• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE i vë fre projekteve të Ramës për pasaportat e arta, ndërhyn dhe për amnistinë

13:54 : 16/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria Rama është tërhequr nga projekti i dhënies së pasaportave të arta. Kjo u bë e ditur nga zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell, gjatë një konference të përbashkët për mediat me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe Komisionerin e BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Të dy janë në Tiranë këtë të Enjte dhe nesër në një vizitë zyrtare me rastin e mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e zotit kryeministër që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej”, u shpreh Borrell.

Lidhur me çështjen foli dhe kryeministri Edi Rama i cili tha se e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel evropian qëndrimi.

“Përsa i përket pasaportave të arta kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel evropian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE që e kanë zbatuar me sukses. Ka një çështje në Gjykatën Europiane, ne nuk do ta nxjerrim më këtë iniciativë në tavolinë pa parë si do të përfundojë çështja ne Gjykatën Europiane. Nëse Gjykata Europiane vendos kundër pasaportave të arta, kjo është një çështje e mbyllur. Nëse Gjykata Europiane vendor pro, atëherë çdo vend do të bëjë zgjedhjen e vete”, deklaroi Rama.

Shqetësimi për pasaportat e arta u shpreh dhe në projekt-rezolutën e fundit të Parlamenti Evropian për Shqipërinë.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Bashkë me amnistinë fiskale, në projekt-rezolutën e PE, ato cilësohen skema “të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”.

Më herët, Bashkimi Evropian ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë nëse qeveria do të avancojë me nismën.

Nga ana tjetër, qeveria ka premtuar në kontratën e koncesionit për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për ‘pasaportë të artë’. Vendimi i qeverisë i miratuar në parlament nga shumica socialiste shpreh po ashtu një tjetër shqetësim të projekt-rezolutës, e cila “thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”.

Amnistia fiskale

Amnistia fiskale ka qenë një tjetër projekt që qeveria Rama zotohet të miratojë, por që ka marrë kritika të shumta nga organizata brenda vendit dhe ato ndërkombëtare, përfshirë BE dhe FMN. Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë e kthimit të nismës në një “carte blanche” ligjore për pastrimin e parave të përfituara nga aktivitete kriminale.

Në konferencën e kësaj të Enjteje, kryeministri Edi Rama tha se ka pasur një angazhim nga ana e BE për ndryshimin e draftit fillestar të qeverisë, që sipas tij tani është “komplet tjetër”. Por, shtoi se, “nuk do të heqim dorë” nga nisma.

“Kemi folur për amnistinë fiskale që është një tjetër temë. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por ama nga ana tjetër ne duam që këtë gjë ta bëjmë së bashku dhe prandaj ju falënderojmë për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut edhe të përmirësimit të drafteve. Sot është një draft komplet tjetër nga ajo që ishte në fillim, falë ekspertizës që ju na keni ofruar”, tha Rama.

Kanabisi, prokurimet dhe mesazhi për Lefter Allën

Gjatë konferencës, Rama parlajmëroi depozitim në Kuvend të projektligjit për përdorimin e kanabisit mjekësor në vend.

“E fundit kemi përfunduar dhe procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor e do të vijojmë në parlament duke pasur parasysh si e shkruajmë, zbatojmë dhe procesi i monitorimit”, tha Rama.

Ai paralajmëroi se “po përgatisim një reformë që do të përmbysë sistemin e prokurorimve publike”.

“Heqja e prokurorimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Nuk do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike. Për këtë po bashkëpunojmë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Ky është një aspekt që do e shpëtojë Shqipërinë nga aspektet e luftës kundër korrupsionit”, shtoi.

“E kemi mbështetur drejtësinë dhe cilido që ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat”, tha po ashtu Rama – deklaratë kjo që vjen pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla.

Etiketa: BorellEdi RamaPasaportat e arta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Borrell rrëzon spekulimet: BE s’ka asnjë sanksion ndaj Sali Berishës

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com