• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dëshmorët e 2 prillit”/ Spahia: 32 vite më parë plumbat e regjimit lanë Shkodrën me gjak!

11:59 : 02/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për Martirët e 2 Prillit.

Kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit, Spahia është shprehur se ashtu si çdo vit, jemi sërish bashkë në këtë 32 vjetor të përkujtimit të masakrës së 2 Prillit 1991, që lau më gjak Shkodrën nga plumbat e regjimit, duke i vrarë 4 bij të saj, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

Gjithashtu ne këtë ceremoni perkujtimore për “Dëshmorët e 2 prillit të 1991” ka marre pjese edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në ceremoni është mbajtur një minut heshtje në nderim të katër dëshmorëve që humbën jetën në protestë.

Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e Komunizmit në Shqipëri.

Fjalimi i Bardh Spahisë:

Lexo edhe:

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

“Të nderuar familjarë të dëshmorëve të demokracisë

I nderuar prof.dok Sali Berisha
Deputet të Kuvendit të Shqipërisë, Drejtues dhe anëtar të shoqates 2 Prilli, e të përndjekur politik
Të dashur bashkëqytetarë që jeni sot të pranishëm në këtë shesh

Ashtu si çdo vit, jemi sërish bashkë në këtë 32 vjetor të përkujtimit të masakrës së 2 Prillit 1991, që lau më gjak Shkodrën, duke i vrarë 4 bij të saj, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën. Një endërr e prerë në mes nga plumbat e pabesë të veglave të regjimit, që nuk u kursyen të godisnin endrrat për liri dhe demokraci që dilnin nga shpirti i lirë i popullit të Shkodrës.

Kjo datë ka mbetur në historinë e Shqipërisë post komuniste, si një plagë që na shërben sot jo vetëm për të nderuar 4 jetët e prera në mes, por edhe për të kujtuar e reflektuar që të mos e harrojmë të shkuarën. Le t’ja mësojmë brezit të ri kalvarin që përjetuan prindërit e bashkëmoshatarët tanë, vuajtjet e sakrificat deri në dhënien e jetës për të rrëzuar diktaturën më të egër në Europë.

Atë që për 45 vite bëri regjimi komunist në Shqipëri, e që populli i Shkodrës e përjetoi në kurriz më dhunshëm se kushdo tjetër, u pa të përsëritej edhe në 2 prillin e 1991, kur urdhëruesit e vrasjes së 4 djemve të këtij qyteti, e dhunës ndaj qindra të tjerëve, vepruan pabesisht por me një plan të mirëmenduar.

4 viktima dhe rreth 100 qytetarë të plagosur, ishin vepër e një masakre terroriste që regjimi po i bënte qytetit simbol të lirisë, rezistencës dhe kurajos. Shkodra nuk mund të pajtohej me grabitjen e votës dhe prandaj të gjithë mbushën sheshin, të rinj e të reja, qytetarë të të gjitha moshave u përballën me armët e regjimit më të egër diktatorial.

Sakrifica sublime e tyre jehoi fort dhe ishte dëshmi përpara syve të cdo shqiptari dhe botës mbarë, se cfarë ishte në gjendje të bente ai regjim edhe në grahmat e fundit.

Sot të gjithë së bashku në këtë shesh, nderojmë veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë dhe i japim jehonë kësaj ngjarje, që kurrë nuk duhet harruar. Sot gjendemi përballë një tjetër regjimi, nga bijtë e bllokut që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, të cilët po punojnë me cdo mjet për të minosur demokracinë. Tentativa e tyre për të shuar opozitën dhe aplikimi i skemave për ta nxjerrë jashtë sistemit zgjedhor janë dëshmi e pastër e asaj që përfaqësojnë, urrejtjes patologjike që kanë për votën e lirë.

Edi Rama dhe pushteti i errët i krimit që ka instaluar në Shqipëri, e dijnë fare mirë se populli opozitar nuk i trembet përballjes për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat që ajo përfaqëson. E ka bërë gjatë viteve të regjimit, e ka bërë gjatë viteve 90 dhe është i gatshëm ta mbrojë edhe sot më shumë se kurrë. 14 Maji do të jetë një prej atyre momenteve që do ta dëshmojë më së miri këtë gjë, pasi qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë nuk do të lejojnë që institucionet e tyre të përfundojnë në duart e krimit dhe babëzisë së errët të pushtetit të rilindjes.

Shpirti i lirë dhe vizioni pro perendimor i bashkëqytetarëve të Shkodrës dhe mbarë popullit shqiptar, ka për të vendosur përmes votës së lirë, që pushteti nga një grusht oligarkësh të kthehet tek qytetari, ai që sot po e vuan më shumë se askush arrogancën e pushtetit. Le të na shërbejë 2 prilli, si një mesazh i fortë bashkimi e vendosmerie për të çuar në vend amanetin që na lanë përmes aktit të tyre sublim, martirët e demokracisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!”, tha Spahia.

Etiketa: bardh spahiaDeshmoret e 2 prillitSali BerishaShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025
Para

Berisha nga Shkodra: Në breshëritë e partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm, martirët e 2 prillit

TË GJITHA

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com