• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rakip Suli po abuzon me paratë publike, ja tenderi që e çon në burg

14:28 : 01/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Partia Demokratike ka denoncuar se kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli po abuzon me paratë publike.

Në një deklaratë për mediat, shefi i organizimit të PD Klevis Balliu tha se SPAK duhet të zbardhë shkeljet që sipas tij, po bëhen në Bashkinë Kamëz.

Ai përmenti një tender me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-Vjecare “Azem Hajdari” Zall Mner, Bashkia Kamëz”, duke listuar abuzimet e bëra sipas tij.

Demokrati tha se PD me ardhjen në pushtet do të kërkojë transparentë lidhur fondet publike që po shpërdorohen në këtë bashki.

Deklarata

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

Të nderuar banorë të Kamzës:

Bashkia Kamëz, e drejtuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, ka kryer abuzime të shkallës indrustriale me paratë publike, sidomos me fondet e rindërtimit. Një ndër rastet e shumta është procedura e prokurimit për “Rikonstruksion të shkollës 9 Vjecare “Azem Hajdari” Zall Mner, Bashkia Kamëz”.

Hajdutët e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, e kryejnë abuzimin dhe vjedhjen edhe për objekte, të cilat mbajnë emrin e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari.

Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike të 20 Dhjetorit 2022 të Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkimi i operatorëve ekonomikë “Kupa & Udha” Shpk është shpallur fitues në këtë tender.

Ndërkohë, referuar Buletinit të Njoftimeve Publike të datës 28 Dhjetor 2022, Bashkia Kamëz më 20 dhjetor 2022 ka nënshkruar kontratën për objektin e mësipërm, me shoqëritë e sipërcituara.

Pra, në datën 20 dhjetor 2022 kanë bërë publik Formularin e Njoftimit të Fituesit dhe po në atë datë të Buletinit pasardhës, sqarojnë që është lidhur edhe kontrata.

SPAK-u dhe çdo instancë ligjzbatuese në vend bën sikur nuk e di se çfarë shkeljesh kryhen në Bashkinë Kamëz, ndërkohë që këto dokumente dhe informacione janë publike.

Së dyti, fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 269,364,773 lekë pa TVSH.

Oferta e shoqërisë fituese sipas formularit të njoftimit të fituesit është 269,064,786 lekë pa TVSH.

Pra, të nderuar taskapagues të Bashkisë Kamëz, zhvillimi i kësaj procedure rindërtimi ju ka kursyer 299,987 lekë. Pra, në një fond limit 2 miliard e 700 milion lekë, tenderuesit e Z. Rakip Suli ju kanë kursyer 3 milion lekë, pra rreth 0.11%.

Kjo ka ndodhur sepse abuzimi me këtë fond rindërtimi nuk ka patur si qëllim mirëpërdorimin e fondeve publike, uljen e shpenzimeve proceduriale, nxitjen e konkurencës dhe rritjen e eficensës. Zhvillimi i kësaj procedure ka patur si qëllim abuzimin me fondet e rindërtimit, dhe përdorimin e parave të vjedhura për fushatë elektorale.

Përsëri SPAK –u nuk di gjë për këto abuzime, pavarësisht se informacioni dhe dokumentacioni janë publik.

Së treti, disa ofertues janë skualifikuar në këtë tender abuziv, me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim për numrin e punonjësve.

Ndërkohë, edhe shoqëria fituese nuk e plotëson këtë kriter për kualifikim.

Sërish SPAK nuk e ka ditur që, vetëm një ditë përpara se Bashkia Kamëz të publikonte formularin e Njoftimit të Fituesit më 20 dhjetor 2022, në Buletinin nr. 173, datë 19 Dhjetor 2022, shoqëria “Kupa” është shpallur fituese nga Ujësjellës Kanalizme SHA Dibër.
Gjithashtu, po ti referoheni edhe buletineve të tjerë, kjo shoqëri ka patur disa kontrata në proces, përpara se të shpallej fitues në Bashkinë Kamëz.

Pra, të gjithë personat e përfshirë në këtë vjedhje dhe abuzim me fondet publike, minimalisht të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe titullari i Autoritetit Kontraktor që ka miratuar raportin përmbledhës dhe ka lidhur kontratën, për mbajtjen e dy standardeve në vlerësimin e ofertave, me pasojë shkeljen e ligjit, do të marrin së ndëshkimin e merituar.

Së fundmi, duke qenë se Kryetari në ikje Rakip Suli, ka menduar se duke autorizuar persona të tjerë për të bërë miratimin e raportit përmbledhës dhe lidhjen e kontratave, do të shpëtojë vetë, i bëjme me dije se nuk e shmang dot ndjekjen penale.

I sugjerojmë personit të autorizuar prej tij, të bëhet bashkëpuntor me drejtësinë.

I bëjmë me dije Rakip Sulit se, bazuar në nenin 73 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, je direkt personi përgjegjës që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor, për caktimin e personave përgjegjës.

Pra, Z. Rakip Suli duhet ta mësojë që personi i autorizuar prej tij ka kompetencën vetëm për procesin e prokurimit, por nuk është personi që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor.

Partia Demokratike me ardhjen në pushtet, garanton transparencë dhe ri-audit të menjëhershëm nga ekspertët më të mirë, të të gjitha fondeve publike të shpërdoruara nga Bashkia Kamëz.

Etiketa: PDrakip sulitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

Në Shkodër luhet për dy objektiva të ndryshëm, ja si rreshtohen Vllaznia dhe Bylisi

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com