• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria ia fal Kastratit e Dulakut/ Meçollari nxjerr kontratën PPP për bazën detare të Sarandës

10:51 : 20/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili me një kallëzim të depozituar në SPAK dërgoi para organit të akuzës ministren Olta Xhaçka dhe deputetin socialist Bardhyl Kollçaku, duke i akuzuar për tjetërsim të pronave të ushtrisë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka vijuar serinë e denoncimeve për bazën detare të Limionit në Sarandë.

Kallëzimi i Meçollarit për Xhaçkën si Ministre e Mbrojtjes, është bërë për kontratën e qerasë që ajo dhe Kollçaku si ish/Shefi i Shtabit të FA kanë firmosur për pronën e ushtrisë prej 265 mijë metrash katrorë në Sarandë.

Prona u kërkua nga bashkimi i shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës.

Në Janar të vitit 2020, kompanitë në fjalë morën përgjigje negative nga Forca Detare, pasi Meçollari e konsideroi të pabazuar në ligj, duke theksuar rëndësinë strategjike të bazës së Sarandës.

Kërkesa e dytë erdhi e korrigjuar në Maj të vitit 2020 dhe u realizua sipas një vendimi të qeverisë që e dha pronën për 1 Euro te bashkimi i kompanive, të drejtuara nga Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku, të cilësuar si dy oligarkë shumë pranë qeverisë Rama.

Lexo edhe:

Hetimi për privatizimin e Portit të Limionit/ Meçollari: SPAK-u nuk e shpëton dot Olta Xhaçkën

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Më pas Meçollari denoncoi se në kontratë e qirasë është shkelur hapur ligji përmes falsifikimit të dokumenteve dhe shmangies së presidentit nga vendimmarrja.

Ndërkohë, ditën e djeshme, gazetari Klodian Tomorri zbuloi se përveç “faljes” nëpërmjet skemës së investitorit strategjik me kosto vetëm 1 euro, qeveria e ka dhënë me koncesion nëpërmjet formatit të Partneriteti Publik-Privat një pjesë të bazës detare të Sarandës.

Kontrata koncesionare është nënshkruar një muaj para kontratës së qirasë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku. Ajo ka nënshkruar me Kastratin dhe Dulakun një kontratë 35 vjeçare koncesioni për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës, në 23 qershor të vitit 2020.

Sipas hartave bashkangjitur kontratës, porti i jahteve praktikisht bllokon daljen e Flotës në det, pasi parashikon ndërtimin e bankinave në të gjithë zonën bregdetare para bazës, sic ilustrohet nga vijëzimet e shënuara me blu në foto.

Këtë marrëveshje PPP përpiqet të sqarojë edhe ish-komandanti i Focave Detare Artur Meçollari, i cili ka postuar në Facebook edhe dokumentet lidhur me atë që e quan skandalin e kontratës koncesionare “Marina Limion”, Sarandë, në kuadër të kallëzimit të bërë në SPAK për tjetërsimin e pronave të Ushtrisë.

337122485_259457633169370_96208627108924120_n (1)
337132941_960830125092326_7793423429582314051_n
337014584_783757076444469_6613004272332350138_n
336719813_232073829221046_318604762077029702_n
337107514_174519512042607_5592832651460994886_n
337243906_771742560744068_1027960200015536544_n
337080894_1180539312648620_754182903617024973_n

Ai deklaron se koncensioni është bërë në një pronë që nuk ishte e lirë, por se ishte në përdorim të Forcës Detare dhe sqaron pozitën e tij si kapiten i rangut të parë, ish-Zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës Detare/ Rojes Bregdetare (11 shkurt 2019 deri 7 gusht 2020).

Meçollari thotë se në detyrën e zëvendëskomandantit të Forcës Detare dhe komandantit në detyrë të saj, në datën 17 janar 2020 ka marrë një kërkesë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për vlerësimin e projektvendimit të MIE mbi koncesionin për “Marina Limion”, ku ndër të tjera i kërkohej përgjigje brenda orës 13:00 të po të njëjtës ditë.

Sipas Meçollarit, kjo kontratë koncesionare nuk ka lidhje me kontratën e 15 gushtit 2020, e cila dha me qira 26.5 hektarë dhe të gjithë Bazën Detare të Sarandës, që prej dy vitesh është në hetim nga SPAK dhe mbi të është vendosur sekuestro preventive.

“Mbas konsultimeve me stafin tim i kam kthyer përgjigje zyrtare Shtabit të Përgjithshëm të FA më datën 20 janar 2020 ku theksoja se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi”. Deri në 7 gusht 2020, ditë e largimit tim nga detyra, nuk është dërguar në Forcën Detare kontrata koncesionare e datës 23 qershor 2020, lidhur midis MIE me Kastrati Group sh.p.a dhe EDIL-AL-IT” sh.a”, nënvizon ai.

