• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi i shëndetësisë/ E sëmura priti 4 orë në ambulancë të shtrohej, pas 1 jave humb jetën

21:36 : 16/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi falas”, sot pas 10 vitesh qeverisje jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por shqiptarët janë detyruar të vuajnë qoftë edhe për të kryer një vizitë të thjeshtë mjekësore në poliklinikën e lagjes.

Emisioni “Fiks Fare” solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ku me letër rekomandimi ishte nisur me urgjencë nga Spitali Elbasan për t’u shtruan tek Onkologjiku Tiranë.

Por ju deshën plot 4 orë pritje në ambulancën që vërtitej sa në Urgjencën e QSUT e sa tek Onkologjiku për t’u shtruar. Kjo pasi Onkologjiku e përcjell tek Urgjenca, e kjo e fundit nuk e pranon pasi është për tek Onkologjiku. Gjendja e pacientes ishte tepër e rënduar sa një javë më pas humbi jetën.

Ishte ora 09:30 kur ambulanca e nisur nga Elbasani mbërrin në urgjencën e QSUT dhe vetëm në ora 13:30 është bërë e mundur shtrimi i pacientes në pavion. Gjithë këtë kohë e sëmura rëndë ka qëndruar në ambulancë pa marrë asnjë lloj shërbimi.

Familjarët telefonuan Fiks Fare për këtë çfarë po ndodhte me të afërmen e tyre, dhe pas ca kohësh që grupi i xhirimit mbërrit atje e gjetën ende të sëmurën në ambulancë. Kjo sepse Onkologjiku i kishte drejtuar tek urgjenca si institucioni nga ku bëheshin shtrimet, ndërkohë që urgjenca nuk e pranonte si rast, pasi ishte për tek Onkologjiku me rekomandim.

Lexo edhe:

Tragjedi në Mirditë/ Elektricisti humb jetën gjatë punimeve në një qendër votimi

Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në afërsi të portit! Ja për çfarë dyshohet

Familjarët dhe infermierja e ambulancës pohojnë se janë nisur me urgjencë nga Elbasani me rekomandimin dhe epikrizën për t’u shtruar tek Onkologjiku. Ashtu bën , por Onkologjiku i drejtoi tek urgjenca e më pas të bëhej shtrimi. Dhe këtu filloi kalvari prej 4 orësh i pacientes që ishte me urgjencë.

Mjeku roje i urgjencës nuk e shtronte dhe nuk e prekte se thoshte që pacientja nuk ishte për tek ta , por për Onkologjik. Pas shumë debatesh midis të afërmve dhe mjekut më në fund u thirr një mjeke e Onkologjikut . Të dy mjekët debaduan gjatë duke ia hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit. Pasiv nuk mund të rrinin as të afërmit të cilët shihnin sesi kishte mbetur në ambulancë familjari i tyre. nga situata e nxehtë që u krijua siguria e urgjencës i nxjerr jashtë duke përdorur forcën.

Më pas mjekja e Onkologjikut u thotë familjarëve ta çonin tek Onkologjiku se do e shtronte ajo. Pasi kishin kaluar pothuajse 4 orë që e sëmura dergjej në ambulancë me të drejtë të afërmit e pyesin se a është normale kjo gjë. Mjekja pohoi se jo. Por edhe kur mbërrin pacientja tek Onkologjiku sërish sorollatet sa në dhomë e sa në pavion, pasi mjekja që duhet ta shtronte u fut në konsultë.

Pas një jave e shtruan në spital pacientja humb jetën, duke treguar edhe njëherë sesa i rëndë ishte rasti i saj. Por që askush nga bluzat e bardha s’e mori parasysh duke e lënë 4 orë në pritje në ambulancë për të marr shërbimin spitalor.

Debati familjarëve me mjekun e urgjencës pas 4 orë pritje

Mjeku urgjencës – S’kemi pse flasim e kupton? Jam shumë i shqetësuar po do e kuptosh më vonë ti ku jam i shqetësuar unë.

Vëllai i pacientes – Po bëjnë detyrën këta, po bëjnë detyrën me gurë, po luajnë me gurë. E kupton çfarë qëndrimi mbajnë këta? Erdhëm këtu na çuan atje.

Administratorja – E shikon që po konsultohen?

Fiksi – A e ke parë ti 4 orë është përjashtë? E ke parë ti gjendjen sesi është e asaj?

Vëllai i pacientes – Le të vdesi thotë ajo dhe merremi ne pastaj mbas vdekjes.

Mjeku i urgjencës – O zotëri, po e shtrojmë pra, po e shtrojmë.

Fiksi – Po jo pra nuk po e bën, se ka 4 orë atje. E ke parë vetë ti të sëmurën? E ke parë? Shko shife pak.

Djali i pacientes – Çfarë bëhet kështu? Ne erdhëm këtu dhe ti the nuk e marrim ne.

Mjeku i urgjencës – Çfarë do nga unë? Është për tek Onkologjiku.

Djali i pacientes – Doktor je ti?

Fiksi – Nga urgjenca e drejton ti, se për ku është pacienti.

Mjeku i urgjencës – Atë po bëj.

Fiksi – Mbas 4 orësh.

Vëllai i pacientes – Ti o vëlla më the IK, nuk të shtroj.

Mjeku i urgjencës – Të vërtetën të thashë. Po shtrohet pacienti, tani po shtrohet.

Fiksi – Pse e përcolle ti more zotëri? Pse është në ambulancë i sëmuri?

