• Kontakt
Thursday, March 23, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Garanti i autonomisë së pallatit të shkencës

20:45 : 16/03/2023
në AKTUALITET, OP-ED
Garanti i autonomisë së pallatit të shkencës

Nga Romeo Gurakuqi

Si “sovran” i vërtetë i vitit të largët 1987, Ai ngjit çdo ditë i qetë dhe i sigurt shkallët e Pallatit të Shkencës në Republikën e Anarkisë.Askush nuk mund t’i afrohet dot “feudit” të tij. Të gjithë i shohin sytë, humorin, mimikën, ironinë e pandalshme në komunikimin e përhershëm, vështrimin e largët shigjetues, ndërkohë që ecën pa u ndalur dhe adreson kode e mesazhe të shifruara nën dhëmbë.

Është zotëruesi i pakufizuar i një “manastiri” të pakontrollueshëm, në të cilin ligji, drejtësia shtetërore nuk mund të depërtojnë, anëtarësia nuk mund të vetëveprojë. Ai është “ruajtësi i autonomisë” së një institucioni në të cilin erdhi dhe u fut papritmas, tinëzisht, direkt e në majë, kur askush nuk e kishte ftuar dhe menduar se i përkiste. Ëndrrat e njerëzve të fortë bëhen gjithmonë realitet. Ky eshte rasti tipik i realizuar mu ne kupolen e dijes.

Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura heshtin, ose devijojnë sa herë thirren nga publiku për të vënë dorë mbi Autonominë e pretenduar të Kontrollorit Fuqiplotë. Askush nuk mund ta kufizojë në “mbretërimin” e tij, që së fundmi priret të zgjatet drejt përjetësisë. Si në asnjë rast tjetër, ai ka 37 vite që i sillet si një transformers nëpër këmbë Shqipërisë, pa iu nda. Prej ca vitesh, Ai ka marrë për mision, qeverisjen e “drejtë” të shkencës, si pjesë e pasionit të tij “fisnik” të restaurimit të kohëve të arta të Rrethit të Epërm. Të gjithë ata të ngarkuar nga ligja për mbikëqyrje, e dinë tashmë, se duhet t’i rrinë larg ndërtesës ku ai ka konfiguruar “il Comitado Direttivo per la Reconquista”. Një rreth besnikësh të “çertifikuar”, të vendosur në rresht, për të programuar, përzier dhe përfaqësuar, pa pasur një mandat të mirëfilltë të verifikueshëm nga përfaqësia e studiuesve të vendit.

Njerëzit e thjeshtë janë mësuar tashmë ta vështrojnë nga larg këtë pallat, si një Tokë Përjetësisht e Zanun nga Ai, i Vëngërti, që mund t’u përgjigjet të gjithëve kur i cënojnë domenin, e kthyem ne privat.

Lexo edhe:

Tjetër tragjedi në Turqi, pallati i dëmtuar nga tërmeti shëmbet

Identifikohet personi që u hodh nga pallati në Korçë, policia nis hetimin (EMRI)

U kujdesa t’i pyes me radhë përfaqësuesit e popullit, nga pozita dhe opozita, socialistë shumëngjyrësh, jo revolucionarë, revolucionarë, indipendentë, asnjanës të pa zë, por të gjithë më dhanë të njëjtën përgjigje: është krejtësisht e kotë. Lidhja e qenies së tij në atë maje të “elitave” është e shkurtër. Ai është tanimë në domenin e vet të paprekshëm, si pjesë e një kompromisi paqësor mes grupeve të interesit të ‘pushtetit të njerëzve të lumtur’, të një vendi, që i ka thënë lamtumirë drejtësisë, ligjit, rendit shtetëror dhe shqiptarisë: secili zot në feudin e vet me autoritet të pakufizuar për çdo lloj arbitrariteti ndaj të drejtave të individëve, në zotimin me fokus personal të kësaj hapësire publike, por me kushtin e bashkimit të ‘armëve’, ditën kur i thërret nevoja përjetësuese e kësaj status quo-je absurde, që promovon në çdo qelizë të vet, padrejtësinë, tarafin, krahinarizmin dhe nepotizmin.

