• Kontakt
Monday, May 29, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Me 170 euro kalon në Itali/ Pezullohen 3 policët në Portin e Vlorës, shefi nën hetim

08:34 : 23/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit paraditen e kësaj të enjte ka njoftuar pezullimin nga detyra të tre efektivëve, të punësuar pranë portit të Vlorës, të cilët u denoncuan mbrëmjen e djeshme nga emisioni “Stop” për korrupsion dhe lejime të kalimit drejt Italisë me letra false.

Përgjegjësi i turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi janë pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj shefit të stacionit policor në portin e Vlorës nënkomisar Y. D, ka nisur hetimin i thelluar disiplinor.

Sakaq, sipas denoncimit për të shkuar drejt Brindizit në Itali nga Porti i Vlorës, qytetarët duhet të paguanin nën dorë plot 170 Euro tek sekseri dhe policët kufitarë, përveç biletës.

Një qytetar që preu një biletë për në Brindizi, në një agjenci pranë Portit të Vlorës fillimisht nuk e lanë të niset pa garancinë e një shtetasi italian. Ndaj, përmes një sekseri ai pagoi para te policët, për të vazhduar më tej drejt destinacionit.

Reagim i policisë:

Lexo edhe:

Sherri me efektivët e “Shqiponjave”/ Vocaj pezullon babain e dy djemtë, të tre policë në Tiranë

Grabitja e radhës/ Durrësin arabëve, Vlorën Brunesit të pllakave

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara dhe duke paguar ryshfet tek një punonjës i Policisë Kufitare të portit Vlorë, ju informojmë se: Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në PKK Port Vlorë, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi.

Ndaj tre punonjësve të Policisë të lartpërmendur si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët e emisionit “Stop” dhe fton sërish mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm. Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të larguar nga radhët e saj, punonjësit që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë besimin e qytetarëve të Policia.

BISEDA:

Qytetari – Si kaluat?

Agjensia – Mirëmëngjes! Si je ti?

Qytetari – Sa është bileta për Brindizi?

Agjensia –50 euro!

Qytetari – 50 euro! Ça ore niset?

Agjensia –Rreth orës… normalisht rreth orës 2.30. Sot mund të niset edhe në 3 se ka.., ka njiçikë trafik. Sa kushtojnë 50 euro? 59 e 500.

Qytetari – Në orën 3 niset, hë?

Agjensia –Po! Duhet të ngjitesh më përpara, 2 orë para! Në orën 1 të jesh në anije!

Qytetari – Në orën 1?

Agjensia – Në orën 1, në anije!

Qytetari – Faleminderit!

Në terminalin e udhëtarëve ai takon Romeon, një sekser, i cili mundëson kalimin e kufirit kundrejt pagesës nën dorë.

Qytetari – Ça ore fillon ajo?

Romeo – Kur të duan. S’kanë orar.

Qytetari – Të sjellin probleme?

Romeo –Të sjellin.

Qytetari – S’kam garanci e kshu.

Romeo –S’ke garanci? S’kalon dot!

Qytetari – Pse duhet të më sjellin probleme mua? Unë kam plot vula ktu, që kam kalu. S’më kanë ndalu.

Romeo –Po ishallah, o të kalosh! Ça të them unë?!

Qytetari – Po muhabeti është, mos ngelem, hë pa ishallah të kalosh, thotë ky.

Romeo –Po ngele, do votosh aty. Futu tek ajo vajza, është vajzë e mirë.

Qytetari – Kush?

Romeo – Nji vajzë ktu brenda. Ajo është vajzë e mirë. Me atë mund ta gjesh gjuhën. Do të them unë, të futesh tek ajo vajza. Të lëmë edhe nji kafe,- thoj ti asaj!

Qytetari – Po s’dua t’i them atje, se atje do ketë noi kamerë, noi gjë.

Romeo –Jo po atje s’do japësh gjë.

Qytetari – Po , po them.

Romeo –Do i thosh asaj, se i marr una.

Qytetari – Sa e kanë gjobën ata?

Romeo – Mo na inçizon, na q….!

Qytetari – Hë mo tallesh ti tani, mo?!

Romeo –Për sytë e ballit! E kanë bërë 200 euro atë.

Qytetari – Sa e kanë bërë?

Romeo –200!

Qytetari – Ça t’i them unë asaj?

Romeo –Po ashtu, të lë nji kafe te ai karrocaxhiu. Nuk do futesh pa thënë unë!

Qytetari – Ok!

Romeo –Ulu ti aty! Mos përmend emra, se ka spiuna ktu, janë për t’i q…xxx m…rën!

Romeo –Te ajo vajza atje! E shikon atë vajzën matanë? Do i them unë asaj. Do i vete anë e më anë, kam atë çunin. Shikoje! Nuk ka ftesë. Shikoje!

Qytetari – Si je?

Oficerja e policisë – Ftesë? Garanci?

Qytetari – S’kam.

Oficerja e policisë –Urdhëro!

