• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jeta e shqiptarëve një luftë, Qeveria me trafikantët”/ Financial Times: Rama mes skandaleve

12:40 : 15/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe situatës në vend, si dhe ngjarjeve e skandaleve, ku është lakuar emri i kryeministrit Edi Rama.

Në shkrimin e titulluar “Droga, spiunë dhe kamera: Shqipëria lufton për të frenuar bandat kriminale”, “FT” sjell opinionin e gazetarëve dhe analistëve në vend.

Autori Marton Dunai ndalet te përpjekja e mazhorancës për miratimin e amnistisë fiskale pavarësisht kritikave të shumta nga brenda dhe jashtë vendit.

“Qeveria e Ramës shkaktoi polemika vitin e kaluar duke kërkuar të ofrojë një amnisti tatimore për riatdhesimin e të ardhurave të huaja të padeklaruara deri në 2 milionë euro, një lëvizje që kritikët thonë se do t’u jepte kriminelëve me të ardhura të larta një leje kalimi falas. Ligji është në pritje të miratimit parlamentar edhe pse draft-versionet e mëparshme u kritikuan nga BE, në të cilën Shqipëria është një kandidate për t’u anëtarësuar. Qeveria e Ramës ka thënë se ligji do të zbatohet vetëm për të ardhurat e ligjshme. Kjo pasoi skandale të tjera”, shkruan gazetari.

Më tej, citohet analisti Lutfi Dervishi i cili thotë se indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International për Shqipërinë ka shkuar “vetëm në rënie” që nga viti 2016.

Lexo edhe:

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

“Kam mbajtur shënim këtë vit për skandalet e mëdha të lidhura me korrupsionin. Unë i kam vërejtur një duzinë”, tha ai.

FT shkruan më tej se anëtarë të lartë të administratave të mëparshme të Ramës janë implikuar në çështje droge. “Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për shpërdorim detyre për lidhje me një rrjet trafiku. Mbrojtësit e Ramës thonë se krerët e mëparshëm të qeverive nuk do të kishin lejuar kurrë burgosjen e zyrtarëve të tyre”.

Teksa ndalet te “skandali” i mbikëqyrjes së qytetarëve me kamera – duke iu referuar aksionit të heqjes së kamerave të paligjshme – FT sjell dhe zërin e qytetarëve teksa raporton se shumë prej qytetarëve besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës, për të cilët thotë më tej se po zgjerojnë shtrirjen e tyre.

“Bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut”, shkruhet në artikull.

Një tjetër i intervistuar është ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili thotë se dukje zhvillimet në bregdet dhe kullat e shndritshme të banimit në Tiranë janë destinacion për paratë e paligjshme.

“Kush mund t’i përballojë këto apartamente? Jo shqiptarët e zakonshëm”, thotë ai.

Emigracioni masiv përmendet po ashtu në raportim.

“Stili i shkëlqyer i jetesës së gangsterëve në një nga vendet më të varfra të Evropës është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë. Një e treta e qytetarëve të vendit jetojnë jashtë vendit, ku emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën”. 

Çështja “McGonigal” sillet gjithashtu në vëmendje.

FT shkruan se “reputacioni i Ramës jashtë vendit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar nën akuzë të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë”.

“Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë nga një ish-oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata, nga ana e tyre, hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare”.

Shkruhet po ashtu se udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në vitin 2021 ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal.

Vendimi i SHBA-së, “tetë vjet pasi u largova nga pushteti”. . . bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha ai për FT.

“Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se çështja McGonigal nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është ‘përdorur si kokë turku nga shumë individë në Shqipëri që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë’”, vijon artikulli.

Gazetari sjell në vëmendje lidhet e kreut të qeverisëse shqiptare me Soros dhe Erdogan: “Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të një vajze të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan”.

Zgjedhjet bashkiake në maj do të testojnë dominimin e kryeministrit në politikën shqiptare, shkruan Marton Dunai.

“Partia Socialiste e Ramës kontrollon çdo pushtet vendor, përveç qytetit verior dhe krahinës së Shkodrës, pranë Malit të Zi, qyteti është vendi ku filloi skandali i spiunazhit”, thuhet më tej në artikull, ku sillet në vëmendje edhe njëherë aksioni i heqjes së kamerave që dyshohet se u përkisnin grupeve kriminale dhe personave të botës së krimit.

Artan Hoxha, gazetar, tha se kishte parë “dhoma të mëdha kontrolli me shumë ekrane, ku grupet e mëdha të krimit vëzhgojnë. Ata kishin vizion nate, aftësi për njohjen e fytyrës dhe targave. Vetëm policia duhet të ketë kamera të tilla. Madje kishte kamera në pyll për të monitoruar plantacionet e kanabisit.”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, nga Partia Demokratike e opozitës së Berishës, tha se frika e kriminelëve kishte shkaktuar një eksod: “Ky rajon ka 215,000 banorë, por rreth 6,000 largohen brenda një viti. Me atë ritëm, në një dekadë e gjysmë, gjysma e rajonit do të zhduket.”

Duke fajësuar “strukturat shtetërore jofunksionale”, ai tha se skandali i mbikëqyrjes me kamera ishte “një pikë në oqeanin e qeverisë sonë të infektuar nga krimi”.

Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër, u pajtua: “Ajo që duket si korrupsion dhe që tingëllon si korrupsion është ndoshta korrupsion… Nuk është çudi që njerëzit po largohen me tufa.”

Etiketa: Edi RamaFinancial Times

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Asgjë s’e ngop më Ramën’/ Bardhi: Kërkon t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit!

16:52 : 17/10/2025
AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
Para

Xhaçka paguan 50 mijë euro për të transportuar “dhuratat” e diplomatëve!

TË GJITHA

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025

Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

11:06 : 20/10/2025

Humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir në Maliq

11:00 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com