Në ndërtesën e “Autonomistit” gjen çdo gjë që duhet: nga “Policia e Krim-Mendimit” që merret me kontrollin e tezave dhe pikëpamjeve, tek Seksionet e saj të thelluara, që shqyrtojnë Dymendimin, Formimin, Prejardhjen, Komisionet e konfirmimit të Rigjuhës, të Rihistorisë, të Censurës, të Çmimeve për Studiuesit e besueshëm, të Antiplazhiaturës, të Vështirësimit të të Drejtës, deri tek “Seksioni i Ri i Trillit”, ose siç e quajnë nganjëherë, Komisioni ad hoc i Rinumërimit, Korrigjimit dhe Fiksimit Analitik të Fakteve Zgjedhore, të Shpjegimit të Skemës Neroniane të Fletës së Votimit, tek Paradhoma e Madhërisë së Tij, ose Vendi i Ruajtjes së Sigurtë të Dokumenteve të hartuara nga Shefi pa Gjurmë, “Arkiva e Idiotësisë”, “Furra e Fshehtë” ku shkatërrohen mbetjet, etj. etj. etj..
Të hysh në ndërtesë, jo vetëm duhet të mbash hundët, por do të duhet ma së pari, të kalosh në shqyrtimin e “Agjentëve të Policisë së Mendimit”, që sillen vigjilues nëpër ballkon, oborr dhe qoshkat e pallatit, jo vetëm ditët kur gëlon jeta shkencore, por në çdo kohë. Ata vijnë çdo herë kur ka kongrese për popullin, që ka luftuar dhe për popullin që hante, pinte dhe bënte sehir, kur ka ndodhina “shkencore” dhe vakina. Janë “vullnetarë” jo anetare, të moshave të ndryshme, që ngjajnë të trembur, por që trimërohen sa herë i bashkon mosha dhe hallet e përbashkëta të mbijetesës, në këto kohë të pangjashme ankthi për të nesërmen, kur “armiqtë e kllasës” po orvaten të njollosin “fitorjet” dhe prishin skemat e konsoliduara të udhëheqjes. Janë ata që në një kohë, u kandiduan shkencerisht per eficencen e ekonomise kooperativiste, kaluan në filtrin e Seksioneve të Vjetra të Trillit, ndërsa sot monitorojnë pallatin, selektojnë anëtarësinë, udhëzojnë atë të ecin sipas preferences së krye-autonomistit. Ata i gjen çdo ditë nëpër korridoret edhe pse nuk bëjnë pjesë në atë sistem. Kujdesen për “pastërtinë” e organizatës dhe kontrollin e kupolës. Trushpërlarja e përgjithshme, që mbart ky ekip vullnetarësh monitorues të vijës, është mahnitëse. Entuziazmi i tyre naiv, për t’u shënuar dhe mbajtur mend, si provë e gabimit të rëndë të diletantëve shtet-riformues të 32 viteve më parë, që i lejuan të kenë një zë në destabilizimin e shoqërisë demokratike dhe çorientimin e mëtejshëm të sistemit të edukimit. Vijnë të falen, të duken, të informohen dhe të shprehin besnikërinë ndaj kauzës, që po ri jetësohet nga fitoret sovjetike ndër betejat e stepave të largëta.