Qytetari – Nuk kam garanci.

Oficerja e policisë –Nuk ke garanci?

Qytetari – Po!

Oficerja e policisë –Atëherë s’mund të fus.

Qytetari – Po kam udhëtuar, nuk është, se s’kam. Ti e shikon, që unë jam i rregullt.

Oficerja e policisë –Të lutem! Më dëgjo!

Qytetari – Të dëgjoj, të dëgjoj.

Oficerja e policisë –Pa ftesë, nuk udhëton dot. Të duhet nji ftesë, garanci, për të kaluar. Unë kam nji procedurë pune.

Qytetari – Të kuptoj, të kuptoj!

Oficerja e policisë –Unë as nuk të njof, as nuk kam noi gjë me ty. Është thjesht procedurë pune dhe ky refuzim, që bëhet, është thjesht 24-orësh.

Qytetari – Ti e shikon, që unë jam i rregullt. Nuk është, se e kam shkelur. Unë kam ikur me vizë në 2008-tën dhe s’e kam thyer, vetëm për të qenë në rregull me shtetin.

Oficerja e policisë –Lexoje! Është refuzim daljeje.

Qytetari – Po pse s’më ndihmon, o vlla, se s’po marr vesh?

Oficerja e policisë –Nuk të ndihmoj dot.

Më pas në skenë del Gazi, i cili ka një agjenci udhëtimi dhe është sekseri kryesor në Portin e Vlorës për kalimin e qytetarëve drejt Italisë duke marrë ryshfet.

Qytetari – O bos!

Punonjësi – Hë, vlla!

Qytetari – Të vij të dielë, a të shtunë unë? Më kalojnë dot, apo…?

Shoferi – O vlla si e shtunë, si e hëna, të tëra ditët njësoj janë. Për ça të ktheu o vlla? Të ktheu për ditët? Për ça?

Qytetari – Po asnji gjë o burrë, ja thjesht isha pa garanci.

Shoferi – A je pa garanci?

Qytetari – Hë!

Shoferi – Ik atje thuaj, bëj noi garanci noi gjë, vetëm ai mund t’i marri!

Gazi – Sot janë deportuar shumë.

Qytetari – Po si ka mundësi?

Shoferi – Jo s’ka garanci, është në rregull i shkreti, po s’ka garanci.

Qytetari – Të sjell problem kjo, refuzimi?

Gazi –Jo s’ka, vetëm sot nuk kalon dot në asnji pikë.

Qytetari – Po pra!

Gazi – Të shtunën, shty biletën e hajde!

Qytetari – Të shtunën?

Gazi –Të lë nji numër telefoni unë?

Qytetari – Më jep nji numër telefoni o vlla, se…!

Qytetari– Të vij të shtunën, të bëj telefon?

Gazi –Merre ktu, mos u lidh fare, as më ndonji shofer, me ato të Fierit me asgjë!

Qytetari – Ça shofer, o vlla?!

Gazi –Tallin k…n, kur ngelen keq, vijnë te mua. Më kupton vllan, hë? Ty të ktheu nji kunata e baxhanakut tim. E ka hedh në sistem, nuk bëhet gjë sot, se ka ardh kshu, se kanë kthyer gjith ata veta pa garanci italianët. Po të shtunën, do të bëj unë garanci të rregullt, të gjitha, sikur do vesh te nji italian.

Qytetari – Sa venë ato?

Gazi –Të gjitha me kto, 120 euro në total.

Qytetari – Që të kaloj edhe andej?

Gazi –Direkt! Andej me garancinë.

Gazi –Hë vlla, erdhe ti?

Qytetari – Ça bëre? Si je?

Gazi –Ti ke deportim? Ça ke?

Qytetari – Jo mo ça deportim?! Thjesht për atë 24-orarshin. Refuzohet hyrja për…

Gazi –E mora vesh atë, e mora vesh.

Agjensia – Po punuan sot ata o vlla, ku di unë, s’e dije, s’kanë bërë asnjë ata.

Gazi –E di o, e di, dje s’bën asnjë.

Agjensia – Dje i kanë kthyer të gjithë e s’merrnin më as lekë ata , ata. Po garancinë e ke tënden , apo e ke bërë ktu?

Qytetari – Jo mo, s’kam garanci unë.

Gazi –Do ia bëjmë ne garancinë.

Qytetari – As dje s’kanë kaluar?

Gazi – Këmbë njeriu! E kanë bërë çikë keq, se ka kthyer edhe Italia andej për garancira. Më kupton vllanë, se i donin të dhënat të sakta, që ku do vesh andej për shembull.

Gazi – Bëre mirë, që erdhe shpejt, se edhe ai do vejë të kontrolloj ato… (Dokumetat)

Qytetari – Ditët s’i kam thyer unë.

Gazi –Ditë mos të kesh, se ka çmim tjetër dita, prandaj të thotë vllai. Atje, ku do të shoqëroj ai shoku, ose unë, do vesh te filan kabinë.

