• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS me dy standarte/ Balla i tund prangat Lefter Allës, kyç gojën për Arben Ahmetajn

12:20 : 20/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme në lidhje me arrestimin e kreut të bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla i cili u kap nga SPAK pas abuzimit me tendera mijëra euro.

Në një komunikim me gazetarët, Balla mbajti të njëjtin qëndrim si lideri i tij, Edi Rama duke deklaruar se Partia Socialiste nuk është “strehë” për socialistët e korruptuar të cilët i sugjeroi që të marrin avokat dhe të përballen me drejtësinë. Ashtu siç e akuzon opozita se korrupsioni në qeveri dhe bashkitë e vendit është në nivelet më të larta, Balla përsëriti sërish se përgjegjësia është personale.

“Nëse do i hidhni një sy një vendi fqinje e të bëni një kërkim në google mund të shihni që pothuaj cdo javë apo cdo muaj ke një kryetar bashkie në vendin fqinj anëtar i BE që ke raste të tilla. Kjo është një gjë që s’ka asnjë koment nga ana jonë. E kemi thënë PS nuk është zyrë avokatike për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Po është e vërtetë që qoftë kryebashkiaku i Bulqizës apo ai i bashksë Lushnje dy vite më parë janë arrestuar nga SPAK për problemet e tyre me drejtësinë e në të dy rastet PS ka mbajtur qendrimin e saj. Në SHBA, FBI shkon në shtëpinë e Presidentit Joe Biden, unë nuk di ti thotë dikush PD amerikane a mbani ju përgjegjësi pse FBI bastis banesn e presidentit. Do ju kërkoja të kuptoni qartë që në politikë përgjegjësitë janë personale. PS ka vendosur një standart që uroj e ua sugjeroj ta ketë cdo parti tjetër”, u shpreh Taulant Balla.

Arrestimi i Lefter Allës, Balla i shmanget komentit të akuzës që bëri kryebashkiaku i Bulqizës.

“Më mirë të thoshin hap krahun se sa të bëhen gjyqe politike”, kështu tha në gjyq kryebashkiaku i arrestuar i Bulqizës Lefter Alla. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet të komentonte këtë akuzë të kryebashkiakut socialist.

Lexo edhe:

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

“Nuk komentoj asnjë lloj deklarate se dua të jetë shumë e qartë për opinionin publik. Nëse në vitin 2013 shqiparët nuk do kishin votuar në shumicë PS, nëse s’do vinte veton duke rrezikuar dhe bashkëqeverisjen për të miratuar reformën në drejtësi e nëse sdo implementonte parashikimet nuk do ishim në këtë situatë. Kryebashkiakë të arrestuar në detyrë janë vetëm dy gjatë këtij mandati“, tha Balla.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK pasi akuzohet për abuzim me tenderat. Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për dhjetë zyrtarë të tjerë, si dhe dy punonjës janë lënë në “arrest shtëpie”, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat për ujësjellësin, pasi kanë qenë anëtarë të komisioneve.

Sipas SPAK vlera e tenderit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekëve të reja, me afat kohor 10 mujor. Alla akuzohet se favorizoi një kompani për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, duke shkaktuar dëm të konsideruar në buxhetin e shtetit. Punimet janë kryer nga kompania, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Arrestimi i Allës, vjen afro dy muaj para zgjedhjeve vendore të cilat do të mbahen në 14 maj në 61 Bashki të vendit.

Gjithashtu i pyetur nëse për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj a do të ketë një mundësi të dytë nga PS, Balla konfirmoi rikandidimin e tij.

“Sa i përket Mallakastrës s’ka asnjë ndalim e ai do jetë kandidati ynë”, theksoi Balla.

“Të shtunën gati lista e kandidatëve. Sipas traditës shumë të rregullt të PS-së, ne do të kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku do të ketë një diskutim për kandidatët. Kemi bërë shumë sondazhe, pasi detyra e PS-së është të gjejë kandidatë që do të drejtojnë bashkitë. Pothuajse kemi mbaruar. Deri ditën e shtunë ne do ti kemi të gjithë gati dhe secili prej drejtuesve politikë do të dalë aty dhe do të komunikojë kandidaturat për qarqet e vendit. Armando Subashi është një kryetar Bashkie ndër më të mirët që kemi”, shtoi ai.

Por, kreu i Grupit të PS tregoi dy standarde kur vjen puna te vendosja e drejtësisë për socialistët e kapur “mat” nga SPAK në shkelje të ligjit.

Teksa për Lefter Allën kërkoi që të flaës drejtësia duke “i tundur” në mënyrë indirekte prangat dhe “hapur dyert e qelisë”, një qëndrim  “as mish as peshk”, Balla rezervoi për kolegun e tij deputet, dikur ish-ministër i Financave dhe zv/kryeministër i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj.

“Në politikë përgjegjësitë janë personale, pajtimi ynë të gjithë të barabartë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd”, tha Balla për Allën, ndërsa në lidhje me Ahmetajn tensioni u duk qartë në tempin e komunikimit me gazetarët pas pyetjes ngacmuese të tyre.

“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha kreu i Grupit të PS në tentativën për të shmangur një përgjigje konkrete në lidhje me aferën e inceneratorëve ku është përfshirë Ahmetaj dhe kontrollet e kryera nga BKH-ja në banesën e bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit.

Ahmetaj gjithashtu është person nën hetim pas zbardhjes së grabitjes së kryer në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, e po ashtu në lidhje me prova të reja të gjetura për aferën e inceneratorëve.

Etiketa: korrupsionLefter AllaPartia SocialistespakTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
Para

Berisha: Do dorëzojmë në Kuvend projektligjin për 2-fishimin e pagave

TË GJITHA

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com