• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Escobar takohet sot me liderët shtetërorë të Kosovës

09:34 : 17/03/2023
në RAJONI

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të zhvillojë takime me liderët shtetërorë të vendit.

Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, dhe më pas nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këto takime mes emisarit amerikan dhe udhëheqësve institucionalë të Kosovës vijnë një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë raund bisedimesh, palët pritet të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Kosova dhe Serbia e kanë pranuar këtë propozim më 27 shkurt.

Lexo edhe:

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Escobar, do të jetë i pranishëm në takimin e Ohrit në cilësinë e vëzhguesit.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Prishtinë vjen pasi ai qëndroi dy ditë në Beograd të Serbisë. Atje, ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Gjatë konferencës për media në Beograd më 16 mars, Escobar tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është më afër sesa ishte një muaj më parë.

“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, deklaroi Escobar.

Zyrtari i lartë amerikan po ashtu tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 14 mars se është optimist për takimin e radhës me Serbinë, që zhvillohet më 18 mars në Ohër, por që nuk varet gjithçka nga ai.

“Unë kam ofruar që edhe më 27 shkurt, në Bruksel ta nënshkruajmë propozimin e Bashkimit Evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme, as e interesuar”.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në propozimin evropian për normalizim, të pranuar nga Kosova dhe Serbia, që përbëhet nga 11 nene, nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite as marrëveshjet për themelimin e Asociacionit, e as njohja e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese./ REL

Etiketa: albin kurtiDialogu Kosovë – SerbiGabriel Escobarkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
Para

Rritet paga minimale në Greqi, Mitsotakis: Nga 1 prilli, ja sa do të shkojë

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon OSBE: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

17:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

17:37 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori pranon krimin

17:17 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

17:04 : 06/10/2025

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com