• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA shpall “non grata” 3 persona në Bosnjë-Hercegovinë

20:01 : 15/03/2023
në BOTA

Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre personave në Bosnjë, për, siç thuhet, kërcënim ndaj sundimit të ligjit, qëndrueshmërisë rajonale dhe aspiratave të atyre që kërkojnë qeverisje funksionale demokratike.

Departamenti i Thesarit tha se Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencinë së Sigurisë dhe Zbulimit të Bosnjës e Hercegovinës, keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e Partisë për Veprim Demokratik. Gjithashtu ka informacione të besueshme se Osman Mehmedagiç ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për përfitime personale dhe partiake. Kjo veprimtari, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit, pasqyron një model të sjelljes se Osman Mehmedagiçit dhe Partisë për Veprim Demokratik, për të përdorur postet dhe autoritetin për përfitime personale dhe partiake.

Departamenti i Thesarit tha se Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës së Republikës Serbe për çështje pronësore juridike ishte përgjegjës për një përpjekje flagrante për të uzurpuar pronën e Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Serbe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe një vendimi të vitit 2005 të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. Përpjekjet e Dragan Stankoviçit për të miratuar këtë legjislacion antikushtetues pasqyrojnë pretendimet e rreme të bëra nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe udhëheqësve të tjerë të këtij entiteti për këtë çështje.

Departamenti i Thesarit sanksionoi edhe shtetasin Edin Gaçanin, si një trafikantët më famëkeq të narkotikëve në botë. Përveç përpjekjeve për trafikimin e narkotikëve nëpër vende të ndryshme, karteli i Edin Gaçaninit është përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte sanksionuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Lexo edhe:

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtete e Bashkuara si garantuese të Marrëveshjes së Paqes “janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin endemik, kërcënimet ndaj autoritetit shtetëror të Bosnjës dhe përhapjen e drogave të paligjshme dhe krimit të organizuar, që kërcënojnë orientimin euro-atlantike të Bosnjës e Hercegovinës. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për popullin e Bosnjës e Hercegovinës dhe institucionet demokratike të vendit”.

Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republika Serbe dhe Federata e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara krahas mbështetjes së reformave nxisin llogaridhënien për veprimet e atyre që dëmtojnë institucionet demokratike dhe çojnë përpara agjendën e tyre për përfitime politike dhe personale në kurriz të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor./VOA/

Etiketa: bosnjenon grataSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

21:00 : 17/11/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025
BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
Para

Gjarpërinjtë “pushtojnë” rrugët pas përmbytjeve të frikshme në Sanliurfa të Turqisë

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com