• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet takimi Rama-Sunak/ Qeveria britanike: Do vlerësohen burgjet shqiptare

22:33 : 23/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria Britanika ka dalë me njoftim zyrtar pasi kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rishi Sunak.

Në faqen zyrtare përshkruhen detajet e bisedës së zhvilluar mes tyre. Sipas njoftimit, të dy kryeministrat, përshëndetës punën e përbashkët për ekstradimet, ndjekjet penale dhe deportimin e qindra të burgosurve.

Gjithashtu, thuhet se ata kanë rënë dakord që një ekip i përbashkët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, që do përfundojë në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimet, ndjekjet penale dhe kapacitetet e mjekësisë ligjore dhe ekstradimin e qindra të burgosurve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese. Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar” – thuhet në një deklaratë të përbashkët mes tyre.

“Si aleatë në NATO, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, mbrojtjen e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë ndihmën e mbrojtjes kibernetike shqiptare përballë kërcënimeve në internet” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Lexo edhe:

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

Një fokus të veçantë ka edhe për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.

“Kryeministrat e dy vendeve u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për të cilat u ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat. Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt” – thuhet në deklaratë.

“Në fund, të dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar” – përfundon deklarata.

Etiketa: BurgEdi RamasituateTask Force

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

12:46 : 10/11/2025
AKTUALITET

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025
AKTUALITET

Gonzato ‘i pret iluzonet’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat, më e vështirë se sa çelja

10:55 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

10:43 : 10/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
Para

Bushati godet Ramën: I jep lek Tony Blair, kontrollon çdo gjë

TË GJITHA

Nuk fituan asnjë bashki, Salianji: PD nuk është në rrugën e duhur, ka humbur pasionin

12:47 : 10/11/2025

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

12:46 : 10/11/2025

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

12:25 : 10/11/2025

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:24 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com