• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është rrjeti që po ‘mbyt’ Francën me kokainë, ‘koka’ e grupit shqiptar

22:39 : 22/03/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Mediat franceze po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje rrjeteve shqiptare që trafikojnë lëndë narkotike atje.

Artikulli i radhës investigues është i një medie lokale në Saint Etienne.

Gazetarja Marie Perrin shkruan se shqiptarët kanë perfeksionuar rrugët e trafikut të drogës, teksa bosi i tyre i komandon nga Shqipëria.

Ky grup shqiptar quhet “Mario”.

Për nga struktura dhe organizimi, mediat franceze i krahasojmë ata me grupet e njohura të trafikut “Toto” dhe “Matteo”, por që tashmë duket se ligjin e bën “Mario”.

Lexo edhe:

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

Një numër jo i vogël shqiptarësh arrestohen nga policia franze dhe dënohen nga gjykata.

Por kjo nuk e ndalon bosin i cili nga Shqipëria dërgon zëvendësuesit, proces i cili merr dy javë, dhe kështu me radhë skema e trafikut vazhdon po njësoj.

Si funksionon rrjeti shqiptar “Mario”
Ne dimin për rrjetet “Toto” dhe “Matteo”, një specifikë lokale që konsiston në dërgimin e të rinjve shqiptarë për të rishitur heroinën në Saint Etienne. Organizatat kriminale ka bërë një hap përpara: kreu i rrjetit tashmë komandon, nga Shqipëria, një shofer për të rimarrë tregtarët e tij në terren.

Gjykata shpalli dënimet “klasike” për këtë lloj trafikimi: dy vjet burg dhe ndalim të përhershëm për të hyrë në territorin francez.

Skena zhvillohet në Montaud, mbrëmjen e 13 korrikut. Dy burra po ecin përpara një shtegu. Një i tretë mbërrin me makinë. Treshja sfidohet. Në automjet, policia gjeti një qese plastike me 450 gr produkt përzierës, disa dhjetëra gram heroinë dhe po aq kokainë. Dy nga personat janë shqiptarë. Njëri 30 vjeç mohon çdo përfshirje dhe u shpjegon gjyqtarëve se ai mbërriti në Saint-Etienne në të njëjtën ditë. “Doja të vizitoja qytetet. Lionin, pastaj Parisin, më pas në Itali”. – Pse keni 650 euro me vete? – u pyet ai. “Kursimet e mia, për të udhëtuar”.

Shoferi ishte një 46-vjeçar nga Saint Etienne
I dyti, 21 vjeç, gjithashtu e kundërshton të qenit tregtar (shpërndarës i lëndëve narkotike). Kishte 20 ditë në Francë, “për të kërkuar punë”. Droga iu gjet në një qese plastike.

-“E pashë rastësisht. E mora, por as nuk e hapa. Gjyqtarët dyshojnë fort se dy të pandehurit janë pjesë e rrjetit të shqiptarit Toto apo Matteo”. Një specifikë të cilën gjykata penale e njeh mirë, konsiston në dërgimin e të rinjve shqiptarë pa para për të rishitur heroinën në Saint Etienne.

Por organizata kriminale ka kaluar kufirin.

“Gjithnjë e më shumë po perfeksionohet”. Kreu i rrjetit, i cili menaxhon klientët nga Shqipëria, tani urdhëron një shofer të marrë shitësit e tij në terren”.

Shoferi atë ditë ishte një 46-vjeçar nga Saint Ettiene. Në gjykatë ai e pranon. “Kam blerë heroinë disa herë. Më thirrën nga Shqipëria duke ofruar të shërbeja si shofer në këmbim të dozave falas”.

“E dini, unë jam më shumë në anën tuaj se sa në anën e tyre”, thotë ai para gjyqtarëve. Avokatët mbrojtës i dalin në mbrojtje. “I çon nga një pikë në tjetrën pa e ditur se çfarë transportojnë”, shpjegon Nina Largeron për shoferin. “Keni vetëm deklaratat e shoferit, i cili është i përfshirë në rrjet”, shton Elodie Ladignac-Philippe për shqiptarin.

