• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

14:02 : 29/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të euros me lekun ra më tej ditën e sotme dhe preku nivelin më të ulët për vitin 2023. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 113.61 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.37 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Kursi i sotëm është më i ulët i regjistruar që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa euro duket se po i afrohet sërish vlerës minimale historike prej 112.83 lekësh, që ishte regjistruar një ditë më parë, në 28 dhjetor 2022.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kërkesa për euro në tregun e brendshëm është e dobët, ndërsa prurjet kanë një tendencë të vazhdueshme në përmirësim. Vitin e kaluar, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie, i mbështetur nga të ardhurat rekord nga turizmi, ndërkohë që investimet e huaja direkte shënuan vlerën më të lartë historike.

Edhe politikat e brendshme monetare dhe fiskale me karakter shtrëngues vlerësohet se kanë luajtur një rol në favor të mbiçmimit të lekut gjatë vitit 2022 dhe në pjesën e parë të 2023.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

Ndërkohë që po hyjmë në tremujorin e dytë të vitit, pritet që turizmi hyrës të rritet gradualisht dhe prurjet valutore prej tij gjithashtu. Agjentët mendojnë se, në mungesë të zhvilimeve të papritura, perspektivat afatshkurtra të kursit të këmbimit ngelen në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut.

Tendencë të ngjashme në rënie po shfaq edhe dollari amerikan. Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari këmbëhej sot mesatarisht me 104.7 lekë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët të vitit 2023.

Madje, kursi i këmbimit të dollarit me lekun është në nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2021.

Kursi i këmbimit mes dollarit dhe lekut në fakt nuk është shumë i lidhur me zhvillimet e tregut të brendshëm valutor, por reflekton kryesisht kursin mes euros dhe dollarit në tregjet ndërkombëtare. Duke qenë se euro ngelet valuta e huaj referuese në ekonominë shqiptare, kursi i saj ndaj valutave të tjera përcakton edhe kursin e këtyre të fundit ndaj lekut.

Në muajt e fundit, euro ka fituar terren dhe aktualisht këmbehet me 1.09 dollarë amerikanë, duke rifituar ndjeshëm terren krahasuar me vitin e kaluar, kur pati zbritur përkohësisht poshtë nivelit të paritetit.

Forcimi i euros është mbështetur nga kursi i shtrëngimit të shpejtë monetar i adoptuar nga Banka Qendrore Europiane këtë vit. Ndërkohë, gjatë muajit mars falimentimi i disa bankave tregtare në SHBA ka ndikuar negativisht tregjet financiare amerikane dhe ka sjellë zhvlerësim të mëtejshëm të dollarit.

Tendenca e forcimit të lekut ndaj valutave të partnerëve kryesorë tregtarë ka një efekt pozitiv në drejtim të përpjekjeve për të ulur nivelin inflacionin. Duke qenë një ekonomi e varur nga importi i mallrave, forcimi i lekut ka amortizuar pjesërisht efektin e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, forcimi i ndjeshëm i monedhës vendase përbën një shqetësim të madh për sektorët që eksportojnë mallra dhe shërbime, sepse ul marzhet dhe konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

Etiketa: dollarieurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

08:27 : 19/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

08:14 : 18/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 15/08/2025
AKTUALITET

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

14:59 : 14/08/2025
Para

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane: Pritet rënie e shpejtë e inflacionit

TË GJITHA

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com