Një shumicë influente e tyre ndodhet nën mbrojtjen e “Kolegjit të Detit Azov”, atij me bordero të hapura dhe “transparente” për të gjithë besnikët e “kupolës së kohëve të arta”, me “vepra kërkimore të përvitshme”, “fabrikë e vërtetë e dijes avanguardë”, “diplomave cilësore”, e “çmimeve të pafundme shkencore”, e anetaresimit te pangupun nder bordet institucionale qe mban buxheti i vendit me te varfer te Europes, etj.. Edhe ky “feud” i ri në qendër të Tiranës është njëlloj i pakontrollueshëm nga degët e arsimit dhe të financave shtetërorë. Mishmashi i konfliktit të interesave parlamentare, të qeverisjes, të kontrollit e administrimit të drejtësisë dhe programimit të vijës shkencore të partisë, është i krejtësisht i pazbërthyeshëm ne kete hapesire. Këmbët e shtetit ligjor nuk guxojnë të shtrihen në këtë ndërtesë të kristaltë më numra që nuk korrespondojnë me auditoret e kufizuar. Ai është ndërtuar enkas për shpërblimin e anëtarëve të Rrethit të Epërm të mësuar me sundim dhe urdhnim.

Edhe bashkësia e shkëmbimeve, lavdërimeve, vlerësimeve, anëtarësimeve, projektimeve dhe drejtimit të ardhshëm tek Institucioni mëmë Autonom, rrotullohet në këtë bosht të “feudalëve” të plotfuqishëm dhe të paprekshëm, të rrumcakëve, që presin të kapin maja të reja, pasi “sovrani” aktual të përmbyllë ditët e tij të lumtura dhe të vendoset, pas gjysmë shekulli në qafën e Shqipërisë, në fronin e nderit të përjetshëm.

Unë mendoj se Publiku mund të informohet, qe në “Pallatin e Lulëzimit të Shkencës” është themeluar, pa u ndjerë dhe pa u kuptuar, me një kompromis dhe kod heshtjeje, një strukturë autonome drejtuese, një Direktorat jollogaridhenes ndaj anëtarësisë, i lirë dhe i pakontrollueshëm për të bërë çdo gjë, i shquar për mentalitetin klanor, për mungesën e plotë të kërkimit shkencor dhe i shmangur tërësisht nga detyrimi i bërjes së transparencës.

Askush nuk do të imagjinonte para tre dekadash, që në qendër të Tiranës, do të krijohej një organizëm publik i drejtuar me kaq egërsi dhe paragjykim me spektër të ngatërruem, nga pjesa fundore e anëtarëve të Regjimit të Urrejtësve me sfond kulturor dhe krahinor, me frymëzim nga diktatori, që e përçau dhe e ndau Shqipërinë e lanun trashëgim prej etërve tanë. Mirëpo, për fat të keq, atë e kemi sot një realitet veprues, që punon me plan të qartë vetëm në funksion të përjetësimit të rolit të një individi të së kaluemes jo të lavdishme dhe entourage rreth tij, që nuk lejon as të mendosh, as të konkurrosh për ta zëvendësuar, sepse kur i teket, mbledh njerëzit e rrethit të besuar dhe të rrëzon “demokratikisht” me “zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Publiku duhet të njoftohet po ashtu, se në këtë Pallat është krijuar një sistem i pilotuar dhe i paracaktuar anëtarësimesh, që ka çuar në një përmbysje irracionale të hierarkisë profesionale dhe intelektuale, në një çrregullim të parimeve vlerësuese të përzgjedhjes drejtuese dhe në një “autonomi” sjelljesh të pakontrolluara, nën etiketën e institucionit të pavarur/autonom.

Madje, këto ditë, nën maskën e përmirësimit të legjislacionit mbi akademizmen, Autonomisti dhe rrethi i ngushtë shoqërues, kanë startuar një përmbysje të ligjit pararendës, që pengonte krijimin e pushteteve të përjetshme në shkencë: me ndihmën e një “perfaqesuesi” te pilotuar te “popullit”, është propozuar një nismë për heqjen e pengesave ligjore për rizgjedhjen e “Garantit të vetëm Autonomist”. Veprime të tilla, që nuk përmirësojnë demokracinë zgjedhore dhe nuk rrisin kualitetin, mund të përkufizohen mirëfilli si grushte ndaj rendit legjislativ në fushën e qeverisjes së shkencës, të përcaktuar në një kohë me konsensus, si e mirë e përbashkët e shoqërisë intelektuale të vendit.