Mjeku i urgjencës – Pse mendon ti se është?

Mjeku i urgjencës – Se do shtrohet

Fiksi – Pse po rri në ambulancë?

Mjeku i urgjencës – Se do shtrohet

Fiksi – Kjo është urgjencë?

Mjeku i urgjencës – Po pra.

Fiksi – Ti duhej ta çoje në Onkologjik.

Mjeku i urgjencës – Te kush urgjencë ka ardhur?

Fiksi – Këtu.

Mjeku i urgjencës – Jo jo.

Fiksi – Kjo është urgjenca e përgjithshme, kjo është një neglizhencë, kjo është neglizhencë ndaj jetës së njerëzve. Ne paguajmë për këto punë, paguajmë ne edhe për ju. I sëmuri jonë të rrijë 4 orë në ambulancë.

Mjeku i urgjencës – E ke ngatërruar, jo 4 orë. Mos shpifni,

Vëllai i pacientes – Ky thotë çerek ore, që unë kam 4 orë.

Fiksi – Mua me dorë mos më prek, as mos më nxirr jashtë. Po kërkoj të drejtën time këtu.

Mjeku i urgjencës – Ja pra po të shtrohet tani. Çfarë ke?

Fiksi – Po ma shtro tani. Ma nxirr tani nga ambulanca. Tani ma nxirr.

Mjeku i urgjencës – Do shtrohet në onkologjik. Nuk shtrohet këtu.

Fiksi – Tani në këtë moment. Po jam shumë e shqetësuar.

Mjeku i urgjencës – Shko prite atje se do ta sjellim.

Fiksi – Jo nuk do ta pres atje, se e kam këtu të sëmurin në ambulancë para urgjencës.

Mjeku i urgjencës – Si të duash ti. Jepja dhe ik të shtrohet. I vetmi person që nuk duhet t’ i bërtasësh jam unë që unë po e shtroj.

Fiksi – A mund të të bëj një pyetje?

Mjeku i urgjencës – A flasim me të qetë? Shtrimet te onkologjiku ku bëhen?

Fiksi – a të bëj një pyetje? Pse u acarove ti?

Mjeku i urgjencës – Sepse më akuzuan familjarët, që unë i vonova. Unë isha ai që nuk i vonova. I ndihmova.

Fiksi – Të ka ardhur urgjenca këtu tek dera?

Mjeku i urgjencës – Po. Jo unë pra onkologjiku duhet të sqaroj jo unë. U kënaqa me ty që bërtite, pse unë mos të bërtas tani? Do të të sqaroj onkologjiku.

Fiksi – Po flas me mjekun.

Security – Jo mbarove me mjekun.

Mjeku i urgjencës – Policia, o policia.

Takim me mjeken onkologe

Fiksi – A ka mundësi të të bëj unë ty një pyetje meqë mjeku është shumë i shqetësuar? Doktoresha?

Mjekja onkologe – Po

Fiksi – Ku qëndron problemi? Kjo paciente vjen me urgjencë nga Elbasani me një kartelë shoqëruese për t’u shtruar dhe këtu në urgjencë e sorollasin e mbajnë 4 orë në ambulancë?

Mjekja onkologe – Mua më thirrën për konsultë. Erdha direkt. Kam ardhur direkt.

Fiksi – Po. Ku e bëtë konsultën ju? Brenda në ambulancë?

Mjekja onkologe – Konsultën e bëri mjekja ime primare dhe ne tani po e marrim dhe po e shtrojmë në onkologjik. Më shumë se kaq nuk kam se çfarë të bëj.

Fiksi – Tani me procedurë të rregullt, të bëj pyetjen konkrete. Nga ambulanca a duhej të ishte shtruar në urgjencë?

Mjekja onkologe – Po

Fiksi – Po? Pse nuk e ka shtruar ky?

Mjekja onkologe – Ika unë xhan, ju pres atje.

Pas 4 orësh pacientja zbret nga ambulanca për t’u shtruar.

Infermierja e ambulancës – Në orën 9 jemi nisur.

Fiksi – Në orën 9 jeni nisur?

Infermierja e ambulancës – Po

Fiksi – Po pse nuk e fusnin atje te urgjenca?

Infermierja e ambulancës – Te urgjenca na thanë të vijmë këtu.

Fiksi – Po

Infermierja e ambulancës – Këtu na thanë në urgjencë. Se ajo vjen me rekomandim.

Fiksi – Po pse duhet ta linin në ambulancë?

Infermierja e ambulancës – Nuk e fus dot me kokën time, po nuk më tha mjeku hajde./ TCH

Etiketa: fiks farepacienteshendetesiavdes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedi në Mirditë/ Elektricisti humb jetën gjatë punimeve në një qendër votimi

12:39 : 08/05/2025
AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete 37-vjeçari në afërsi të portit! Ja për çfarë dyshohet

17:28 : 04/05/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Shoferi humb jetën në timon, makina përplaset me dy mjete të parkuara

08:38 : 01/05/2025
Lajmet e Dites

Nderimet për Papa Françeskun, pritet të mbahet sot Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

15:38 : 21/04/2025
AKTUALITET

12 dështime në 12 vite

15:36 : 20/04/2025
AKTUALITET

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektriçisti në Divjakë/ EMRI

15:54 : 14/04/2025
Para

KAS i regjistroi si PD/ Bardhi thotë do hyjmë në zgjedhje, por s’di ku t'i gjejë kandidatët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com