• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Fierit “nuk djeg” sa duhet/ GJKKO lehtëson akuzat për Bllakon dhe Dervishaj

12:37 : 24/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion është zhvilluar këtë të premte seanca paraprake për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit, ku u paguan 4 milionë euro nga buxheti i shtetit për punë që nuk u kryen asnjëherë.

Seanca gjyqësore që nisi prej orës 10 ka zgjatur për rreth katër orë dhe trupa e gjyqtarëve ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e inceneratorit. Seanca ishte shtyrë të paktën 4 herë më parë, pasi avokatët e të akuzuarve kishin kërkuar që të pushohej çështja, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Ndërkohë, një zhvillim të rëndësishëm përbën fakti se GJKKO kërkoi nga prokuroria korrigjime dhe saktësime akuzash për ish-deputetin Alqi Bllako dhe zv/Presidentin e FSHF-së, Arben Dervishi duke iu lehtësuar pozitat në përballjen me drejtësinë.

Në dosjen e përpiluar nga organi i akuzës mbi ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, rëndonin akuzat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”( dy herë), parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal.

Por sipas Gjykatës së Posaçme, Bllako nuk konsiderohet zyrtar i lartë, por mban statusin e funksionarit publik, ndaj ish-deputeti i PS nuk do akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, por për “korrupsion të funksionarëve publikë”.

Lexo edhe:

Në arrest përtej afateve/ Kushtetuesja: Tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Margjeka

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Ndërkohë GJKKO ka kërkuar nga SPAK që të saktësohet akuza edhe për zëvendës/presidentin e FSHF, Arben Dervishi, i cili ka qenë supervizor i punimeve të inceneratorit.

SPAK e akuzon Dervishajn për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Por, togat e zeza kanë rrëzuar të dyja këto kërkesa dhe Dervishaj do të akuzohet vetëm për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Po kështu gjykata rrëzoi kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre dhe pritet vendimi.

DOSJA

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit tashmë janë në bankën e të akuzuarve për 7 vepra penale.

Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Ndërkohë, ashtu siç dyshonte që në mars SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Sipas SPAK, është e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga Alqi Bllako, ndërsa Lefter Koka ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.

AKUZAT NGA SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit.

Lefter Koka – (ish Ministër i Mjedisit) i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, si dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a”dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Alqi Bllako – (ish/Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit) akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”( dy herë), parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal.

Arben Dervishi – (Zv/Presidenti i FSHF) akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Etleva Kondi – akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248- 25, 259 i Kodit Penal.

Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj – akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Klodian Zoto – akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, (dy herë), “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245 – 25 (tre here), 244, 143/3 – 25, 144/a -25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Arenc Myrtezani – akuzuar për veprat  penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim , “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 – 25, 143/3 e 25, 144/a e 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Loran Dusha – akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza – akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla – akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal.

Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra – akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.

Personat juridik: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. – akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25, 143/3 e 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Personat juridik: “Sili” sh.p.k, “P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k – akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Personat juridik: “Best Services”sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k, “General Servis”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group”sh.p.k, “Froggy”sh.p.k – akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal.

Etiketa: #SPAK#boldnewsakuzatAlqi Bllakoarben dervishajGJKKOinceneratori i fieritklodian zotolefter koka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në arrest përtej afateve/ Kushtetuesja: Tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Margjeka

18:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

12:19 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas

10:47 : 16/07/2025
Para

Berisha: Rama është i implikuar me thjeshtrën e tij edhe në fushën e Porto Romanos

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com