Qytetari – Tani, kur ti je i rregullt, që nuk e ke shkel, pse nuk të lënë kta?

Gazi – Sa?

Qytetari – Kur je i rregullt…

Gazi –Do garanci, ku do vesh ti atje, e kanë vënë rregull kta. Më shumë janë kta pengesa tek neve. Kishin kap 4 doganiera andej me kto, e kanë frikë ata vlla. Nëqoftëse se njeh tjetrin, normale. Mua më vjen keq të të ndihmoj ty, që të hysh, se ai më pranon. S’pranoi, vari leshtë pastaj.

Gazi –Jo re, jo, ja do ë ai shoku, që t’i thotë atij. Ky s’ka gjë, o vlla i bëjm dot nji prenotim hoteli ktij shokut. Bëhet, s’bëhet kundrejt rregullave. Unë pa e marrë Ok, nuk të fus dot atje o , se ashtu s’loz dot jo ajo atje, po p…i i motrës së asaj dot me mua, po më tha hajde.

Qytetari – Unë isha kail, të vija të takoja atë shefin e madh.

Gazi –Ja aty do vejë ai. Ata, që janë kthyer për ftesë të enjten, nuk i bën dot, sot tha janë revoltuar. Të gjejmë nji makinë, tha,- hipe në makinë,-i kishte thënë. Ja, sa më shkrojti. Nuk bën me ftesë thotë. Po ça do bëjmë, i them unë. Po të hipi me makinë ai me nanjë,- thotë.

Qytetari – Po me makinë nuk është njësoj si me traget? Ça do thonë ata?

Gazi –Jo jo, s’më kuptove! Është te mjetet ky, që vulos. Ky dajua im.

Etiketa: pezullohet policiporti i vlores

Lajme të lidhura

Sherri me efektivët e “Shqiponjave”/ Vocaj pezullon babain e dy djemtë, të tre policë në Tiranë
AKTUALITET

Sherri me efektivët e “Shqiponjave”/ Vocaj pezullon babain e dy djemtë, të tre policë në Tiranë

13:01 : 26/03/2023
Grabitja e radhës/ Durrësin arabëve, Vlorën Brunesit të pllakave
AKTUALITET

Grabitja e radhës/ Durrësin arabëve, Vlorën Brunesit të pllakave

21:12 : 20/03/2023
Moti i keq/ Dallgë deri në 2 metër, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë
AKTUALITET

Moti i keq/ Dallgë deri në 2 metër, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

11:03 : 10/03/2023
Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë
AKTUALITET

Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

21:12 : 25/02/2023
Fluks pasagjerësh në Portin e Vlorës, rreth 3 mijë kanë ardhur nga Italia për festat
AKTUALITET

Fluks pasagjerësh në Portin e Vlorës, rreth 3 mijë kanë ardhur nga Italia për festat

13:22 : 27/12/2022
Moti i keq godet Vlorën/ Shi i rrëmbyer dhe erë e fortë, dallgët deri në 3.5 metra
AKTUALITET

Moti i keq godet Vlorën/ Shi i rrëmbyer dhe erë e fortë, dallgët deri në 3.5 metra

10:20 : 23/11/2022
Para
Shtrenjtohen kreditë për shtëpi, interesi mesatar kaloi kufirin e 5% në muajin janar

Shtrenjtohen kreditë për shtëpi, interesi mesatar kaloi kufirin e 5% në muajin janar



TË GJITHA

Zbardhet lista e këshilltarëve të Berishës e Metës për Durrësin, ja kush janë emrat

PD: Përshëndesim raportin e Komisionit të Jashtëm të PE,në linjë me shqetësimet tona

16:40 : 29/05/2023
Erzeni-Tirana/ Dy gola të shpejtë në “Niko Dovana”, ja rezultati

Erzeni-Tirana/ Dy gola të shpejtë në “Niko Dovana”, ja rezultati

16:39 : 29/05/2023
Erzeni-Tirana/ Shijakasit s’i besojnë syve, Nonato humb rastin me portën bosh (VIDEO)

Erzeni-Tirana/ Shijakasit s’i besojnë syve, Nonato humb rastin me portën bosh (VIDEO)

16:31 : 29/05/2023
Zbulohen detaje/ Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë kaluar pushimet bashkë?

Zbulohen detaje/ Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë kaluar pushimet bashkë?

16:27 : 29/05/2023
Tensionet në Veri, reagon Lavrov: Mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

Tensionet në Veri, reagon Lavrov: Mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

16:26 : 29/05/2023
Kategoria Superiore në dy ditë, zbulohet axhenda e javës së 8-të

Superliga/ Partizani dhe Tirana duelojnë në distancë për titullin, njihuni me rezultatet në kohë reale

16:21 : 29/05/2023
Kievi nën breshëri sulmesh me dron, dy herë brenda natës

Kievi nën breshëri sulmesh me dron, dy herë brenda natës

16:14 : 29/05/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com