Ka ardhur koha, që ky organizëm dhe ky grupim i ngushtë kontrollorësh, i ndërtuar në kurriz te interesit publik, të anëtarësisë së studiuesve, njerëzve të tij dhe shoqërisë që priret të përparojë mbi konkurrencën e lirë, duhet të çmontohet; nuk do të duhet të lejohet më tutje të vijojë kështu i pakufizuar, as nga anëtarësia, as nga deputetët e vërtetë të Parlamentit, as nga trupi politik vendimmarrës dhe drejtues i shtetit, i drejtuar nga institucioni i KM të vendit.

Etiketa: arkivapallatishkenca

Lajme të lidhura

Tjetër tragjedi në Turqi, pallati i dëmtuar nga tërmeti shëmbet
BOTA

Tjetër tragjedi në Turqi, pallati i dëmtuar nga tërmeti shëmbet

20:34 : 06/03/2023
Identifikohet personi që u hodh nga pallati në Korçë, policia nis hetimin (EMRI)
AKTUALITET

Identifikohet personi që u hodh nga pallati në Korçë, policia nis hetimin (EMRI)

11:06 : 03/02/2023
Kamëz/ Merr flakë apartamenti në katin e fundit të pallatit
AKTUALITET

Kamëz/ Merr flakë apartamenti në katin e fundit të pallatit

12:15 : 27/12/2022
Shembja e pallatit në Kombinat, Rama: E rrezikshme! Vonesat? Nuk është faji jonë
AKTUALITET

Shembja e pallatit në Kombinat, Rama: E rrezikshme! Vonesat? Nuk është faji jonë

18:30 : 19/12/2022
Ja pse nuk duhet t’i detyroni fëmijët tuaj të përqafojnë dikë kur ata nuk dëshirojnë
NDRYSHE

Ja pse nuk duhet t’i detyroni fëmijët tuaj të përqafojnë dikë kur ata nuk dëshirojnë

15:14 : 19/12/2022
Tragjedi në Francë/ Merr flakë pallati, vdesin 10 persona, mes tyre 5 fëmijë
BOTA

Tragjedi në Francë/ Merr flakë pallati, vdesin 10 persona, mes tyre 5 fëmijë

08:28 : 16/12/2022
Para
U përplas nga makina në Berat, vdes në spital pas gjashtë ditësh 40-vjeçari (EMRI)

U përplas nga makina në Berat, vdes në spital pas gjashtë ditësh 40-vjeçari (EMRI)



TË GJITHA

Leskaj kërkon përcaktimin e minimumit jetik: Një në dy shqiptarë rrezikon varfërinë

Leskaj kërkon përcaktimin e minimumit jetik: Një në dy shqiptarë rrezikon varfërinë

12:50 : 23/03/2023
P*rdhunoi një 25-vjeçare, arrestohet i moshuari në Tiranë

Abuzohet e mitura në Greqi/ Mbetet shtatzënë dhe lind fëmijën e përdhunuesit

12:46 : 23/03/2023
Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione

Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione

12:44 : 23/03/2023
FOTO/ “Benz-i” përfshihet nga flakët në qendër të Durrësit

FOTO/ “Benz-i” përfshihet nga flakët në qendër të Durrësit

12:42 : 23/03/2023
VIDEO/ Luizit i dërgojnë në “BBV” dron me emrin e koalicionit të Berishës dhe Metës

VIDEO/ Luizit i dërgojnë në “BBV” dron me emrin e koalicionit të Berishës dhe Metës

12:36 : 23/03/2023
Dalin EMRAT/ Kush janë 20 të arrestuarit që shpërndanin drogë në shkolla e klube nate

EMRAT/ Shpërndanin kokainë e hashash pranë shkollave në Tiranë, burg për 10 nga të arrestuarit

12:30 : 23/03/2023
VIDEO/ Lojtari shënon dhe feston si CR7, por përfundon në barelë

VIDEO/ Lojtari shënon dhe feston si CR7, por përfundon në barelë

12:29 : 23/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com