• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti i Porto Romanos nis me zvarritje, shkelet afati për çeljen e garës

20:33 : 23/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk e ka çelur ende garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, ndonëse premtoi se procedura do të hapej në fund të muajit janar. Projekti i prezantuar me bujë në dhjetor 2022, ka nisur me zvarritje dhe tejkalime afatesh. Autoriteti Portual i Durrësit thotë se gara pritet të shpallet javët në vijim, pasi grupet e punës janë ende duke vlerësuar praktikën juridike dhe financiare të saj. Ndërsa ministria përgjegjëse, nuk ka asnjë shpjegim mbi vonesat që po shoqërojnë projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Nga Esmeralda Topi

“Në fund të janarit 2023, sipas gjithë punës që po bëjmë me Eric Smit dhe me Royal Haskoning ne do të jemi të gatshëm për të lançuar garën ndërkombëtare, e cila do të jetë e hapur për të gjitha kompanitë që kanë treguar një interes të veçantë.” – deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku më 12 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë prezantimit të projektit të portit të ri në Porto Romano.

Edhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vëngu, në një dalje televizive në mesin e muajit janar konfirmoi të njëjtin skenar të deklaruar më herët nga Balluku.

“Skenari ideal, në javët në vijim pritet që të çelet gara ndërkombëtare, synojmë që të mbyllim negocimin e kontratës, idealisht sipas të gjitha parashikimeve ligjore dhe shpalljen e fituesit apo konsorciumit fitues, siç është zakonisht në këto raste brenda fundit të gjashtë mujorit të parë, fillimit të gjashtë mujorit të dytë, me synimin që gjashtë mujori i dytë të jetë dhe fillimi i punimeve.” – shprehej Vëngu.

Lexo edhe:

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

Në pritje të garës ndërkombëtare për Porto Romanon

Nga verifikimet e bëra, rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk e ka çelur ende garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ndonëse afati i premtuar publikisht është shkelur me dy muaj.

I vetmi zhvillim konkret për këtë projekt deri më tani është një takim konsultativ që qeveria ka bërë më 2 shkurt, me kompani dhe institucione ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e Porto Romanos.

Sipas njoftimeve të bëra publike nga Agjencia për Media dhe Informim, Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti Portual i Durrësit, asnjë prej përfaqësuesve të qeverisë nuk ka dhënë ndonjë shpjegim mbi vonesat në hapjen e garës ndërkombëtare për Porto Romanon.

“Numri i shumtë i vizitorëve tregon interesin e madh për këtë projekt dhe ne kemi vendosur që këtë projekt ta ndërtojmë në një bazë transparence, duke nisur nga përzgjedhja e konsulentit tonë, e cila u bë me një garë ndërkombëtare dhe kështu të gjitha hapat në vazhdim.”- tha Belinda Balluku gjatë takimit në fillim të shkurtit.

Si e justifikojnë vonesën autoritetet?

Në fillim të muajit mars, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Portual të Durrësit.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ne nuk morëm një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës ndaj jemi në proces ankimimi për informacionin e kërkuar.

Ndërsa Autoriteti Portual i Durrësit në përgjigjen zyrtare për Faktoje thotë se gara pritet të shpallet javët në vijim, pasi grupet e punës janë ende duke vlerësuar praktikën juridike dhe financiare të saj.

“Në vijim të takimit prezantues me palët e interesuara dhe marrjes së lejes zhvillimore, konsulentët ndërkombëtarë janë duke finalizuar Projektin teknik. Ndërkohë që grupet e punës pranë Autoritetit Portual Durrës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, po vlerësojnë të gjithë praktikën juridike dhe financiare në përputhje me parashikimet ligjore, për të vijuar më tej me shpalljen e garës ndërkombëtare në javët në vijim.”– argumenton, Autoriteti Portual i Durrësit.

Nëse gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano do të ishte hapur në fund të muajit janar, fituesi planifikohej të shpallej në korrik. Sikurse u paralajmërua më herët nga një artikull i Faktoje, kjo është zvarritja e parë e projektit, që sipas inxhinierit të porteve Tomorr Spahiu do të jetë një ‘mision i pamundur’.

“Do të ndodhë ajo që ndodhi me Portin e Karpenit. Qeveria miratoi dhënien me koncension të këtij porti në 2016, u bë një vit propagandë e madhe. Propozimi i tyre ishte pa një lloj baze, asnjë studim. Dhe ndërkohë propaganda dilte dhe thoshte që Karpeni do konkurronte edhe Roterdamin. Dhe çuditërisht që nga ajo kohë, asnjë nuk ‘cicëron‘ më. Po e njëjta gjë po ndodh edhe me këtë të famshmen Marina Jaht të Durrësit dhe Portin e ri Tregtar të Porto Romanos. Jam shumë i bindur që edhe kjo do sfumohet. Siç e shihni, edhe ata vetë brenda javës thonë njëherë që do ta financojmë me paratë tona, njëhërë me koncension.”- u shpreh Spahiu.

Më poshtë, gjeni artikujt e tjerë të publikuar nga Faktoje në fillim të këtij viti, kur qeveria prezantoi me bujë projektin për portin e ri tregtar në Porto Romano. /Faktoje.al

Etiketa: Durresportoqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Qeveri e vjetër me program të vjetër/ Ja çfarë ripremton Rama

13:14 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025
Para

Grabiste dyqanet nën kërcënimin e thikës, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com