Ndërkohë që provat dalin në dritë dhe implikojnë tashmë jo vetëm ish-ministren e Mbrojtjes Xhaçka, por gjysmën e qeverisë në skandalin e tjetërsimit dhe “dhurimit” të pronave të ushtrisë te privati, GJKKO ka vendosur nën sekuestro preventive territorin tokësor të Bazës Detare me argumentin se dhënia e saj me qira tek privatët ka cenuar operacionalitetin e Flotës.

Por, pavarësisht këtij vendimi nga gjykata Baza Detare e Sarandës mbetet e paralizuar pasi kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve që parashikon një investim prej 11 milionë eurosh qëndron ende në fuqi.

SQARIMI I MEÇOLLARIT

Jam vënë në dijeni për këtë kontratë të lidhur nga MIE disa ditë më parë nga gazetari Klodian Tomorri. Nuk kam dijeni për procedurat që u ndoqën mbas përgjigjes së Forcës Detare të datës 20 janar 2020 apo cila ka qenë përgjigja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Në datën 1 mars 2023 MIE ka miratuar rregulloren “për organizimin dhe funksionimin e strukturës së sigurisë portuale të portit “Marina Limion”, Sarandë botuar në Fletoren Zyrtare të datës 17 mars 2023.

Ky vendim nga Forca Detare u mor për disa arsye:

-Koncesioni nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bëhej në një pronë e cila nuk ishte e lirë, por në përdorim operacional të Forcës Detare;

-Projekti i prezantuar bllokonte hyrje/daljen dhe manovrën e lirë të anijeve të Forcës Detare në Bazën e Limionit;

-Prona nr. 696, “Baza Ndihmuese Limion” ku ndërtohet një pjesë e portit të jahteve “Marina Limion” është në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të Forcës Detare miratuar nga Presidenti i Republikës në vitin 2014.

-Përgjigja e Forcës Detare e datës 20 janar 2020 për SHPFA

Komisioni i miratimit të projektit “Marina Limion” në MIE ka kapërcyer kompetencat në miratimin e projektit, duke përfshirë brenda tij edhe pronën Nr. 696 “Baza Ndihmuese Sarandë” në administrim të Forcës Detare. Kjo pronë është në planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcës Detare dhe i shërben operacionalitetit dhe misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare. Pronat në planin e vendosjes dhe përhapjes të FA, trajtohen në përputhje me procedurat e parashikuara nga Ligji nr. 64/2014 “për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Mbështetur për sa argumetuam, kryesisht cenimin e ndjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe rrjedhimisht edhe misionin e Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.

-Kërkesa e SHPFA e datës 17 Janar 2020 për Forcën Detare

Bashkëlidhur po ju dërgoj për mendim dhe prononcim “Projektvendim për miratimin e kontratës se Koncesionit, Partneritetit Publik Privat për dhënie me koncesion/Partneritet Publik të Portit Turistik dhe shërbimeve “Marina Limion” nëpërmjet RSH të përfaqësuar nga MIE dhe Bashkimit te Operatoreve Ekonomik Kastrati Group sh.p.a dhe EDIL-AL-IT” sh.a. Ju lutem me dërgoni deri në orën 1300 mendim për këtë projektvendim, në se ka të bëjë me Vendbazim Detar, Sarandë.

Etiketa: artur meçollaribaza detare e sarandeskoncesionpronat e ushtriseshefqet kastratitan dulakuTjetërsimi i pronave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimi për privatizimin e Portit të Limionit/ Meçollari: SPAK-u nuk e shpëton dot Olta Xhaçkën

18:21 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
AKTUALITET

Si u përzu gjigandi “DAMEN Shipyards” nga Shqipëria dhe korrupsioni që po shkatërron Forcën Detare

16:32 : 27/04/2025
AKTUALITET

Pajisjet misterioze në Sazan/ Meçollari: Ja pse përdoreshin! Pse për 3 vjet nuk nisi asnjë hetim?

16:53 : 12/03/2025
AKTUALITET

“Sazani”/ Meçollari: 45 ha s’do të jenë më në administrimin e ushtrisë, bie ndesh me Kushtetutën

17:18 : 17/01/2025
AKTUALITET

Kaos në Portin e Durrësit! Qeveria shtetëzon menaxhimin e kontenierëve, maltezët sherr me APD për faturat e papaguara

12:57 : 28/12/2024
Para

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

TË GJITHA

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com