Gjykata franceze, për këto trafiqe të heroinës që përfshinin rrjetet shqiptare, vendos: Dy vjet burg dhe ndalim i përhershëm për të hyrë në territorin francez, përkatësisht për Florian Imerin dhe Festim Dokon. Shoferit, Djelloul El Mejhad, i duhet të bëjë 6 muaj burg. Gjatë gjykimit, ky i fundit kërkoi falje nga gjyqtarët. “Më vjen turp për familjen time, jam penduar. E dini, unë jam më shumë në anën tuaj se sa në anën e tyre”.

Trafiku i heroinës
Zëvendësimi i tregtarit të drogës zgjat dy javë. Shitësit e vegjël po bien (arrestohen). Të tjerë i zevëndësojnë dhe arrestohen në radhët  e tyre. Kështu vazhdon zinxhiri shqiptar i trafikut të heroinës në Saint Etienne, policia arreston, gjyqtarët dënojnë.

Kreu i gjykatës korreksionale mbetet i palëkundur. “Dhe kështu zotëri, ju takoni rastësisht njerëz në Bellevue që nuk janë shqiptarë. Të çojnë në një apartament dhe të ofrojnë të tregtosh drogë. Kjo është e drejtë?”.

I pandehuri tund kokën me ndrojtje.

Fitues është…rrjeti shqiptar i trafikut të heroinës.

Asnjë rrjet “Toto” apo “Mateo” si zakonisht, por një rrjet i ri “Mario”. Emri ka ndryshuar, parimi mbetet i njëjtë. Organizata dërgon shqiptarë pa para për të shitur heroinë në Saint Etienne, takimet me klientët dhe transporti i drogës menaxhohen nga Ballkani nga personat përgjegjës për trafikun. Kur shpërndarësit bien (arrestohen), drejtuesit e rrjetit i rinovojnë ato.

Këtë të hënë është Miklovan Rroli, 37 vjeç, i cili është i pandehur. Një informator e denoncoi. Rroli zëvendësonte një tregtar tjetër shqiptar të arrestuar dhe burgosur dy javë më parë. Në banesën e tij policia i gjeti 60 gram heroinë si dhe 5 mijë euro vash. Për gjyqtarët, ai shpjegoi se mbërriti në Francë në fillim të marsit “për të punuar në industrinë e ndërtimit” dhe kundërshton të jetë pjesë e ndonjë rrjeti.

Shqiptarët janë gjykuar dhe dënuar
Prokurori kërkon sanksionim “klasik” prej 18 muajsh.

“Shitja e lëndëve narkotike është një fatkeqësi shëndetësore. Ka disa rrjete, anëtarët e të cilëve vijnë të trafikojnë (lëndë narkotike) në Saint Etienne, ata zëvendësohen sapo arrestohen”.

Avokatja mbrojtëse, Alexandra Lemoine pohon: “Shqiptarët po gjykohen dhe dënohen këtu, të “mëdhenjtë” në Shqipëri i gjejnë të tjerë për t’i sjellë këtu. Pavarësisht sanksioneve ligjore, trafiku vazhdon”.

Gjykata dënoi Miklovan Rrolin me 18 muaj burg dhe ndalim të përhershëm hyrje në territorin francez.

Gjatë gjykimit, avokati paralajmëroi. “Ndërsa po ju flas, tashmë është dikush që do bëjë këtë (trafikun e drogës) dhe zëvendësuesi është gjetur.

Etiketa: Francegrup kriminal

Lajme të lidhura

BOTA

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
BOTA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
BOTA

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

18:47 : 22/06/2026
BOTA

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

15:17 : 21/06/2026
Para

Akuzat për aferën me pornostaren, shtyhet seanca për padinë ndaj Trump

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet