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, tha ai.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar të mërkurën se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri më 4 prill për deklaratën për persona të pagjetur, por nuk ka sqaruar nëse aty përmendet termi “të zhdukur me dhunë”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas takimit në Bruksel me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, deklaroi se ky term nuk është pranuar nga pala serbe.

Lexo edhe:

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha ai.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, ku përfshihet edhe marrëveshja për personat e pagjetur.

Në prill të vitit 2022, Bashkimi Evropian ka thënë se palët janë “shumë afër” një marrëveshjeje për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe se krejt çfarë ka mbetur për t’u bërë, është “harmonizimi i dy fjalëve”.

Termi “me dhunë” për zhdukjen e personave gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99, në të cilin ka insistuar pala e Kosovës dhe është refuzuar nga Serbia, ka bllokuar deri më tash arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1.600 persona.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./Rel

Etiketa: albin kurtikosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025
RAJONI

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

14:40 : 17/11/2025
AKTUALITET

Misri serb bën ‘kërdinë’, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

13:39 : 17/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
BOTA

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025
Para

EMRI/ Vodhi paratë e klientëve në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Durrës

TË GJITHA

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar…

20:14 : 17/11/2025

Ndryshime në sistemin e azilit në Britani, katërfishohet pritja për shtetësi

20:09 : 17/11/2025

Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

19:59 : 17/11/2025

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

19:45 : 17/11/2025

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

19:41 : 17/11/2025

Protesta përpara Kryeministrisë/ Hoti: Balluku vodhi miliona, qytetarët paguajnë pasojat

19:24 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com