• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

U17/ Nuk ka fitues në “Air Albania”, Shqipëria dhe Zvicra ndajnë pikët

19:12 : 25/03/2023
në SPORT

Shqipëria U-17 barazoi me rezultatin 1-1 me Zvicrën U-17 pasditen e sotme, në takimin e dytë kualifikues kundër Zvicrës në stadiumin ‘Air Albania’, e vlefshme për fazën ‘Elite Round’ të Kampionatit Europian 2023. Djemtë e drejtuar nga tekniku Ervin Bulku zhvilluan një ndeshje shumë të mirë duke dominuar e përballuar me sukses zvicerianët dhe duke u përpjekur të dalin përpara rrezikshëm. Kuqezinjtë kryesuan të parët sfidën me meritë, me golin e realizuar nga Flavio Sulejmani.

Trajneri Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amarildo Dervishi (GK), Adi Kurti (c), Alion Damini, Jordi Jaku, Frederik Tosku, Glenis Bellon, Flavio Sulejmani, Ergi Bastari, Kleo Shpuza, Dean Vraniçi, Davide Avdullari

Kuqezinjtë e kanë rastin e parë shumë shpejt, që në minutën e katërt, me Flavio Sulejmanin, i cili godet fort një top nga jashtë zone, por që pengohet nga portieri. Sulmuesi shqiptar nuk dorëzohet, por futet brenda zonës kundërshtare, duke tentuar sërish, por topi përfundon jashtë vijave kufizuese.

Goli për Shqipërinë vjen në minutën e 14-të, me sulmuesin Flavio Sulejmani, i cili realizoi një gol mjaft të bukur, ku i vetëm përballë portierit kundërshtar, e dërgoi topin mbi të dhe në fund në rrjetën zviceriane. Festë në kampin shqiptar, me kuqezinjtë që udhëheqin sfidën 1-0.

Nuk mungojnë rastet për Shqipërinë, teksa 10 minuta më vonë, Jordi Jaku provon nga jashtë zone por topi përfundon mbi traversë. Edhe Glenis Belloj provon me të djathtë e tij nga një distancë e largët, por nuk gjen rrjetën, me topin që përfundon jashtë zone.

Lexo edhe:

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Zvicerianët tentojnë rrjetën kuqezi, por portieri Amarildo Dervishi është pa dyshim, hero i pjesës së parë së bashku me autorin e golit, Flavio Sulejmani. Gardiani kuqezi bëri disa pritje spektakolare, duke shpëtuar Shqipërinë nga barazimi i mundshëm. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 për Shqipërinë.

Kuqezinjtë e nisin pjesën e dytë aty ku e lanë, duke kontrolluar mirë topin e në përpjekje për të mbrojtur avantazhin. Trajneri Bulku bën zëvendësimin e parë në minutën e 56-të, me Devi Duron që zëvendëson Frederik Toskun. Duro bëhet menjëherë protagonist, ku pas një pasimi të saktë të Sulejmanit, del tek për tek me portierin shqiptar të Zvicrës, Muslijën, por ky i fundit grushton topin duke i mohuar finalizimin mesfushorit kuqezi. Në minutën e 64-t, trajneri Bulku vendos të zëvendësojë autorin e golit Flavio Sulejmani dhe në vend të tij hyn në lojë Tedi Malaj.

Alessandro Romano barazon rezultatin në minutën e 66-të, duke rikthyer baraspeshën në këtë ndeshje për Zvicrën. Numri 8 i miqve shënon pas topit të kthyer nga portieri Dervishi, i cili bëri një super pritje të Botelit, por nuk kishte asnjë shans të priste gjuajtjen e Romanos. Në minutën e 79-të, Jordi Jaku dhe Dean Vraniçin lënë fushën dhe në vend të tyre hyjnë Klejdi Marinaj dhe Klaus Kashari.

Rezultati i ndeshjes nuk ndryshon, me kuqezinjtë që ndalen në barazimin 1-1 me Zvicrën në këtë ndeshje të dytë të kualifikueseve të Europianit 2023. Ndeshja e tretë dhe e fundit është ajo kundër Letonisë, më 28 mars dhe është planifikuar të nisë në ora 17:00 në ‘Air Albania’.

 

Etiketa: elite roundShqiperiaU17zvicra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

Meta i përgjigjet qytetarit në FB: Do angazhohemi në institucionalizimin e referendumit

TË GJITHA

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com