• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro rifiton terren, kthehet pranë 115 lekëve

14:42 : 16/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro ka rifituar terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 114.94 lekë, në rritje për të dytën ditë radhazi. Që nga e mërkura, euro ka rifituar pothuajse një pikë në kursin e këmbimit me lekun. Në fillim të kësaj jave, euro ra poshtë nivelit të 114 lekëve dhe shënoi pikën më të ulët të këtij viti, në nivelin e 113.97 lekëve, ndërsa duket se kjo rënie po korrigjohet pjesërisht.

Agjentët e tregut valutor shprehen se, pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, në treg nuk vërehet ndonjë kërkesë me bazë të gjerë për monedhën europiane. Me shumë të ngjarë, rritja mund të jetë e ndikuar nga operacione sporadike në vlera të mëdha.

Një faktor mund të jetë edhe nevoja e aktorëve të mëdhenj të tregut valutor (banka) për të mbyllur pozicionet që mund të jenë hapur në javët e fundit, për shkak të rritjes së volumit të shitjeve të euros, rritje e nxitur nga kursi i favorshëm për blerësit. Një fenomen i tillë u vërejt edhe në ditët e fundit të dhjetorit, kur rënia e kursit në nivelet minimale historike rriti kërkesën për monedhën europiane dhe kjo solli në vijim një lëvizje të kursit në kahun e kundërt, në rritje.

Lexo edhe:

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Agjentët e tregut shprehen se balancat e kërkesës dhe ofertës në treg nuk kanë luhatje të mëdha dhe perspektiva e kursit ngelet në favor të lekut, që besohet se do të vijojë të ruajë pozita të forta krahasuar me periudhat e mëparshme.

Nëse shohim tendencat e kursit në afat më të gjatë, leku po vazhdon të mbiçmohet në kursin e këmbimit me lekun. Kursi mesatar i këmbimit për periudhën 1 janar-16 mars 2023 është në nivelin 115.75 lekë, nivel ky 5.3% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të shpjegohet, në radhë të parë, me ecurinë pozitive të flukseve valutore hyrëse, i ndikuar kryesisht nga turizmi, rritja e investimeve të huaja sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe flukset konstante të prurjeve valutore informale. Në fillim të këtij viti një efekt pozitiv mund të ketë ardhur nga përmirësimi i bilancit tregtar dhe rënia e ndjeshme e deficitit në muajin janar.

Nga ana tjetër, një ndikim të caktuar mund të ketë pasur edhe politika monetare me kah shtrëngues e Bankës së Shqipërisë, që është përcjellë me një rritje të normave të interesit dhe yield-eve për instrumentet financiare në lekë. Kjo mund të ketë ndikuar në kërkesë më të madhe për lekë dhe në rritje të ofertës së euros, sidomos në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur rritja e yield-eve arriti kulmin./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

18:22 : 26/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

09:04 : 26/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:18 : 25/07/2026
AKTUALITET

Euro s’vjen me dekret

10:31 : 24/07/2026
AKTUALITET

BSH bleu rreth 140 mln euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

20:21 : 20/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 20 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:35 : 20/07/2026
Para

Vidhte bateritë e makinave të shtetasve të ndryshëm, arrestohet 30-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş