• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: McGonigal jo një bajloz i zi solitar, Rama korruptoi edhe të tjerë

10:41 : 25/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilluan këtë të Shtunë një takim me të rinjtë e FRPD-së në selinë e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë u bënë promotorët e fitores së PD-së në vitet ’90-të dhe Rithemelimit të PD-së 1 vit më parë.

“Të rinjtë ishin ata që bënë revolucionin demokratik të dhjetorit ‘90 dhe themeluan PD-në”, tha Berisha, ndërsa shtoi se sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i” cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen”.

Ai preku dhe rastin “McGonigal”, duke shprehur bindjen se Edi Rama e ka korruptuar atë dhe zyrtarë të tjerë të huaj.

“Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një aduti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare. Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare. Ishte forumi rinor, drejtuesit e saj, ata të cilët kaluan me vendosmëri në mbështetje dhe ndërmorën procesin e rithemelimit të PD-së. McGonigal nuk ishte një bajloz i zi solitar. Edi Rama kishte korruptuar edhe të tjera”, tha ai.

Lexo edhe:

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

Berisha vlerësoi Këlliçin, të cilin e cilësoi kandidatin “më të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës”.

Nga ana tjetër, akuzoi kreun aktual të Bashkisë Tiranë për vjedhje të fondeve publike.

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. Sot Tirana është në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar në planet. Tirana i ka sot këto sepse ka një falls-kryebashkiak. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake. Por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha.

Më tej, u ndal dhe te premtimi i Këlliçit për transport publik pa pagesë.

“Unë e falënderoj Këlliçin për premtimin që bëri para jush. Transporti falas ishte, mendoj unë, premtimi më i guximshëm, më i domosdoshëm, premtimi që do ndikojë në buxhetin e të gjitha familjeve. Por nuk do ndikojë vetëm në buxhetin, por edhe në shëndetin të gjitha familjeve. E thamë që Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, sepse këtu trafiku është organizuar me principin se si të udhëtohet më ngadalë, se si njerëzit të thithin sa më shumë gazra toksike. Do pakësohet numri i atyre që përdorin mjetet personale për të shkuar në punë, sepse do përdorin mjetet publike. Tirana nuk është më e varfra, nuk është ndër dhjetë vendet e fundit në botë, por është më e vjedhura. Unë dua ta përgëzoj zotin Këlliçi për këtë premtim solemn me një impakt shumë të madh për jetën e Tiranës. Unë kam besim se me programin e tij do të sjellë një revolucion të vërtetë dhe se qyteti do vendoset në shinat e një qyteti normal dhe me perspektivë”, tha Berisha.

Etiketa: Belind KëlliçiCharles McGonigalEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025
AKTUALITET

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025
Para
Foto ilustruese

'Maskat' garë më policinë në Lushnje, braktisin automjetin dhe arratisen (Detajet)

TË GJITHA

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

09:01 : 10/09/2025

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025

Vjeshta sjell ndryshime! Ja kujt do t’i lulëzojë puna dhe kush do të ketë momente të vështira

08:40 : 10/09/2025

Pas sherrit, gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë

08:38 : 10/09/2025

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

08:25 : 10/09/2025

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot

08:18 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com