• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i ri i SHISH, Lubonja për propozimin e Ramës: Lëvizje e rrezikshme!

18:03 : 20/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me situatën e bisedimeve Kosovë-Serbi, por edhe zhvillimet në Shqipëri, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24.

Lubonja deklaroi se të dyja palët kanë axhendat e tyre, por presidenti serb Vuçiç ka tri të tilla, pasi përpiqet që përveç axhendës nacionaliste dhe asaj evropiane, të luajë edhe atë të marrëdhënieve me vende si Rusia apo Kina.

Sipas tij marrëveshja është një “zbutje” për Serbinë, ndërsa tha se të dyja palët po luajnë me BE-në, ndërsa dhe ata vetë e përdorin për politikat e tyre kundër Rusisë, ka teatër nga të gjitha anët.

“Të dy palët kanë dy axhenda, madje Vuçiç ka tri të tilla, ka të brendshmen që i mëshon armiqësisë me njëri-tjetrin, kanë axhendën europiane, por Vuçiç ka dhe atë me vende si Rusia apo Kina. Këto ulje në tryezë janë dhe rezultat i zhvillimit kulturor në dy vendet, axhenda nacionaliste është sepse nuk është punuar kulturalisht, pasi është ushqyer urrejtja. Kurti ka luftuar me kartën e asociacionit, por kur erdhi në pushtet kauzën e Serbisë e vuri në vendin e 5-të apo 6-të, e para ka qenë largimi i korrupsionit. Tani duhet parë se si do zhvillohet situata në Kosovë. Nuk mendoj se ka ardhur momenti për largimin e Kurtit. Ai edhe mund të japë dorëheqjen, por ai nuk ka firmosur dhe ka vënë kushte për Asociacionin kur të njohë Serbia Kosovën, kur Vu­çiç thotë që nuk e njeh Kosovën kurrë. Të dyja palët po luajnë me BE-në, ndërsa dhe ata e përdorin për politikat e tyre kundër Rusisë, ka teatër nga të gjitha anët.

Kjo marrëveshje është një zbutje ndaj tyre. Shumë shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Hapi i parë që kërkohet është asociacioni që ka ngelur ende pezull dhe nuk dihet kur do firmoset, që edhe mund të mos firmoset në varësi të kushteve. Kryeministri bën sikur nuk e di që ky është një mashtrim ballkanik, mashtrues ballkanik numër një është vetë ai, por tani bën lojën e atij që rri i baraslarguar dhe flet ashtu si duan ndërkombëtarët të flasë. Ai duhet të ishte më afër Kosovës, por ndikon edhe armiqësia që ka me Kurtin dhe lidhjet e tij me Vuçiçin për lobimet që bëjnë sidomos në SHBA”, tha Lubonja.

Lexo edhe:

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

Ai foli më tej në lidhje me propozimin e Vlora Hysenit për të qenë në krye të SHISH nga ana e kryeministrit, teksa tha se Rama ka një sjellje të ngjashme me diktatorin komunist Enver Hoxha, pasi sipas tij të dy sa më shumë kanë qendruar në pushtet kanë larguar njerëzit që kanë pasur afër në fillim duke afruar të rinj.

Lubonja shtoi se kemi të bëjmë me një institucion që mund të keqpërdoret dhe prandaj është e rrezikshme, ndërsa tha gjithashtu se Rama merr shqiptarët e Kosovës pranë pasi ata nuk e njohin ashtu si ata që ka më pranë.

“Lidhjet më të forta me Kosovën Rama i ka përmes liderëve të tjerë, jo Kurtit. Kam parë që është kontestuar figura e saj për emërimin në SHISH. Mua më tërheq vëmendjen se për çfarë qëllimi bëhen këto emërime, nëse shohim bashkëpunimet e Ramës vëmë re një sjellje që të kujton Enver Hoxhën që sa më shumë rrinte në pushtet largonte ata të vjetrit që e njohin dhe vendoste të rinj. Rama i ka eliminuar figurat që kanë qenë në PS para tij dhe ka vendosur figura të nënshtruara. Problemi psikologjik i diktatorëve në mendje është mos besimi ndaj njerëzve përreth dhe duan njerëz sa më të sigurtë afër.

Ky heq burra dhe vendos gra, kjo ka domethënie. Kur u bë ministër kulture zgjodhi 7 burra këshilltarë, mes tyre dhe unë dhe i thashë vendos ndonjë grua dhe më tha po ku ka gra këtu. Ky ishte Rama që mendonte si një shqiptar mesatar i kohës dhe mendonte se gratë nuk kishin gojë. Shqipëria nuk krahasohet me Italinë, e kemi pasur këtë problem. Nuk e di nëse ka një grua nga këto që ka vendosur Rama dhe që kanë folur kundër tij, edhe burrat janë nënshtruar por ka pasur disa që kanë folur. Kemi të bëjmë me një institucion që mund të keqpërdoret dhe prandaj është e rrezikshme. Me shqiptarët nuk ndihet aq mirë ky se dinë shqip, por merr kosovarë se janë më larg dhe nuk e njohin aq mirë sa ne. Berisha do jetë si në kohën e zgjedhjeve të pjesshme, do jetë në atë konfigurim. Celibashi kishte të drejtë në heqjen e logos së PD nga koalicioni i Berishës pasi njohu Alibeajn”, u shpreh ai.

Etiketa: fatos lubonjashishvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht

21:27 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025
Para

Banorët e Dibrës mblidhen në Skavicë: Qeveria të heqë dorë nga ndërtimi i HEC-it

TË GJITHA

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025

Detaje nga të shtënat në Shkodër/ Automjeti u qëllua në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit

21:40 : 15/11/2025

Javën e ardhshme rikthehen reshjet, Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përmbytje

21:35 : 15/11/2025

Qëllohet me 5 plumba automjeti në Shkodër, drejtuesi i plagosur braktis mjetin

21:28 : 15/11/2025

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

21:27 : 15/11/2025

Tirana furnizohet më pak se 1 orë ujë në ditë

21:11 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com