• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro bie përsëri poshtë 114 lekëve, qëndron pranë niveleve më të ulëta të vitit 2023

13:44 : 28/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro ka rënë sërish poshtë kufirit të 114 lekëve në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 113.98 lekë, duke shënuar rënie për të tretën ditë radhazi. Aktualisht, euro ndodhet përsëri pranë niveleve më të ulëta për vitin 2023, shumë afër vlerës prej 113.97 lekë që ishte shënuar më datë 13 mars.

Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se kjo është një situatë në vazhdimësinë e presioneve nënçmuese të tregut mbi monedhën europiane, të vërejtura qartë qysh vitin e kaluar. Faktori mbizotërues, sipas tyre, ngelet oferta e bollshme e euros në tregun valutor, përkundrejt një kërkese për monedhën europiane që në vijimësi vlerësohet si e dobët.

Duke analizuar faktorët kryesorë që ndikojnë kursin e këmbimit, pozitat e forta të lekut kundrejt euros mund të shpjegohen me disa element. Vitin e kaluar, bilanci i pagesave shënoi përmirësim. Deficiti i llogarisë korrente u reduktua me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Ky përmirësim u ndikua nga ecuria pozitive e eksportit të shërbimeve, sidomos vitit rekord të turizmit, ku të ardhura në terma neto prekën rekordin historik prej 1.07 miliardë eurosh, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Një efekt pozitiv po jep edhe zëri i të ardhurave dytësore, ku dërgesat e emigrantëve prekën nivelin më të lartë që prej vitit 2008.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Paralelisht, edhe flukset në llogarinë financiare prekën vlera rekord. Investimet e huaja arritën vlerën historike rekord prej 1.37 miliardë eurosh, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë. Këto shifra shpjegojnë në një masë të madhe ecurinë në rritje të flukseve të valutës në ekonominë shqiptare, pa llogaritur këtu prurjet informale, që është e vështirë të vlerësohen, por që në perceptimin e agjentëve të tregut kanë një rol të rëndësishëm në ofertën e valutës.

Në teori, një lloj ndikimi në kursin e këmbimit mund të kenë pasur edhe politikat me natyrë shtrënguese që kanë prekur ofertën e monedhës kombëtare. Banka e Shqipërisë në 12 muajt e fundit ka rritur normën bazë të interesit për pesë here, nga niveli 0.5% në 3%. Kjo rritje ngelet gjithsesi më e ulët se rritja e normës bazë të euros. Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese gjatë vitit të kaluar dhe deficiti buxhetor pësoi rënie me 8% krahasuar me një vit më parë. Këto zhvillime kanë bërë që rritja vjetore agregatit monetar M2 (paraja jashtë bankave dhe depozitat në lekë të rezidentëve përfshira në paranë e gjerë, përjashto llogaritë dhe depozitat e qeverisë) të bjerë në nivelet më të ulëta në katër vitet e fundit.

Efektet e mbiçmimit të monedhës janë të favorshme për një pjesë të aktorëve ekonomikë, por të dëmshme për disa të tjerë. Forcimi i lekut ka zbutur ndjeshëm presionet inflacioniste nga importi dhe është një ndër faktorët që ka ndikuar në nivele më të ulëta të inflacionit krahasuar me ekonomitë e tjera europiane. Në këtë mënyrë, mbiçmimi i euros ka ndikuar pozitivisht sektorin importues, mbizotërues në ekonominë shqiptare, por edhe konsumatorët. Efektet janë pozitive edhe për kredimarrësit në euro, që i kanë të ardhurat e tyre në lekë. Kjo ka zbutur pjesërisht efektin e rritjes së normave të interesit të kredive, të përcjellë sidomos nga kreditë me interes të ndryshueshëm nga rritja e treguesit referues, Euriborit.

Nga ana tjetër, forcimi i lekut ndaj euros është një zhvillim negativ për sektorin eksportues të ekonomisë, që siguron të ardhura në valutë dhe që shpenzimet i kryen përgjithësisht në lekë. Rënia e euros dhe trysnitë e forta për rritjen e pagave që po ushtron tregu i punës ndikojnë negativisht marzhet dhe konkurrueshmërinë e eksportuesve, sidomos në sektorëin e fasonerisë.

Humbje nga nënçmimi i euros në teori kanë edhe subjektet që kanë kursime në monedhën europiane dhe shpenzime në lekë, por sidoqoftë ky efekt është relativ, duke pasur shkallën e lartë të euroizimit të ekonomisë së brendshme./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
BOTA

KE-ja i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

13:54 : 04/06/2025
Lajmet e Dites

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:59 : 04/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 Qershor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

10:46 : 01/06/2025
Para
Dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në rajonin Poltava.

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com