• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konfiskimi i ‘Prestige Resort’/ Paloka: O Yuri… o përfaqësuese e DASH, do thuash ndonjë fjalë?

14:48 : 22/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në një ditë pushimi zyrtar dhe pa asnjë vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, forcat e policisë dhe Drejtoresha e Qendrës Zhvillimore në varësi të Shërbimit Social Shtetëror në krye të një grupi pune, mësynë në ambientet e “Prestige Resort” në Golem për t’i konfiskuar ato.

Edhe pse nuk ishte bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje, forcat e policisë kanë hapur me dhunë këtë të mërkurë ambientet e godinës së ‘Prestige Resort’, pa pritur vendimin e Gjykatës Administrative.

Përfaqësues të institucioneve janë futur brenda, teksa dyert i kanë hapur me kaçavidë dy djem të mbuluar me kapuç, që i përngjajnë grabitësve më shumë sesa punonjësve të shtetit, e që për më tepër kanë sulmuar edhe mediat.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në kordon tek dera që u hap me dhunë dhe nuk kanë lejuar përfaqësuesit ligjore të “Hysenbelliu Group” që të jenë të pranishëm në momentet që përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror pretendojnë se do realizojnë inventarin.

Policia gjithashtu nuk ka lejuar kamerat dhe gazetarët të afrohen për të filmuar dhe dëshmuar situatën e paprecedentë që po ndodh.

Lexo edhe:

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Banderola kundër Ramës vendoset edhe në kokë të “Skënderbeut”

Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili e lidh “hakmarrjen” e Ramës me rezultatet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për qeverinë e tij, të cilën “e nxiu” me kritika mbi korrupsionin dhe shkeljen e lirisë së mediave.

Por, ndër të tjera Paloka ka një thirrje për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila vepron me “kodin e heshtjes” sa herë që i përkëdheluri i saj në krye të qeverisë ndërmerr veprime arbitrare në dëm të pronës private dhe bizneseve të ligjshme.

“O Yuri…o zonja ambasadore, përfaqësuese e DASH në Shqipëri, a ke ndonjë fjalë për të thënë?”, pyet Paloka, duke nënvizuar se “Rama me vullnet të plotë po sfidon ata”, të cilët ambasadorja pretendon se i përfaqëson.

Për Palokën, është e qartë se përse Kim “ka qepur gojën”, kjo pasi ajo nuk përfaqëson SHBA-të por interesat personale në raport me qeverinë e Ramës.

“Ti që edhe kur kollitej opozita, lëshoje rrufe ndaj saj, a ke ndonjë fjalë për Ramën sot? Po për raportin e DASH a ke ndonjë fjalë? Sigurisht që jo se ti këtu nuk përfaqëson SHBA, siç të pëlqen të thuash, ti përfaqëson ‘McGonigalët’ dhe detyrimet i ke ndaj tyre e ndaj korruptuesit të tyre. Misioni yt këtu është shkatërrimi i opozitës që të mbijetojë Rama edhe pse është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion kundër interesave të vendit që ti përfaqëson”, shprehet deputeti i PD.

Etiketa: ambasadorja Yuri KimEdi Palokaprestige resort

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

12:01 : 18/05/2025
AKTUALITET

Banderola kundër Ramës vendoset edhe në kokë të “Skënderbeut”

21:29 : 20/04/2025
AKTUALITET

Ironia/ Votat i ble PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron PS-ja

15:28 : 14/04/2025
AKTUALITET

Pastrimi i parave/ Paloka ironizon Ramën: Pasi ia kaloi Gjermanisë, po i qan hallin anglezëve

18:25 : 14/12/2024
AKTUALITET

Bonusi, Paloka: Rama po tenton të blejë votën e pensionistëve me paratë e buxhetit

11:12 : 18/11/2024
AKTUALITET

Masakra në Shkodër, Paloka: Shteti pjesë e krimit! Policia nuk reagoi pas denoncimit

17:12 : 01/11/2024
Para

“Të urrej se të dua”/ Lorenci ia shpreh me stil dashurinë Keisit (Video)

TË GJITHA

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com