Olta Gixhari doli mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”. Aktorja shprehu se malli për djalin e saj nuk e lë të vazhdojë garën. Ndonëse Olta u surprizua nga djali i saj, ajo nuk ndryshoi mendje sepse i biri nuk e njohu.
Ai i qëndroi larg duke bërë që aktorja të shpërthente në lot.
“Më ka harruar, nuk më njohu”, tha aktorja mes lotësh.
Të gjithë konkurrentët shpërthyen në lot nga ikja e saj dhe i kërkuan të qëndronte.
Luizi është përlotur teksa komentonte largimin e saj duke thënë se pas largimit të Kiarës, kjo ishte goditja e dytë më e fortë.