• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomia u rrit me 4.84% në 2022; Në tremujorin e katërt kryesoi ndërtimi, bujqësia me rënie

15:05 : 30/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 4,84%, në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT.

Në krahasim me një vit më parë, kur zgjerimi ishte 8.91%, ritmet e rritjes janë përgjysmuar, por trendi i lartë i 2021 erdhi pas rënies që vendi shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që dha në ekonomi pandemia e Covid-19. (shih grafikun: Norma reale e rritjes së PBB)

Me përjashtim të tremujorit të dytë, ndërtimi ka udhëhequr vazhdimisht rritjen, së bashku me tregtinë, transportin, aktivitetet financiare, ndërsa më dobët ka rezultuar ndërtimi.

Ekonomia u rrit me 6.96% në tremujorin e parë. Në të dytin, zgjerimi u ngadalësua për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke zbritur në 3.1%. Në tremujorin e tretë, zgjerimi ishte rreth 4.93%, i ndihmuar nga turizmi, ndërsa në të katërtin rezultoi  4.73%.

Në krahasim me publikimet e mëparshme, INSTAT ka rishikuar në rritje ecurinë e ekonomisë për tre tremujorët e parë të vitit.

Rritja në tremujorin e katërt ishte më e lartë për ndërtimin, bujqësia me rënie

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4,73%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Ndërtimi me +1,69 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,88 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,54 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,47 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,42 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,12 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,09 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 0,11%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 6,18%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 14,44%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,61 %.

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 13,79%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,97%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,36%.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 1,24%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 6,77%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,81%. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 1,04%.

Bie konsumi i qeverisë rritet i popullatës

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 4,49 %.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 2,98%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rritje me 9,81%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,59%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,15%./Monitor

Burimi: Instat

Etiketa: BujqesiekonomiinflacionndertimRritja e cmimevevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025
Para

Spaho - Gjiknurit: Kujdes mos të del emri te hetimet e McGongial

TË GJITHA

Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:13 : 01/10/2025

Futi “lavanderitë” e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkohen 20 vite burg për “Cincon”

14:07 : 01/10/2025

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

14:04 : 01/10/2025

“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

13:51 : 01/10/2025

Në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohen 2 persona në Korçë

13:37 : 01/10/2025

E zhdukur prej një muaji, flet babai i 15-vjeçares: Dyshoj se shoqja e ka futur në “valle” vajzën time

13:36 : 01/10/2025

Horoskopi mujor nga Meri Shehu/ Renditja e shenjave nga ajo me pak fat, tek më e favorizuara

13:20 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com