• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DASH “nxiu” qeverinë Rama/ Boçi: Kjo është Shqipëria e vërtetë me korrupsion të frikshëm!

09:12 : 21/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Raporti vjetor i DASH për Shqipërinë ishte një “mënxyrë” e vërtetë për qeverisjen e Edi Ramës, me Departamentin e Shtetit që kritikonte vendin për pavarësinë e munguar dhe integritetin e gjyqësorit, pavarësisht ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

DASH gjithashtu vendosi theksin te mungesa e mediave të pavarura dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, si probleme akute të Shqipërisë.

“Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Lidhur me raportin ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke u shprehur se DASH tregoi Shqipërinë e vërtetë me korrupsionin e frikshëm që ngre krye në qeveri dhe mediat e kapura prej Edi Ramës.

Sipas Boçit, Shqipëria të cilës i referohet DASH-i është e bukur vetëm për Edi Ramën dhe ata që i qëndrojnë pas kryeministrit, ndërsa realiteti është se vendi ka ngecur në stanjacion, duke mos bërë progres.

Lexo edhe:

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

REAGIMI I BOÇIT

Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.

A ka sot Shqipëria drejtësi të pavarur ashtu siç parashikohet në kushtetutë? “Presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e DASH.

A ka sot korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes? “Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private”, thuhet në raportin e DASH.

Por e dhëna më shqetësuese në raportin e DASH, lidhet me gjendjen e medias në Shqipëri! “Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”. Rasti më flagrant i përmendur në raport është ai i shembjes së “Prestige Resort”, të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu, në dhjetorin e vitit të kaluar!

Kjo është panorama e zezë e një Shqipërie që është e bukur vetëm për Edi Ramën dhe pushtetarët e tij. Kjo është Shqipëria që nuk bën progres! Kjo është Shqipëria që ka ëndërruar Edi Rama në projektin e tij për të rikthyer diktaturën në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare! Kjo është Shqipëria që duam të ndryshojmë! E nisim ndryshimin nga qytetet tona!

Etiketa: Departamenti Amerikan i ShtetitDeputeti Luçiano Boçikorrupsionqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

16:51 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025
AKTUALITET

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

16:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë dhe tuneli moral i shtetit: Afera Balluku si fotografia e vërtetë e pushtetit shqiptar

10:47 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025
Para

Itali/ Zbulohen mbi 13 kg drogë me fotot e bosit trafikant

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com